GJAKOSJA E ZALLIT KIRIT
15 GUSHT 1945, ORA 5.
ZALLI I KIRIT I ZI SI FUTA
AH I ZI GUSHT SI FUTA E MALIT…
ME KERKUE LOT ME KAMBË T’ KALIT
NJI PIKË S’ QET NANA E NDUE PALIT !
DOSJA 1108: NDUE MIRASH PALI,vjeç 23, nga Shkodra, ishte i
biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës.
Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare. Heroizmi i dy djelmëve Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë të perjetëshme.
Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.
***
“V.F.L.P.
Proçes- verbal
I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,
●Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
NDUE PALI
(1922 – 1945)
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!
Të fala familjes. Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
Me 2 Nandor 1945, Diten e të Shuemve, familjarët e gjashtë të vramve, u kishin ndertue vorret me gurë të bardhë, rrethue në cigare dhe foto. Tek kokat e vorrave qendronin Nanat e Tyne dhe t’ aferm. Kur po i shikonim ata vorre nga ora 16 mbasdreke, filluene krizma armësh. Zbriten nga një kamjon xhullijt e Sigurimit per me i shkatrrue vorrezat. Nanat merthyen per gjokset e veta fotot, të cilat u thyen nga shtjelmat e vrastarve që kanë vetem knaqësin e dhunimit dhe të shkatrrimit të Atyne vendeve të Shejta.
Ne fëmijtë ikem me vrap, tue ruejt në kujtesë barbarizmin komunist.
●Po sot, si asht ai vend ku kalben vetem të pushkatuem me aprovimin e kriminelave Ever Hoxha e Ramiz Alia, po edhe të dënuem nga terroristi Aranit Çela, mbi 2000 vetë, per të cilët, vazhdon me u shperblye nga organet kriminale të “Republikës së rilindur” neokomuniste e, jo vetem pasuesit e tij po një tubë tradhëtarësh e vrastarësh drogaxhijë, që thonë me paturpësi se i ka grumbullue “Ballkani i hapur” katerkapakësh në një gropë të zezë gjakbasish. E fatkeqsisht, pa asnjë shpresë shpetimi!
Thonë se: “Historia edhe persëritet !” Nuk asht me u çuditë per shka po shohim e po ndigjojmë perditë e pernatë nga kryexhelati i atij vend.
Këte e vertetojnë Zallishtat e lumejve t’ Gjakut rreth e perqark Shkodres!
Po, mos harroni se, as Herojt në Shkoder nuk marohen kurr!
Melbourne, 10 Gusht 2022.
Komentet