Gëzuar Ditëlindjen, Djal’ i Vlorës, Piktori i Popullit, i cili lindi, u rrit dhe u bë Personalitet i artit, në Rrugicën e Lagjes së Re, pranë Spitalit Rajonal, Vlorë. Aty në atë lagje , në rrugën “Drashovica” Ai eci zbathur, luajti me cingël(tragaç) apo me top lecke, kurse sot i fama e tij i ka kaluar kufijtë e atdheut.
Skënder Kamberi, shoku im i fëmijërisë, të uroj jetë të gjatë dhe sa më shumë Tituj Elitarë!
Shoku yt i rrugës që nxori shumë personalitete në fusha të ndryshme! Respekte! Fitim Haxhiraj.
Pak fjalë për Skënder Kamberin…
Skënder Kamberi (1939) në Vlorë. Piktor i Popullit. Piktori Skënder Kamberi, është një nga piktorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Galeria Kombëtare e Arteve në Arkivin e saj mban disa punime të Skënder Kamberit, arti i të cilit kapërceu kufijtë shtetërorë. Ka hapur një sërë ekspozitash, në Tiranë, Kajro, Paris, Angli, Stamboll, Itali, Athinë etj… Skënder Kamberi, Piktori iPopullit, i cili bashkë me piktorët etjerë të qytetit, formuan atë që quhet “Shkolla e Vlorës”, që bën fjalë për pikturën.
Skënderi ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja”, më pas Akademinë e Arteve të Bukura në degën e Pikturës më, 1965.
Skënder Kamberi lindi nëVlorë më, 2 shkurt,1939, ku kreu arsimin fillor dhe tetëvjçar.Ai ka lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore, në kushte të vështira për rritjen dhe edukimin. Artisti kreu në Tiranë Liceun Artistik “Jordan Misja”, (1955-1960). Në diplomimin e liceut u paraqit me temën “Punëtorët e ndërtimit”,(punim në vaj mbi kanavacë,110 x 90 cm). Pedagogët kryesorë të tij ishin: Nexhmedin Zajmi, Sadik Kaceli, Kel Kodheli dhe Guri Madhi.
Pas liceut kreu Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë, në degën e pikturës(1960-1965). Pedagogët kryesorë ishin: Danish Jukniu dhe Vilson Kilica. Tema e diplomës “Leximi i shtypit”. Pas diplomimit filloi rrugën artistike në qytetin e lindjes. Kamberi gjatë studimeve në Institutin e Arteve Figurative, ishte një student i veçantë, i talentuar dhe i pasionuar në ateljen e piktorëve të njohur Danish Jukniu dhe Vilson Kilica. Pasi realizoi tablotë e para kompozicionale, me temë nga lufta Nac-Çl, si dhe ngjarjet historike, Skënder Kamberi në vitet’70-’80, të shekullit XX-të, u evidentua si një piktor që po sillte risi në pikturën shqiptare, madje dhe brenda rregullave të rrepta e të ngurta të realizmit socialist. Në vitin e dytë të studimeve në kursin e tyre iu bashkëngjitën dhe studentët që i kishin ndërprerë studimet në Lenigrad (ish BRSS) dhe Pragë (ish Çekosllovaki): Llambi Blido, Kujtim Buza, Andon Lakuriqi e Bajram Mata, të cilët vinin nga Leningradi dhe Llazar Myzeqari nga Praga.
Nga krijimet e Skënderit, me tema nga përditësia, do të veçoja pikturën, “Buka e duarve tona” .
Një vëzhgues i hollë, vë re se, ai di të pasqyrojë pikturën e tij dhe karakterin e tij përmes punës. Ai është tepër impulsiv, është i gjallë, krijon dhe prish simetrira, krijon apo prish harmonira, në jetë, në sjellje, gjë që pasqyrohet edhe në krijimtari.
Po të shohësh krijimtarinë e tij, është vallja e ngjyrave, krijimi i harmonive dhe pastaj i dizarmonive dhe të gjitha këto krijojnë një harmoni.Skënderi është i lidhur krejtësisht me botën që na rrethon, me sendet, me botën e gjallë dhe të vdekur, me natyrën dhe me shoqërinë, ndaj përpiqet me çdo kusht që të bindë këdo se në vepprën e tij ka krijuar një harmoni…
Kritika e Artit shprehet për S. Kamberin: “…Piktura e Skënder Kamberit është vepruese, reaguese dhe jo pozante, ajo këndon dhe qan, sipas rastit, të armatos me dashuri apo urrejtje, të ngrohë me ngjyrat e saj: okër, kafe, të kuqe…të freskon me të bardhën, të flladit me lirizëm, me bukurinë dhe freskinë vashës që e përkëdhel flladi. Ajo duket sikur ecën me ritmin e kohës, ngjet si një valle, ku harmonizohen lëvizje dhe shpërndarje të motivuara në bardh’ e zi. Piktori luan muzikë me ngjyrat, piktura tij shpreh psikologji të thellë dhe konceptim të saktë anatomik. Nga tabloja në tablo, nga portreti në portret, nga peizazhi në peizazh, po edhe me vetë elementët përbërës të të njëjtit punim, piktura e tij të befason dhe të vë para të papriturash…”
Buka e duarve tona
Krijimtaria e tij është pasqyruar pothuajse në të gjithë vendin, nëpër institucionet, si: Galeria Kombëtare , nëpër Muze brenda dhe jashtë Shqipërisë, gjithashtu, edhe në ruajtje të koleksionistëve në Shqipëri. Galeria Kombëtare ka 41 punime të tij me dimensione të mëdha dhe me tematik patriotike dhe lirike. “Në GKA ndodhet, edhe këndi im personal;”- shprehet Piktori i Popullit. Veprat e tij ndodhen gjithashtu në Galerin’ e Vlorës mbi 38 pune, në Galerin’ e Gjirokastrës, të Fierit, të Tepelenës, në Milano, Komo të Italisë, në koleksione private që përbëjnë rreth 1000 vepra. Vepra të tjera janë pejsazhe, kompozime historike, lirike që posedojnë mbi një mijë vepra të tjera.Ka hapur ekspozita në Leçe të Italisë, në sallat e Blu Aria, në Strasburg, në Francë, Berlin, Greqi si dhe në Turqi, (Ankara, Stamboll dhe Izmir.) Ka shoqëruar ekspozitën e Galerisë Kombëtare në Kinë (Pekin), ku ka prezantuar kompozimin “Nëndetëset kthehen në bazë”. Skënderi ka hapur shumë ekspozita personale në qytetet e vendit si;shumë herë në Vlorë te shtëpia e Ismail bej Vlorës (dikur Shtëpia e Kulturës), Tiranë, në Muzeun Historik, Lushnjë, Fier, Gjirokastër, Dropull etj.
