VOAL

VOAL

Gazetarja ukrainase: Putin nuk dëshiron që bota të di se çfarë po ndodh në Ukrainë

April 18, 2022

Komentet

Pse Serbia nuk po e preferon gjuhën e dialogut? Nga Skënder MULLIQI

Meqense qe shumë vite nga bashkësia ndërkombëtare na është kërkuar zhvillimi i dialogut më Serbisë për normalizim të marrdhënieve, të zbërthejmë pak se çka përmban gjuha e dialogut?Dialogu ishte një akt sublim i mendimit, veprimit dhe sjelljes politike. Është mënyra më e mirë e komunikimit politik. Kur nuk ka dialog në politikë, urdhërohet ose përdoret forca dhe dhuna. Edhe problemi më i vështirë mund të zgjidhet përmes dialogut. Aty ku nuk diskutohet në politikë, thellohen problemet, hapen konfliktet, zgjerohen krizat dhe në fund zhvillohen luftëra. Të jesh gati për t’u takuar dhe për të folur do të thotë t’i lejosh vetes të dëgjosh një mendim, pikëpamje të ndryshme dhe të përballesh me argumente të reja. Vetëm duke u takuar me mendime dhe argumente të ndryshme, është e mundur të gjesh një rrugëdalje dhe përgjigjen e duhur. Dialogu është një mjet në komunikimin politik dhe një nga elementët e rëndësishëm të kulturës politike demokratike. Nuk ka kulturë politike demokratike pa dialog. Një rend demokratik i rregulluar mirë nuk mund të ndërtohet dhe as të funksionojë pa dialog. Dialogu në politikë kërkon: të dëgjosh me vëmendje tjetrin, të tregosh mirësjellje ndaj tjetrit dhe të pranosh tjetrin në mënyrë të barabartë. Njeriu i dialogut është i hapur dhe i beson arsyes. Një njeri i tillë nuk pranon forcën dhe dhunën. Serbët nw krye mw Vuqiqin nuk e pranojnë dialogun, sepse janë të bindur se e dinë të vërtetën dhe se nuk kanë nevojë për asnjë bisedë. Ata janë të kufizuar dhe budallenj, dhe nëse arrijnë në një pozicion politik – të rrezikshëm dhe të dëmshëm.

 

Nuk ka dialog në politikë pa diversitet, ndershmëri, respekt për veten dhe të tjerët. Negociatat zakonisht shmangin pasojat përfundimtare të ekskluzivitetit – përdorimin e forcës dhe dhunës. Synimet psikologjike të negociatorëve janë më shpesh të padukshme dhe vetëm veprimet janë të dukshme. Ata që barazojnë synimet dhe veprimet në një politikë të tillë negociuese mund të gabohen rëndë. Në politikën e supremacisë, maskat shpesh negociojnë. Aty ku në politikë bëhen premtime, por premtimi nuk kontrollohet dhe ku nuk kontrollohet – nuk ka dialog. Një bisedë e sinqertë është parakusht për të fituar besimin dhe ofron mundësi për pajtim, qoftë edhe mes atyre që deri dje ishin konfliktuar dhe gjakosur. Është pikënisja në ndërtimin e paqes dhe një jete dinjitoze për njerëzit. A ka hyrë në rrugë pa krye dialogu Beograd-Prishtinë shtrohet pas kësaj pyetja logjike?Të gjitha rregullat e lartpërmendura të dialogut Serbia e Vuqiqit, është duke i hudhur poshtë!Deri sa në Bruksel po paralajmërojnë se pa normalizim të marrdhënjeve nuk ka rrugë evropinae as për Kosovën dhe as për Serbinë, situata në terren është përshkallëzuar gjithnjë e më shumë për shkak të veprimeve subverzive dhe terroriste të presidentit serb, Aleksander Vuqiqi, e jo siq ju faturua pa asnjë bazë Kosovës, duke ju vu masa të embargos ekonomike dhe politike nga BE-ja.Kosova nuk bëri asnjë veprim të pa ligjshem, por vetëm vuri rend dhe ligj në veri të Kosovës, që nuk e kishin shumë vjet pas luftës.Ne veri rendin dhe ligjin e bënë strukturat kriminale paralele serbe ne krye me presidentin serb dhe më Listën Serbe.Qeveria jonë e hoqi kontrollin e Beogradit zyrtarë mbi këtë pjesë vitale të vendit.U zhvilluan në Bruksel shumë takime dhe një në Oher në mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequar nga BE-ja për dialog, por që rezultuan në mos miratimin konkret të Vuqiqit të këtyre marrveshjeve.Bisedimet jo productive u udhëhoqen nga qeku, Mirosllav Lajqak, spanjolli Borrel, dhe nga amerikani Eskobar.

