Përmes përshtypjeve dhe një interviste për TVSH në Krujë ( 12 Nëntor, 1994).
Si asnjëherë tjetër dëshirën për ndryshim dhe përqafimin e demokracisë pas 50 viteve të diktaturës komuniste, shqiptarët e besuan në mbështetjen e tek SHBA-ja, aleati më i fortë. Vitet e para kujtojnë provën për të; Ballkanin e trazuar, fqinjët e jugut dhe “fshesën” ndaj emigrantëve shqiptar, vënien përpara ligjit të ish udhëheqjes komuniste, referendumin e kushtetutes dhe rrugën se çfarë shqiptarëve ju ishte premtuar në këtë ndryshim.
Pikërisht kësaj situate të brishtë dhe demoracisë në vitet e para i vjen mbështetja. Xhorxh Bush, presidenti i 41 i SHBA-së, viziton Shqipërinë.
Më 12 Nëntor, 1994 mikpritja dhe mirënjohja motivohen me dorëzimin e “Urdhërit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dorëzuar nga presidenti Sali Berisha.
Z. Xhorxh Bush,
presidentit dhe burrit të shquar
të kombit amerikan, mbrojtësit
dhe luftëtarit të madh të lirisë.
Mikut të shquar të Shqipërisë
dhe shqiptarëve, për kontrbutin
e veçantë në çlirimin e popullit
shqiptar dhe popujve të tjerë të
cilët për dekada të tëra vuajtën
nën diktaturën komuniste.
Kronika e ditës e pritjes zyrtare (aeroporti i Rinasit, Presidencë, Dreka Shtetërore), na shpërngul pasdite në simbolin e qëndresës dhe të bashkimit shqiptar, në Krujë.
(Kruja)
Sot pasdite ish presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush dhe presidenti i Shqipërisë Sali Berisha të shoqëruar nga zonjat bënë një vizitë të shkurtër në kështjellën e Krujës, ata u pritën nga përfaqësues të pushtetit lokal të rrethit. Vizitorët patën mundësi të njihen nga afër me ditarin e jetës, të kulturës dhe të qëndresës së popullit tonë që prej lashtësisë Ilire dhe figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Xhorxh Bush do të ndalej i befasuar përballë dokumentave të kësaj historie deri në dorëshkrimet e Barletit mbi historinë legjendare, të luftrave të Skënderbeut. Ishte pikërisht ky moment ku u bë Lidhja e Besës Shqiptare (Besëlidhja), u formua qëndresa kombëtare e prijësve dhe 25 vitet e Arbërisë do të mbeteshin në memorjen e kontinentit evropian dhe të botës. Në shenjë të kësaj vizite ai (Xh. Bush), do të shkruante mbresat e tij dhe veçanërisht do të vlerësonte koincidencën e emrit GJERGJ, të Gjergj Kastirotit që mbrojti kulturën dhe qytetërimin evropian perendimor sikurse dhe Xhorxh Bush në vitet e drejtimit të një shteti të madh kontribuoi në ndërtimin e hapave të demokracisë në vendet e lindjes.
Xhorxh Bush dhe Barbara Bush ishin të emocionuar edhe për dhuratën zemërore që atyre ju dhurua nga ky muze. Pas vizitës në krujë dhe para largimit për në amerikë nga vendi ynë për përshtypjet e kësaj vizite të shkurtër Xhorxh Bush theksoi se:
” Jam shumë i lumtur për këtë vizitë dhe kam respekt të madh për presidentin Berisha dhe natyrisht gjeta një pritje të ngrohtë nga njerzit kudo. U takova me njerëz të kabinetit qeveritar, parlamentar, piktorë të shquar dhe njerëz që kishin humbur mjaft vite burg para se të vinte liria dhe demokracia. Për mua dhe zonjën Bush kjo ishte një ditë shumë emocionuese për të qënë këtu miq të presidentit Berisha që është mik i madh dhe drejtues i demokracisë dhe lirisë në këtë pjesë të botës”.
