Si këndonte Gaber “Liria është pjesëmarrja”
Voal.ch sjell për lexuesin intervistën e fundit të Gianroberto Casaleggio-s, Gurusë, ideologut dhe bashkëthemeluesit të Lëvizjes të Pesë Yjeve – M5S dhënë për La Stampa, më 15 dhjetorin e vitit të shkuar, 4 muaj pa tre ditë përpara 12 prillit kur dha frymën e fundit në një klinikë të Milanos.
Casaleggio: “Lëvizja e Pesë Yjeve do t’i bëj italianët të vetëdijshëm që si qytetarë të vendosin vetë për jetën e tyre dhe mos delegojnë të tjerë për këtë gjë.”
I N T E R V I S T A
Është normale, nëse një lëvizje duhet të mendojë për jetëgjatësi, a duhet të mbetet e pandotur nga themeluesi ?
“Po, përndryshe ajo nuk mund të mbijetojë. Shikoni se çfarë ka ndodhur me Berluskonin.”
Pse ky veprim tani?
“Kjo mund të kishte ndodhur në tre muaj. Ne kemi bërë një ndalesë, një pit-stop për të ndërruar gomat, ndërsa të tjerët shpejt do të mbeten pa benzinë. ”
Si funksiononi me Beppe Grillo-n?
“Ne dëgjohemi shpesh dhe shihemi gjatë muajit, në Milano ose Gjenovë. Nuk kemi një metodë funksionimi, përveçse ndajmë idetë dhe kur duhet marrim vendime. ”
Një herë Bruce Sterling ka krahasuar Beppe Grillon me Garibaldin dhe ju me Mazzini-n. Më pas ai shtoi se problemi i M5S ishte se nuk kishte një Cavour në parlament apo nuk ishte e gatshme për të qeverisur. Mund të jetë Luigi Di Maio ose Alessandro Di Battista?
“Sterling i referohej një epoke tjetër historike, kombinimet e tij mund të jenë interesante, por në M5S nuk ekziston as Garibaldi ose Mazzini as Cavour. Lideri i M5S është vetë M5S, emrat nuk janë të rëndësishme, por programi dhe pjesëmarrja. Kjo nuk është një lojë tenisit apo lojë futbolli, ku dikush do të fitojë e dikush do të humbasë. Është ashtu si këndonte Gaber “Liria është pjesëmarrja”. Qëllimi ynë është pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në çështjet publike, demokracia e drejtpërdrejtë pa liderë. ”
Në pranverë votohet në disa qytete kryesore, duke përfshirë Milano, Romë, Torino, Napoli, Bolonja. Ku keni mundësinë të fitoni?
“Parashikimi im është se ne do të përmirësojmë kudo rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme lokale. Ne do të përpiqemi që edhe kur kemi balotazh, të fitojmë. Qytetarët tashmë kanë bërë zgjedhje të shkëlqyera si Chiara Appendino në Torino, Patrizia Bedori në Milano e Massimo Bugani në Bologna. Në të ardhmen do të votohet në internet kandidati për kryetar bashkie i Romës. Në vitin 2016 do të shkojnë për të votuar në 1283 komuna të mëdha e të vogla dhe Lëvizja e Pesë Yjeve, M5S do të përpiqet të jetë e pranishme në çdo komunë me një listë. ”
Appendino është një zgjedhje ekscentrike në krahasim me profilet tuaja të tjera, apo jo?
“Lëvizja nuk është krijuar vetëm nga njerëzit alternative, por edhe për të zhbërë mitet. Appendino dikur kishte për t’u quajtur borgjeze, ajo ka studiuar në Universitetin Bocconi, ka treguar se di të punojë në kompani. Pra është OK. ”
A mendon ende se interneti është një mjet efektiv për të seleksionuar dhe zgjedhur kandidatët?
“Sigurisht, unë kurrë nuk e kam ndryshuar mendjen në këtë pikë. Mendoj për rrjetin e internetit si për një inteligjencë kolektive. Sot janë regjistruar në M5S rreth 130 mijë njerëz dhe kjo shifër vazhdon të rritet. Deri më tani ka pasur pak raste në përqindje të kandidatëve, nga 1600 të zgjedhur që janë provuar si të papërshtatshëm si rezultat i votimit në internet. ”
Prioritetet në axhendën politike?
“Ky është i njëjti argument për kandidatët, nëse është e mundur duhet forcuar. Qytetarët duhet të zgjedhin prioritetet dhe metodat e ndërhyrjes. Prioritetet nuk mund të zbresin nga lart, dmth nga politika, politika nuk mund t’i imponojë prioritetet, ato i vendosin qytetarët. ”
Çfarë ndodhi me Rousseau, sistemin operativ dixhital për menaxhimin e Lëvizjes?