Ndërmjetësit ndërkombëtar u treguan të njëanshem në maratonen e bisedimeve duke mbeshtetur më shumë Serbinë, e cila bëri gjenocid mbi popullin shqiptarë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.Serbët në veri nuk janë viktima të shqiptarëve siq pretendon Vuqiqi, por janë viktima të politikës serbomadhe të qetnikëve në pushtetin e Serbisë.Qeveria e Kosovës, me vendosjën e rendit dhe ligjit, ne veri, ka ndihmuar serbët e pa instrumentalizuar, e që janë shumicë nga politika fashiste vuqiqiane, duke i integruar në sistemin e Kosovës.Është manipulim i Serbisë dhe Vuqiqit për të mbetur sa më gjatë në pushtet, kur thotë së serbët nuk shohin mundësinë e bashkejetëses më shqiptarët.Vuqiq dhe Lista Serbe kërkuan që minoriteti serb të bojkotoj zgjedhjet në veri, dhe serbët të largohen nga instituconet e Kosovës.Vuqiqi bëri lojëra më ushtrinë e tij në kufij, pastaj përmës terrorostit Radojqiq tentoj më nda Kosovën më luftë në Banjskë dhe duke e shëmbë kanalin në Zveqan me një akt terrorist tjetër.Kwto raste dhe të gjitha rastet në vazhdimësi janë tregues se Beogardi po nxitë dhunën, qw pwrjashton gjuhwn e dialogut.Edhe pse më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë , presidenti serb,Aleksander Vuqiq vazhdon më retorikën së kurrë nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, si kusht për arritjën të marrvëshjës përfundimtare për normalizim të marrdhënjeve. Serbia po armatoset e që sigurisht po shkakton shqetësim në rajon dhe në Kosovë. Kremlini po nxit paqëndrueshmërinë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor me mjete propagandistike dhe hibride, për të zhvendosur luftën edhe në Ballkan, gjë që NATO nuk duhet ta lejon.Edhe tw parashtrohen edhe shumw pyetje lidhur mw kwtw temw, shumw vwshtirw wshtw qw gjuha e dialogut tw zwnw vend mw klikwn e kriminelwve tw luftws nw pushtetin aktual tw Serbisw…

Aty ku mrekullitë dinë t’i bëjnë më të vegjlit e QKUK-së

Arton Konushevci

Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart peshën e shpresës, por edhe të frikës.

Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në këtë njësi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Shpesh me peshë më pak se një kilogram, ata luftojnë për secilën frymë, ndërsa aparaturat përreth tyre, bashkë me stafin e profesionistëve, punojnë pa pushim.

“Është punë shumë e ndjeshme, por e bëj me kënaqësinë më të madhe dhe pa përtesë”, thotë infermierja Antigona Ejupi, e cila në mjekimin intensiv neonatal punon për më shumë se 25 vjet.

Në ditën kur Radio Evropa e Lirë bisedoi me të, në pjesën e parë të dhjetorit, ajo kishte nën kujdesin e saj 6-7 fëmijë të lindur para kohe.

Në mesin e tyre ishte edhe vajza e Kosovare Pacollit nga komuna e Lipjanit.

Kosovare Pacolli pranë foshnjës së saj të lindur para kohe, e cila po mbahet në kujdesin intensiv.

Kosovare Pacolli pranë foshnjës së saj të lindur para kohe, e cila po mbahet në kujdesin intensiv.

E vogla kishte ardhur në jetë në javën e 27-të të shtatzënisë, ndërsa normalisht do të duhej në javën e 39-të apo 40.

“Kemi qenë të dyja në rrezik. Kam hyrë me urgjencë në operacion. Falë mjekëve, sot jemi më mirë”, thotë Kosovarja për Radion Evropa e Lirë.