Pyetur mbi ndryshimet e Shqipërisë se Amerika dhe Ju keni qënë simbol për popullin shqiptar, Bush përgjigjet:
“- Vendi ynë beson shumë në demokracinë dhe lirinë dhe administrata jonë shtetërore përpiqet shumë për t’i ndihmuar ato. Ne jemi në krye të listës ndërsa Shqipëria bën pjesë në të. Pata rastin që të shoh progresin që është bërë drejt kësaj rruge në vendin tuaj dhe natyrisht ka probleme dhe do të ketë, por ajo që mund të duket si dramatike është ndryshimi, pra është liria që juve duhet ta besoni. Mund të them se gjatë gjithë rrugës që përshkova ndjeva pritjen e ngrohtë të njerzve”.
Po sot pasdite Xhorxh dhe Barbara Bush u larguan nga vendi ynë të përcjellur përzemërsisht nga presidenti Berish dhe zonja, si dhe përfaqësues të partive politike dhe peronalitete shtetërore.
Pra plot 24 vite më pas, mesazhi i asaj interviste në TVSh lë të kuptohet se:
Qartësia e mbështetjes nga një aleat i madh u bë më e kthjellët për rrugën që Shqipëria nisi; atë që në një sistem demokratik administrata shtetërore është shërbëtore e popullit.
Ky fakt në kushtet kur koha kalon dhe këshilla e miqve të vërtetë e model si Xhorxh Bush mbetet, dhe duket se ka akoma hapsirë për veprim tek Shqipëria dhe shqiptarët në mënyrë që tranzicioni i tyre që po troket gati tre dekada t’i kërkojë përgjegjshmëri shtetarëve të zgjedhur.
Shumë shpejtë vlera në gjuhën e politikës për 46 vite të diktaturës krah 28 të tjerave të premtuara që Shqipëria mori me ndryshimin demokratik, t’i përkasin vërtetë jetës, lirisë dhe mirëqenies së popullit shqiptar.
Shtëpi bosh
shtëpi të bukura
të ndërtuara
prej ëndrrash
të ngritura me mund e sakrifica
me ngazëllimin e kthimit
ku presin nënat dhe baballarët
bijtë e tyre
që shtëpitë
të mbushen
me fr . . .
Shkrimtari i madh
nuk hoqi kurrë dorë
nga dashnorja
me trupin e Deas
e aroma ambroz hojesh
që e joshi gjithë jetën
posa i dilte nga shtrati
Helena e Trojës
shkrimtari i madh u plak
po . . .
Daniel Serwer tek A2CNN
Nga Rosalba Bejdo
S’është e drejtë mosfutja e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave të KiE. Vuçiç nuk është vetëm përfaqësues i Putinit në Ballkanin perë . . .
Po e botojmë këtë foto nga arkivi ynë, për të sjellë në fokus atë që ka ndodhur në Kosovë.
Në vitin 2001 Gjenerali Wesley Clark do të na e dhuronte me përkushtim dhe autograf librin . . .
Në ditët e para të këtij viti postieri na solli nga Florida një paketë me tre libra, dhuratë nga mikja jonë Anna Kohen, Lulja e Vlorës në shqip dhe anglisht si dhe The Photographer’s . . .
Opinioni me titull “E dashur Iris Halili të bëj thirrje që të japësh dorëheqjen nga kryesia ilegjitime e Vatrës” u nxit nga akti i turpshëm i kryesisë ilegjitime të Vatrës i 11 Shkurtit . . .
Profesori amerikan, njohësi i mirë i çështjeve rajonale, Daniel Serwer, del me propozime konkrete se cilat duhet të jenë sanksionet që i duhen vendosur Serbisë pas sulmit terro . . .
Ekspertja amerikane e sigurisë Ivana Stradner reagon në Twitter rreth dështimit të diplomacisë:
“NËSE gjërat përshkallëzohen në Ballkan, të cilat diplomatët Amerikanë mund t’i parandalo . . .
Ligjvënësi Republikan Keith Self i ka adresuar disa pyetje emisarit amerikan, Gabriel Escobar, mbi qasjen e tij ndaj Kosovës.
Sipas Ligjvënësit Self, Escobari po tregohet jokonsis . . .
Dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit
Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jash . . .
Washington’s desire for Balkan stability has overtaken its support for democracy, the rule of law, and anti-corruption
As the former chairman of the U.S. House Fo . . .
Voal.ch po sjell një reagim të analistes Amerikane Ivana Stradner, e cila pak kohë më parë ka marrë kërcënime nga një zyrtar i lartë i qeverisë serbe.
“E turpshme. Shtetet e Bashkuara . . .
Komentet