Lajme të mira për aktorin George Clooney dhe bashkëshorten e tij Amal Alamuddin. Çifti i famshëm është në pritje të një fëmije. Ky fakt u publikua nga revista “Closet Weekly”, ku thuhet se Alamuddin, është tre muajshe shtatzënë.“Po mundohen që ta fshehin sa më shumë, janë paranojak nga frika e komplikimeve të mundshme”, tha një burim anonim për të përjavshmen.Shkak për shtimin e zërave mbi shtatzëninë ishte veshja e avokates libaneze në një lokal nate në shoqërinë e George, fustani i së cilës tregonte shenja rrumbullakosja.
Ndërkohë “Us Week”, shkruan se shtatzania është bërë në sajë të një fekondimi artificial, por kjo gjë u përgënjeshtrua nga “Ok Magazine”, ku thuhet se çdo gjë është bërë në mënyrë natyrale.
Duket se çifti Clooney kishin menduar prej kohësh për një fëmijë dhe thuhet se lajmi i shtatzanisë i ka bërë të lumtur.
Komentet