Vetë e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë, për më shumë se një javë, ajo mundohej që ta vizitonte të bijën në klinikën tjetër, disa metra larg, së paku një herë në ditë.

Qante vazhdimisht dhe kërkonte të dinte se si është gjendja e së voglës së saj.

“Mjekët po më thonë se edhe pak kohë dhe do të ma sjellin vajzën atje ku jam unë në Gjinekologji. Jam shumë e kënaqur me kujdesin e mjekëve dhe të infermierëve këtu”, thotë nëna e pesë fëmijëve.

Kosovarja duke e ushqyer foshnjën e saj.

Kosovarja duke e ushqyer foshnjën e saj.

Shpresë asaj dhe shumë nënave si ajo u jepte rasti i Hyrmete Llullecit nga Ferizaj, foshnja e së cilës kishte qëndruar një muaj në kujdesin intensiv të Neonatologjisë.

“Nuk e kam besuar se do të më shpëtojë vajza, sepse lindi me një peshë të vogël, por, falë Zotit dhe kujdesit të mjekëve, sot është mirë. Një muaj ka qëndruar në mjekimin intensiv pa mua, e tash jemi bashkë këtu në repartin e Neonatologjisë”, thotë Hyrmetja, nënë e dy fëmijëve.

Përse foshnjat lindin para kohe?

Organizata Botërore e Shëndetësisë i quan foshnja të parakohshme ato që lindin përpara se nënat ta kenë përfunduar javën e 37-të të shtatzënisë.

Lindja e parakohshme vjen për një varg arsyesh – shumë prej tyre ndodhin spontanisht, por disa janë edhe pasojë e arsyeve të ndryshme mjekësore, si infeksionet, diabeti, tensioni i lartë i gjakut etj.

Megjithatë, sipas OBSH-së, në këto raste ndodh që nuk identifikohet as edhe një shkak.

Në një raport të publikuar në vitin 2023, OBSH-ja ka vlerësuar se rreth 13.4 milionë foshnja kanë lindur para kohe në vitin 2020.

Shkalla e lindjes së parakohshme nëpër vende të ndryshme ka lëvizur mes 4 dhe 16 për qind.

Nga janari i vitit 2024 deri në fillim të dhjetorit, në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë në QKUK janë trajtuar 1.095 foshnja – në mesin e tyre 785 të lindura para kohe.

Prej këtyre të fundit, 48 kanë lindur në spitalet rajonale të Kosovës dhe në ato private, por që më pas kanë pasur nevojë të trajtohen në Klinikën e Neonatologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Luan Morina.

“Mbi 50% e punës që bëhet në kliniken tonë, ka të bëjë me lindje të parakohshme. Fatkeqësisht, duhet të them se kemi një rritje të numrit të rasteve ‘premature’, sidomos të këtyre me peshë të vogël”, thotë Morina, por nuk ofron ndonjë shifër specifike se sa apo në cilën periudhë është vërejtur rritja e numrit të rasteve.

Foshnjë e lindur para kohe duke u mbajtur në kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë.

Foshnjë e lindur para kohe duke u mbajtur në kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë.

Ai vetëm thotë se foshnjat me peshën më të vogël të trajtuara në mjekimin intensiv neonatal, janë ato nga 500 gramë deri në 999 gramë.

Gjatë vitit 2024, sipas tij, 61 foshnja kanë lindur mes javës së 22-të dhe 28-të të shtatzënisë dhe prej tyre 57 nuk kanë arritur të mbijetojnë.

“Është prematuritet i thellë, që, pavarësisht kushteve, kujdesit e gjërave të tjera, është e vështirë të mbijetojnë, sepse bëhet fjalë për një papjekuri totale të foshnjave”, thotë Morina.

Për infermieren e kujdesit intensiv në Neonatologji, Elvane Ramadani, është një moment tejet i rëndë edhe për stafin, kur bebja nuk mbijeton.

“Nuk e di se si ta përshkruaj. Por, mundohemi t’u japim shumë forcë prindërve, sidomos nënës, e cila, në njëfarë forme, është më e lidhur me frytin e saj”, thotë Ramadani.

Ushqimi i foshnjave nëpërmjet tubit.

