Analisti Genc Burimi është shprehur se protesta duhet të ushtronte presion ndaj drejtësisë, pasi sipas tij, është drejtësia ajo që e mban në shina qeverinë.

 

Komentet Burimi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se skandali Rama-McGonigal është i ngjashëm me atë mes Gadafit dhe Sarkozisë.

Ai shtoi gjithashtu se protestat e vendosin Berishën si figurë qëndrore opozitare, por sipas tij, që të arrihet te dorëheqja e Ramës, duhet të sensibilizionet opinioni ndërkombëtar.

“Zhgënjim mund të ketë nëse pritshmëria ishte rrëzimi i qeverisë Rama, unë nuk e besoj që Rama mund të rrëzohet me protesta. Nëse do të vijohet edhe në javët e ardhshme me të njëjtin temp, atëherë rrezikokohet. Nëse e mbani mend, një lëvizje e Bashës dikur, përfundoi në ndërtimin e çadrës nga Lulzim Basha. Rama vetë nuk jep dorëheqjen. Asnjë qeveri nuk jep dorëheqjen, nëse nuk ka presion. Agravimi është të shkohet drejt një dhune fizike. Por do të përballet me dy rreziqe. Mosbindja civile nuk është rrugë. I takon opozitës të qartësojë terminologjinë. Nuk e kisha kuptuar konceptin e revolucionit demokratik. Është një rrugë e gjatë. Por presioni kryesor i duhet bërë drejtësisë dhe ndërkombëtarëve. Rama nuk bie as me protesta, as me zgjedhje.

Nuk është normale që pas një muaji të daljes së skandalit, nuk ka asnjë hetim të hapur ndaj Ramës. Në Perëndim duhej hapur hetimi. Perëndimit po i soset durimi me Edi Ramën, sepse çdo herë ka nga një ngjarje të re. Nëse kjo opozitë arrin sensibilizon mediat dhe institucionet perëndimore, me protesta, edhe t’i thuhet që kjo është drejtësia që keni vënë në Shqipëri, vetëm atëherë mund të kemi diçka, pasi ne e dimë që ndërkombëtarët kanë paguar për Reformën në Drejtësi. Në Francë ka protesta ekonomike, ndërsa këtu është kundër korrupsionit. Protesta mund të ketë virtyt të sensibilizojë Perëndimin, por Perëndimi sensibilizohet me protesta kundër korrupsionit. Sot ku duhej hetimi me atë çfarë po ndodh me FBI-së, protestuesit duhet të kishin dalë përpara ambasadave perëndimore dhe t’i thuhej përse na keni premtuar Reformë në Drejtësi? Na keni thyer besimin.

Por këto protesta e vendosin gjithnjë e më shumë Berishën si figurë qëndrore të opozitës dhe nuk lënë shteg për Bashën e Alibeajn. Megaskandali McGonigal është pika e dobër e Ramës, e ngjashme me Sarkozi dhe Kadaf. Sarkozia dyshohej se u financua nga Kadafi dhe u bë president. Më pas ai e priti Kadafin dhe kur ai ishte i lakuar nga Perëndimi, Sarkozi e vizitoi. Sarkozi është nën hetim prej 6 vitesh. Duhet sezbën të kishin nisur hetimet. Drejtësia shqiptare duhet të dëgjonte edhe McGonigal dhe të bënte një kërkesë për ekstradimin e McGonigal në Shqipëri, pasi ai këtu ka marrë para.

Duhet vënë nën presion drejtësia me protesta dhe drejtësia të reagojë. Jo kështu. A patë një pankartë të tillë? S’ke një qeveri të ndershme në Europë. E patë Helmut Kohl në Gjermani? Është drejtësia ajo që e mban në shina qeverinë. Drejtësia është e kapur edhe nga Rama edhe nga Amerikanët”, u shpreh Burimi.