Po kur pyeta: A ka poetë qyteti?
Me mburrje më thanë: Asht Din Mehmeti.
Kuptova: Gjakovës i jep jetë poeti
Dhe jetë prej Gjakovës ai merr për vedi.
Nuk dija si shkohet në Kosovë
Së pari një ditë shkela në Gjakovë.
Tiranë, Panairi i Librit, 4 nëntor 2004
E dija të vrarë Din Mehmetin, por në të parin Takim Poetik në Gjakovë më 25 shtator 1999 e takova dhe më ngjasonte me mësuesin e matematikës që kam pasur në shtatëvjeçare.
Komentet