Personaliteti, talenti dhe karakteri i tij i drejtpërdrejtë, u bë qendër e artit dhe e kulturës për Vlorën dhe në të njëjtën kohë rreth tij, rreth Skënder Kamberit u mblodhën artistët më të talentuar dhe talentet e reja që gjetën përkrahje te Skënder Kamberi…Vetëm një talent i vërtetë, një artist në kuptimin e vërtetë të fjalës, mund të ndikojë fuqishëm në botën e artit.
Piktori Skënder Kamberi ka universin e vet, mban vulën e personalitetit të tij që nga skica e thjeshtë,tek akuarelet dhe deri tek punimet me ngjyra vaji. Është ndër të paktët, për të mos thënë, i vetmi artist që zotëron tipare tepër të veçanta, tepër të rëndësishëm prej piktori dhe që i arriti në kushte të vështira, arriti të krijonte një art kaq cilësor. Për këtë arsye mendoj se, Skënder Kamberi është një artist kompleks e cilësor i brezit të tij dhe një ndër artistët më të rëndësishëm të artit shqiptar të shek.XX…
Që të flasësh për Skënderin, duhet të kthehesh pas në vite, pikërisht në Liceun Artistik të viteve 1956. Kur të tjerët luanin futboll apo basketboll, Skënderin e gjeje të përkulur mbi tellajo, me penel në dorë. Siç ka qenë, ashtu vazhdon të jetë, një tip ekspresiv, kokëfortë dhe kërkues tek e sheh kur pikturon me të verdhë, blu dhe të zezë.Me punë këmbëngulëse e me vullnet të jashtëzakonshëm, Skënderi duke kaluar nga viti në vit , nga një nivel arsimimi në një tjetër, bëhej më kërkues ndaj vetes. Në Akdeminë e Arteve përpjekjet e tij filluan të marrin formë gjithnjë e më të qartë. Por në radhë të parë, atë e preokuponte ngjyra, mbasi ajo është padyshim një nga elementët më të rëndësishëm në pikturën e tij. Po të shohim pikturën që bëhej në ato vite, menjëherë ndjen ndryshimin në kërkesat e tij. Ka shumë arsye dhe faktorë që kanë ndikuar në artin e tij. Por natyra prrallore e vendlindjes, deti i kaltër, dielli, peizazhi i mbytur në dritë, ullinjtë e argjendë, këtu duhet të kërkojmë zanafillën e pasionit të tij për ngjyrën, e cila me kalimin e kohës, do të manifestohet dukshëm në veprat e tij. Por Skënderi ishte i shqtësuar për temetikën e diktuar. Po të vështrosh veprat e kohës së diktaturës, për askënd nuk është e vështirë që të dallojë, se piktura ishte sa e ideologjizuar dhe po aq skematike.
Si gjithë të tjerët, edhe vepra e Skënder Kamberit nuk i ka shpëtuar plotësisht ideologjisë, por gjithsesi në punimet e tij ndihet një frymëmarrje tjetër, një përpjekje për ta minimizuar atë dhe për ta bërë sa më pak të pranishme në tablo. Në ato vite me punën e tij dhe të një grupi piktorësh vlonjatë, u krijua një grupim artistësh që në opinionin artistik të kohës, dalëngadalë mori emrin “Piktorët e Vlorës”, kurse nga të tjerët, “Shkolla e Vlorës” e cila në qëndër të saj kishte Skënder Kamberin, Nestor Jonuzin, etje… Ai u bë ideatori dhe drejtuesi i shkollës së pikturës vlonjate, ku përfshihen Agron Dine, Agim Sulaj, Sabaudin Xhaferi, Petrit Ceno, Rakip Shabani, Zihni Veshi etje…Nga ky grupim artistësh vërejmë një përpjekje për të vlerësuar dhe evidentuar ngjyrën, për ta bërë të pranishme në tablotë e tyre. Punimet e Skënderit e shprehin qartë dhe janë shëmbulli më i mirë për të treguar këto përpjekje, të cilat nuk u arritën lehtë…Skënder Kamberi është një artist kërkues, i palodhur, i cili tashmë ka krijuar individualitetin e tij krijues dhe vlerat që ai ka sjellë në artin shqiptar janë evidente. Ai i dha pikturës kohën dhe mëndjen e tij. “Padyshim ai mbetet ndër ata artistë të rëndësishëm të brezit të tij dhe për mendimin tim një ndër më të talentuarit…”-ka thënëAlush Shima – piktor, ish drejtor i GKA, Tiranë në vitet 1994 -1998(fjala e mbajtur në përurimin e ekspozitës vetjake të piktorit Skënder Kamberi më, 4 mars, 1996.)
Urimet më të mira !
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Komentet