Ushqimi i foshnjave nëpërmjet tubit.

Vdekshmëria e fëmijëve në Kosovë përmendet si problem serioz edhe në vlerësime të ndryshme ndërkombëtare.

Raporti i vitit 2023 për progresin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka nxjerrë në pah se 16 në 1.000 fëmijë vdesin para se t’i mbushin 5 vjet, për shkak të sëmundjeve jongjitëse.

Kjo shifër, sipas raportit, është tri herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

Në raportin e progresit të vitit 2024, ndërkaq, thuhet se “jetëgjatësia në lindje në Kosovë mbetet më e ulëta në rajon dhe shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve më e larta në rajon”.

Por, për dallim nga fundi i viteve ’90, kur shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë ka arritur në mbi 30 promil – që do të thotë në 1 mijë foshnja të lindura, mbi 30 kanë vdekur – kjo shifër sot është së paku për gjysmë më e vogël, nën 14 promil.

Stafi shpreh bindjen se në rënien e shkallës së vdekshmërisë, ndër vite, kanë ndikuar: trajtimi me medikamente gjithnjë e më të avancuara, përvoja profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i punonjësve shëndetësorë.

Një infermiere duke përcjellë gjendjen e foshnjave përmes monitorit.

Një infermiere duke përcjellë gjendjen e foshnjave përmes monitorit.

Për infermieren Antigona Ejupi, një gjë është e sigurt: kujdesi për të porsalindurit është prioritet mbi prioritetet.

“Edhe kur jam në shtëpi, i thërras kolegët dhe i pyes për rastet – a kanë pasur ndonjë problem, a kanë shtuar peshë… Ne lidhemi shumë me to”, thotë Antigona.