“Është i vonuar, e di, por në rrugë.”
Ku e shihni veten pas pesë vitesh? Ende si kreu i Lëvizjes të Pesë Yjeve, paçka se juve ju pëlqen të thoni se jeni garant i saj apo do t’ja dedikoni kohën tuaj diçkaje tjetër ?
“Interesi im kryesor është Rrjeti dhe ndryshimet që mund të ndodhin në realitetin e përditshëm. Edhe gjatë pesë viteve, si tani, unë do të mbulojë këtë, madje edhe në aspektin profesional, si një konsulent për organizata. Unë do të shpenzoj më shumë kohë me familjen time dhe miqtë e mi. Unë gjithashtu mund të kujdesem për një pyll të vogël e të braktisur në vite që e kam blerë në Canavese. ”
Supozojmë se ju japin më tepër pushtet për të zgjidhur problemet urgjente të këtij vendi. Çfarë do të bëni?
“Do t’i bëj italianët të vetëdijshëm që si qytetarë të vendosin vetë për jetën e tyre dhe mos delegojnë të tjerë për këtë gjë.”
Si do ta menaxhoni terrorizmin?
“Siç kemi thënë në parlament. Më shumë shpenzime për inteligjencën, të mos bëjmë biznes me vende si Arabia Saudite, të mos i japim shansin ISIS të vazhdojë të shesë naftë, me të ardhura vjetore prej 500 milion. ”
Sipas mendimit tuaj çfarë është duke ndodhur?
“Ky është një kthim i Fuqive Qendrore: atëher Gjermania, sot Evropa; Perandoria Osmane, Rusia. Ndryshojnë aleancat, por problemi i vërtetë është se në Lindjen e Mesme ne kemi krijuar kufijtë me sundimtarin. Dhe tani historia na paraqet faturën. ”
Çështja e migrimit është një urgjencë globale. Si do të përballeshit me këtë problem?
“Migrimi është një efekt. Ne duhet të eliminojmë shkaqet. Pra luftërat, grabitjen e lëndëve të para dhe nga të njëjtat territore të vendeve nga të vijnë, të ndalohet shitja e armëve dhe të inkurajohen investimet në vendet e përfshira. Për emigrantët pastaj të përshpejtohen procedurat e njohjes të statusit të azilantit, të cilat shpesh i tejkalojnë dy vjet. Duhet të jepet njohja e azilit brënda 30 ditësh nga dita kur bëhet kërkesa, me një vendim brënda tri ditësh për ata që janë refugjatë dhe ata që janë klandestinët dhe gjithashtu duhet të eleminohet Rregullorja e Dublinit që e detyron refugjatin të mbetet në vendin e parë të mbërritjes, që ia ndalon të drejtën për të lëvizur lirisht në hapësirën BE, duke i detyruar që të mbeten në Itali ose Greqi.”
Në periudhën më të keqe të krizës ekonomike ju keni thënë: “Se nuk flasim kurrë për vlera, të vetmet që na ndihmojmë t’i tejkalojmë krizat.” Krizat jemi duke i arkivuar, po vlerat?
“Kriza nuk është arkivuar aspak, ju duhet të pyesni njerëzit që kanë humbur vendet e punës, të cilët nuk mund të paguajnë këstin e shtëpisë dhe për t’u kuruar duhet t’i drejtohen trajtimit privat kostot e të cilit është i pamundur t’i përballojnë pas shkurtimeve të qeverisë. Disa të dhëna: norma e papunësisë italiane është 11.8%, dyfishin e vendeve në hapësirën OCDE që është 6.7%; Familjet italiane kanë vështirësi gjithnjë e më shumë me pagesën e shpenzimeve që lidhen me pagesat e kësteve, qerave. Është fjala për 3 milionë italianë që bëjnë 11.7% të popullsisë; Raporti Censis vë në dukje se 41,7% e familjeve italiane kanë hequr dorë të paktën nga një shërbim shëndetësor prej shpenzimeve shumë të kripura dhe listat e pritjes janë shumë të gjata. Kjo qeveri ka shkurtuar shpenzimet për kujdesin shëndetësor më tepër se çdo qeveri e mëparëshme. Vetëm një vit më parë Fondi Shëndetësor Kombëtar ishte 112 miliardë dhe pritej në 2016 të shkonte në 115.4 miliardë Euro, por gjatë vitit 2015 Fondi është ulur në 109.7 miliardë euro dhe parashikimin për vitin 2016, si rezultat pritet të jetë 113.1 miliardë; në ligjin për Stabilitetin e vitit 2016 të shqyrtuar në Senat, qeveria i ka rritur shkurtimet. Janë edhe 2 miliardë të tjerë shkurtime në Fondin Shëndetësor Kombëtar, i cili në vitin 2016 do të zbresë në 111 miliardë. Sa për vlerat, solidaritetin, mbrojtjen e mjedisit, tejkalimin e totemit të parasë dhe pasurimit me çdo kusht, këto nuk janë marrë ende në konsideratë nga politika. ”
Presidenti i INPS Tito Boeri ka bërë kohët e fundit një propozim të ngjashëm me tuajin sa i përket të ardhurave bazike për qytetarët. Çfarë mendoni ju?
