Blog
Borxhi ndaj Andit!
Sot djali jem, mbushi 11 vjet.
Ai s’ka mujt mem zgjedh, e ka pas fat me më pas nanë, e me i ra hise me përjetu situata jo të lehta për gjatë këtyre viteve.
Ka qenë vetëm 5 vjeç kur bashkë me të, na pat ndjek me veture matrapazi i dërgum prej politikës.
Mbajë mend, aq i vogël kur i tregonte policisë së çfarë lloji të veturës kishte ndjekësi.
Andi nuk e harron, që dikush na ka hy në banese vetëm për dokumente e kompjuter timin, (sepse po të ishin thjeshtë hajna i kishin vjedh edhe gjanat tjera).
Andi shpeshherë provon nëse dera është e mbyllun 3 here.
E kam pa 2 herë fshehurazi tu i fshij lot, kur mediat raportonin për seancat e mija nëpër gjykata e paditun prej njerëzve të pushtetit.
E sot e kësaj ditë kur radikalët fetar ia përmendin Andit emrin kur me kërcënojnë mu, Andi ka një këshillë: (mame mos u brengos per mu, po per vete).
Andi është fëmijë i lirisë se ka pas me borxh me i provu këto situata.
E unë kam me i mbet borxh sa të është jeta-jetë.
Urime Andi!
Komentet