VOAL – Gisele Bundchen, topmodelja rekordmene e cila në 20 vite të karrierës në modë ka grumbulluar një pasuri 386 milionë dollarësh, duke kalëruar 446 Km në paserelat nga më prestigjiozet (me taka), të njëjtën largësi që ndan San Paolon nga Rio de Janeiro, do të festojë 35 vjetorin më 20 korrik, duke ia dhuruar vetes një libër dhe një dokumentar mbi jetën e saj të jashtëzakonshme si supermodele.
Stylight, platforma kushtuar modës, ka mbledhur 20 kuriozitete mbi Giselen dhe rekordet e saj, aq sa janë vitet e veprimtarisë së saj, dhe duke u frymëzuar nga ballinat më të famshme, ka sajuar dhe ilustruar ballina imagjinare revistash, të publikuara në edicionin special në webin www.stylight.it/Love/Gisele-Bundchen/.
Gisele në këto vite ka ndërtuar një perandori që ia ka mundësuar të ngrejë një linjë prodhimesh beauty (Sejaa Oure Skincare) e një tjetër për modën (Gisele Bundchen Intimates). Dhe kjo nuk e ka penguar të krijojë një familje me lojtarin quarterback Tom Brady. Karrierën e filloi 15 vjeçe: u zbulua nga një talent scout kur po festonte një ditëlindje në një McDonald me miket dhe motrat e saj. Pasi mori pjesë në një kurs të famshëm për modele, Gisele u vendos në SHBA dhe 16 vjeçe mori pjesë në New York Fashion Week. Bukuria e saj trupore, ngjyrat nordike të syve dhe flokëve, falë prejardhjes gjermane të familjes, hiret sensuale në paserela, të cila e shquajnë vajzën braziliane, e ngjitën shumë shpejt atë në lartësitë më të mëdha të modës: Chanel, Louis Vuitton, D&G. Edhe pse ka dy fëmijë me Tomin e saj fiziku i Giseles ka mbetur ai i kohëve të Victoria’s Secret, ku interpretoi Engjellin, duke fituar 25 milionë dollarë.
Në një ankand të Christie’s një shkrepje e Irving Penn ku ajo është nudo, u shit 193 mijë dollarë. Giseles në të vërtetë nuk i është dukur kurrë vetja e bukur. Madje ka pasur kompleksin e hundës në fillimet e karrierës, duke thënë se është ‘tepër kurrizdalë’. Megjithatë marsin e shkuar “The body”, siç e kanë mbiemëruar në botën e modës, ttull që i ka përkitur vetëm koleges së hatashme Elle Macpherson, në kuadrin e San Paolo Fashion Week shpalli se ka ndërmend të braktisë paserelat, por jo modën. Dmth, ajo do të vazhdojë të bëjë testimonialen e shtëpive te mëdha të botës për miliona e miliona dollarë.
Edhe lista Celebrity 100 e renditur nga Forbes më 2015, e shikon Giselen në vendin 1 46 si famozja më e paguar, duke mbajtur pozitën e saj si modelja më e paguar në botë. Krahasuar me 2014, ka fituar 10 pozicione falë fushatave të Chanel e Under Armour 2015. Duke bashkëpunuar me prodhues të ndryshëm ajo ka gjeneruar mbi një miliard dollarë në shitjet e vitit. Gisele ka veshur edhe fantasy bra më të kushtueshëm të krijuar ndonjëherë nga Victoria’s Secret, në fashion show të saj të vitit 2000. Ajo ka filluar edhe një bashkëpunim me firmën prodhuese Ipanema për të krijuar një koleksion që e mban emrin e saj dhe mori pjesë në World Cup 2014, në Brazil, duke mbajtur kupën e fitimtarëve. Më në fund, Gisele është përfshirë në kauza të ndryshme ambjentaliste në favor të Pyllit të Amazonës dhe është bërë Ambasadore e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.
Komentet