Gënjejnë ata që thonë se hënën humba unë,
ata që paralajmëruan ardhjen time nga rëra
shumë morën nëpër gojë me gjuhët e ftohta:
ata që rreken lulen e gjithësisë të pengojnë.
S’do këndojë më qelibari kryengritës
i sirenës, “kur njerëz s’ka”
E do përtypin ata letrat e tyre pambarim
harresën sikur mbrojnë nga kitara ime.
Atyre u hedh në sy shigjetat që verbojnë
të dashurisë që zemrat gozhdoi ty dhe mua,
mëtoi jaseminin që tëndet gjurmë lënë pas
në natën pa dritë nën qepallat e tua humbas
e kur më mbështjell qartësia
unë lind përsëri, zot i hijes sime.
Komentet