Radio Evropa e Lirë

U FESTUA MBRËMË NË HOTEL ROGNER NË TIRANË 34 VJETORI I GAZETËS RILINDJA DEMOKRATIKE

BERISHA: RD ISHTE ORGAN I MENDIMIT TË LIRË, I MENDIMI INTELEKTUAL DHE UNIVERSAL. NUK DUHET TË RRESHTIM KURRË SË LUFTUARI PËR FJALËN E LIRË
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË 34 VJETORIN E RD
EKSTRAKT
Në 34 vjetorin e themelimit të gazetarës së parë pluraliste në Shqipëri, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, Rilindja Demokratike përveç se ishte organi i partisë opozitare, ishte edhe organ i mendimit të lirë. ‘RD u shpall si organ i PD, por gazeta ishte organ i mendimit të lirë, mendimit intelektual dhe universal’, tha Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij u ndal edhe te censura që preku edhe kombin më të madh, Amerikën, që sipas tij, mori një goditje fatale në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, me fitoren e Donald Trump. ‘Censura mori një goditje fatale me 5 nëntor. Në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë, pasi ajo ndiqet me burg’, theksoi Berisha.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama, se janë armiq të fjalës së lirë. ‘Edi dhe Linda Rama armiq të fjalës së lirë. 36 vite nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun’, u shpreh Berisha gjate ceremonisë së 34 vjetorit te themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të lirë dhe të ndershëm që të mos rreshtin kurrë së luftuari për fjalën e lirë. Në ceremoninë e 34 vjetorit të Rilindjes Demokratike, Berisha u shpreh se ‘ekstremi i majtë sot, është më i keqi që ka ekzistuar ndonjëherë në të gjitha format’ dhe nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë.
FJALA E PLOTE:
Një fjalim i përgatitur për këtë ngjarje mjaft të rëndësishme, lihet mënjanë për shkak të vërshimit të kujtimeve të asaj kohe, por edhe zhvillimeve dramatike në drejtim të fjalës së lirë.
E vërteta është jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.
Fjala e lirë, është padyshim pas besimit tek Zoti, vlera më hyjnore e individit.
Është liria e të gjitha lirive dhe ndofta për një të keqe të madhe, ne shqiptarët që jetuam në diktaturën me staliniste të Europës dhe botës, e njohim më mirë se të tjerët, vlerën, thashë, magjike, hyjnore të saj.
Sot ne mblidhemi për të kujtuar së bashku një ngjarje historike të fjalës së lirë, të shtypit të lirë shqiptar, themelimit të gazetarës së parë, të themi opozitar, por në të vërtetë gazetarës të mendimit të lirë, të fjalës së lirë, Rilindjes Demokratike.
Rilinda Demokratike është produkt i pasionit, talentit, energjisë, por edhe guximit të një grupi gazetarësh, intelektualësh të cilët mirëpritën vendimin e Partisë Demokratike për të patur gazetarën e opozitës, gazetën e saj.
Në të vërtetë ajo padyshim që u shpall si organ i PD, por ishte organ i mendimit të lirë, ishte organ i mendimi intelektuat, ishte organ i mendimit universal në funksion, në shërbim të të gjitha fushave të cilat vinin në atë periudhë, të censuruara, të kontrolluara.
Ndaj dhe unë para jush dua të ju shpreh mirënjohjen më të thellë, atyre gazetarëve të cilët me përkushtimin e tyre bënë të mundur daljen e numrit të parë të saj, në të vërtetë numrit të saj magjik, për Tiranën dhe Shqipërinë.
Atyre intelektualëve të cilët me pasion të madh, me një etje të pashuar bënë gjithçka tu paraqesin të vërtetat sociale, historike, ekonomike, kulturore qytetarëve shqiptarë.
Rilinda ishte pra një frymëzim.
Mitro nuk është faji i saj, nëqoftëse frymëzimi u shterrua tek ‘x’ apo ‘y’. Kështu që merr këtu një përgjigje edhe rrallimi i atyre që kanë kontribuar në këtë gazetarë.
Fjala e lirë, të gjithë e përdorin këtë term, por e vërtëta është që jo të gjithë e përdorin me të gjithë thellësinë e këtij termi, me të gjithë rëndësinë e tij.
Ne sot pas 34 vitesh, kremtojmë atë ditë në një kohë kur fjala e lirë është skajuar në shoqërinë shqiptare, është skajuar në fakt jo vetëm në Shqipëri.
Unë do të doja të thosha që është vetëm Shqipëria, por kjo nuk është e vërtetë.
E vërteta tmerrësisht e hidhur është se për censurën, në mënyrën më marrëzore, filloi të flitet dhe në vendet e lirisë. Për censurën u krijuan zyra në zemër të atyre institucioneve që duhet të kishin mision të parë të kundërtën.
Për censurën u krijuan edhe komisione parlamentare, ndër të tjera edhe në Shqipëri, nën etiketën e dizinformimit.
Por prap këto përpjekje shumë të rrezikshme morën një goditje të merituar, për fatin e mirë të njeriut të lirë, morën një goditje fatale me 5 nëntor të vitit 2024.
Censura penetroi si kancer në trupin gjigand të mumuthëve të komunikimit, do të mbetet më i madh se të gjithë të tjerët, Elon Musk, jo për hapësirat që ka pushtuar, por për blerjen e Tëitterit dhe heqjen e censurës në këtë mediat.
Kohërat ishin të rrezikshme, verbërisht pa u kuptuar.
Kurse në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë. Në Shqipëri fjala e lirë ndiqet me burg.