“E konsideroj shfaqjen një tjetër rënie, si ajo e Michele Emiliano, guvernatorit të Pulias. M5S ka paraqitur një projektligj mbi të ardhurat bazike të qytetarit, që nuk e dëshiron asnjë aparat i sistemit, prej qeverisë, partive, sindikatave. Të ardhurat bazike të qytetarit janë kërkuar prej kohësh nga BE, në Europë ky problem nuk është i pranishëm vetëm në Itali dhe Greqi, e drejta e një jete dinjitoze edhe për ata që kanë humbur vendin e punës deri në gjetjen e një pune tjetër. Nuk është ajo që propogandon qeveria, një lloj asistence, por një ndihme për ata që janë në nevojë, të cilëve u hiqet kjo e drejtë nëse refuzojnë tre vende pune të propozuara. Shtesa prej 15 miliardë Euro është bërë për një pagesë mujore në shumën 780 Euro, kur nuk kanë të ardhura të tjera, është gjetur si zgjidhje dhe e certifikuar nga M5S, e siguruar duke shkurtuar abuzimet, diçka që është e dokumentuar. ”
Një nga mendimtarët të cilët shpesh citoni është David Graeber, frymëzuesi i lëvizjes Occupy Wall Street. Tani ai pretendon se kanceri i shoqërisë sonë është burokracia. Pajtoheni?
“Vetë burokracia në vetvete nuk është nuk është e mirë apo e keqe. Problemi është teprimi i burokracisë. Burokracia e panevojshme duhet të eliminohet. Kjo është e vështirë, sepse burokracia ushqen veten dhe burokratët nuk duan të humbasin privilegjet e tyre. Shumëzohen me njëri-tjetrin si amebat. Problemi themelor nuk është burokracia, por mungesa e ndershmërisë, e cila me kalimin e kohës ka gërryer dhe korruptuar shoqërinë tonë.”
Ishit në EXPO?
“Jo. EXPO ishte një iniciativë që mund të shkonte në fillim të shekullit të shkuar. Sot për qasje në informata është interneti. Dhe pastaj slogani “Feeding Planet” – “Ushqim Planetit” – bie në kontradiktë me një milion metra katrore të tokës bujqësore ku u shtri EXPO. Kështu sikur duam t’i japim çimento në vend të bukës disa dhjetra miliona të uriturve ? Kush do të ketë një ide të qartë për EXPO, larg propagandës, i këshilloj librin e Gianni Barbacetto “Excelsior, il gran ballo dell’Expo”.
Kryeministri Renzi thotë se ura mbi ngushticën e Mesinës do të ngrihet. Çfarë mendoni ju?
“Kjo nuk është një prioritet dhe as një domosdoshmëri. Sicilia është pa ujë dhe ka probleme të mëdha të infrastrukturës. Ura mund të presë, edhe sepse shpenzimet e saj do të arrijnë në 8.5 miliardë euro. ”
Një herë më keni thënë se nuk shikoni kurrë TV, sepse koncepti i palinsestit linear ka marrë fund. Por, nëse do të kishte akses në Netflix, ndoshta do të mendonit dhe do ta hapnit. Tani që Netflix ka mbërritur tek ne. Çfarë bëni?
“Unë do të shikoja Netflix, si e kishte parashikuar, por sapo ka filluar. Është një akt, një revolucion i atij që deri më tani e kemi quajtur televizzor, që do të duhej të quhej “main screen”, “ekrani kryesor” që lidhet me të ashtuquajturin “second screen” – “ekranin e dytë”, që me çdo pajisje të lëvizëshme si për shembull një një smartphone të lidhur në internet, që ka aplikime për të bashkëvepruar si me programin televiziv ashtu edhe me rrjetet sociale të përdoruesve të lidhur. Më në fund është bashkim i TV të vjetër me rrjetin, dhe ne jemi vetëm në fillim. ”
Keni ndonjë ide për skandalin e Vatileaks?
“Në Vatikan ajo është duke u luajtur akti i thikave të gjata.” /E shqipëroi Elida Buçpapaj
Komentet