Gjak e lot sot në kryeqytetin e Belgjikes ku jam rritur dhe ku jetoj.
Gjak e lot në “Bruxelles, ma belle ” (Bruksel, e bukura ime), siç thonë banorët e saj, që ka mirëpritur gjithmonë me krahë hapur ata që kërkonin azil.
Gjak e lot sot në kryeqytetin e Evropes. Gjak e lot në Bruksel ku themeluesit të Bashkimit Evropian kanë vendosur të punojnë qe të realizohet enderra e një paqe e përjetshme në kontinentin tonë.
Këtu kanë jetuar dhe vepruar në liri të plotë Faik KONICA , Muharrem BAJRAKTARI dhe Gani AZEMI.
Në Bruksel është shkruar një faqe e rendësishme e historisë së diplomacisë shqiptare.
Këtu janë organizuar manifestimet të para në Evropë kundra komunizmit në Shqipëri dhe për pavarësinë e Kosoves.
Këtu është pritur shpesh Presidenti Ibrahim RUGOVA qe nga vitet 90 me respekt dhe admirim si të ishte Kryetar i një shtet të fuqishëm.
Faleminderit, Bruksel.
Ne Shqiptarët, jemi me ty.
Komentet