Komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë se pelegrinët serbë pritet të vijnë prej orës 12:00 deri 13:00.
Vizita e pelegrinëve serbë në Gjakovë është e përvitshme dhe ajo korrespondon me Krishtlindjen ortodokse.
Para dy vjetësh qenë zhvilluar protesta kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, në mesin e të cilëve, sipas protestuesve, ka pasur edhe pjesëmarrës kundër krimeve ndaj shqiptarëve.
Aleksandar Jablanoviq, atëherë ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, pati ofenduar nënat gjakovare të viktimave të këtyre krimeve të cilat ishin në mesin e protestuesve.
Pas protestave të shumta në Prishtinë dhe në vend, Jabllanoviq u shkarkua nga posti ministror në Kosovë.
Tash ai mban një post të lartë shtetëror në Serbi.
Komentet