Një deputet i ri, një deputet që mbase nuk kishte marrë rrogë në administratë shtetërore, pse publikoi regjistrimin e një gazetari guximtar, sot ndodhet në qelitë e Fierit, nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.
Sot mediat kanë një kontroll të shumëfishtë.
Sot qeveritarët nuk paraqiten më në debatet televizive se këta, vjedhjet e tyre nuk kanë mundësi ti mbrojnë.
Edhe ky është një atak ndaj fjalës së lirë. Debati është një detyrim i njerëzve të lirë.
Sot gjykatës, prokurori mercenar kërkon ti hiqet kryetarit të partisë më të madhe politike opozitare të vendit, e drejta e komunikimit, përveç se me familjarët e tij.
Abuzim total me kushtetutën dhe ligjet. Ky mercenar përcjell vullnetin e një njeriu.
Miqtë e mi!
Ndofta asnjë komb nuk ka paguar çmim më të lartë se sa ne për fjalën e lirë.
Dy gjëra duhet të ndihemi krenar. Ato kodet tona të lashta, pavarësisht me të themi, me ngurtësinë e tyre, por ato kanë qenë më të hekurta se të gjitha ligjet për fjalën e lirë.
Lajmësi nuk preket dhe kjo shekuj më vonë është sanksionuar në nenet e Kushtetutës Amerikane.
Së dyti, asnjë komb tjetër nuk ka sakrifikuar për fjalën e lirë, sa kemi sakrifikuar ne shqiptarët në diktaturë.
Karl Jasper shkruan tek ‘Faji gjerman’ se në vitet e luftës në regjimin e Hitlerit, të pretendoje për të bërë opozitë, duhej të hapje varrin me duart e tua.
Ju garantoj se ky rregull ishte pothuajse identik edhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Për vargjet e tij, Havzi Nela u var në gusht të 1988, me firmën e diktatorit dhe ngjitur me firmën e diktatorit ishte dhe firma e skulptorit kriminel, i cili mes të gjithë atyre që ishin, përfaqësonte kulturën, artin.
Ndofta duhej të ishte ndër më të paktit, që të mund të firmoste me dorën e tij aty. Jo. Ishte i dyti që firmosi pas Ramiz Alisë, dhe në atë dekret pati të tjerë që nuk firmosën.
Historia në një farë mënyre përsëritet.
Sot pas 36 vitesh nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun.
Akti më i rëndë i censurës që mund të ndërmerret.
Akti më i rëndë ndaj fjalës së lirë. Një platformë e cila ka një përdorim masiv sot, por duhet ta pranoj se njëlloj si Tëitteri, pasi u ble nga Elon Musk, nuk ka censurë. Tik Toku censurë nuk ka.
Por meqenëse nuk ka censurë, Edi Rama njëlloj si i ati firmos për ta varur në litar. Imagjinoni ju se cili është koncepti i tij për fjalën e lirë.
Nuk është e rastit kur 10 vite më parë zonja Rama do të ftonte gazetaret në një akt të pashembullt për tu uruar vitin e ri, ky ishte një xhest shumë fisnik, e meritonin gazetarët një respektim. I ftoi në pallatin presidencial.
Por çfarë u tha sulltanesha e Surrelit; në ato artikuj, ato gjilpëra helmi që i çoni burrit tim. Dhe qëllimi pra, ishte makabër, të shpallte artikujt e gazetareve si helme për bashkëshortin e saj.
Nuk do të ndalesha ti jepja një karakter, por ku janë të pandarë ndaj fjalës së lirë dhe qëndrimit ndaj kritikave, atëherë nuk ke sesi të mos i klasifikosh si armiq të egër të fjalës së lirë.
Miq!
5 nëntori ishte një ditë fitoreje e madhe për njerëzit e lirë, sepse censura e cila po frynte nga të gjitha anët, personalitete të lira elaudonin censurën, bërtisnin në marrëzi se, po duhet censura, ky armik i egër i dinjitetit, i formimit të njeriut.
Mori pra një goditje të madhe, një goditje të madhe mori Xhorxh Soros. Nuk jam unë ai që merrem shumë me të shkuarën, por atë person në vitin 1993, qeveria e përzuri si agjent të Beogradit dhe Soros erdhi e mori të paketuar dhe ai, Shqipërinë e re e donte Shqipërinë e djegur.
Por nuk është ky shkrimi i tij, në një farë mënyre të themi të vërtetën, në diktaturë, kur shkonim nëpër fshatra kishte një shkallë indoktrinimi të pabesueshme. Gjuanin me gurë, me dru, shanin. Por unë asnjëherë nuk mërzitesha me veten time, që ti po i’u alternon në psikologji atyre, dhe jo ata ty, prandaj duro me mirë gjersa të shkrihen akujt dhe ata të kuptojnë realiteti tjetër.
Por edhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, e perandorisë së të keqes, e shpërndau atë pluhur të kuq, në mbarë botën.
Ekstremi i majtë sot, është më i keqi që ka ekzistuar ndonjëherë në të gjitha format.
Ky ekstrem i majtë, shfaqet me atë që quhet ‘ëok culture’, herë si prolekt kultas, herën tjetër me aspekte të revolucionit kultural kinez, të rrëzojmë statujat, të ç’rrënjosim historinë. Shfaqet me përtej Marksit.
Marksi e kishte njeriun e ri, njeriu i ri e ka dhe ‘ëok culture’. Por ndryshimin e identitetit gjinor të njeriut nuk e kishte Marksi. Jo. Ky është plotësimi që i bën Soros, Marksit. Kjo është e vërteta. E kjo po shndërrohej në politikë, të kujt, të vendit më të fuqishëm të kohërave.
U bë pjesë e programit të kandidates për presidente.
Të gjitha këto miq kanë një mësim, nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë. Nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë.
Rroftë fjala e lirë.
Rroftë Shqipëria.
Faleminderit shumë!

M*sakra në kështjellën e Janinës dhe ekzekutimi i pabesë i Ismail Bej Vlorës! Komanda italiane nga frika e rebelimit urdhëroi që në ceremoninë e varrosjes të mos përdorej asnjë flamur shqiptar

EVARIST BEQIRI/ Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare, por të lënë krejtësisht në harresë nga historiografia dhe institucionet shqiptare. Po sjellim sot vetëm dy, nga një sërë artikujsh të shtypit evropian lidhur me ngjarjen që i dha goditjen e parë dhe vendimtare, përpjekjes së parë për pavarësimin e Shqipërisë. Gazeta e Milanos (Mars, 1829) dhe Gazeta e Firences (nr. 29, 7 mars 1829), në shkrimet e tyre që po i publikojmë për herë të parë, pasqyruan vrasjen e pabesë të Ismail Bej Vlorës, në Janinë, më 5 janar 1829. Po në të njëjtën periudhë, po të njëjtin lajm e pasqyruan edhe disa gazeta të tjera europiane, si Gazeta Piemontese, Gazeta e Provincës Breshiane, Courrier D’Orient etj.

Ali Pasha Tepelena u ekzekutua më 24 janar 1822. Pas rënies së tij, në shumicën e trojeve të Toskërisë, pushteti i vërtetë mbeti në duar të asaj që William Meyer, konsulli britanik në Prevezë, e quajti “Liga e Toskërisë”, një oligarki ushtarake e përbërë nga udhëheqës të pakënaqur, që dikur kishin qenë pjesë e oborrit të Ali Pashës. Siç ishin mbajtësi i shpatës së Ali Pashës, Zylyftar Iljaz Poda, mbajtësi i vulës, Muhurdar Ago Vasjari, thesarmbajtësi Omer Vrioni, kreu i rojeve, Tahir Abazi, komandanti i rendit publik, Elmaz Meçe, si dhe disa krerë ushtarakë si Dervish Hasani dhe Sulço Gorça. Duke qenë fqinjët më të afërt të grekëve të rebeluar, si edhe duke mbajtur ende shumicën e forcave ushtarake operacionale në rajon pas shpërbërjes së qeverisë së Ali Pashës, qëndrimi i tyre kundër Revolucionit Grek ishte i një rëndësie kyçe.

Ismail Bej Vlora (1778- 1829), shfaqet në këtë periudhë si udhëheqësi kryesor shqiptar në Toskëri. Nga ana tjetër, osmanët forcuan aleancën me Omer Pasha Vrionin, si kundërpeshë. Ismail Bej Vlora ishte ngarkuar nga qeveria osmane për të luftuar Revolucionin Grek (1821–1829). Ai nuk pranoi që t’i kundërvihej kryengritjes greke dhe të vendoste në luftë shqiptarët kundër shqiptarëve. Ai u largua nga fronti osmanogrek, bashkë me afro 4 mijë trupat e tij. Për shkak të rebelimit të tij, që në vitin 1822, Sulltani firmosi dy fermanë të ndryshme që duhet të zbatoheshin sipas situatës, njëri parashikonte internimin, ndërsa tjetri vrasjen e Ismail Bej Vlorës dhe të vëllait Beqir Bej Vlorës.

Udhëheqësit shqiptarë pasi u tërhoqën nga fronti i luftës greko-osmane, ishin të interesuar për faktin se deri ku do të shtrihej revolucioni grek dhe deri sa mund t’i kërcënonte tokat shqiptare. Nga burime greke mësojmë se në vitin 1827, vëllai i kryetarit të parë të shtetit grek, Kapodistrias, kishte hyrë në bisedime me Ismail bej Vlorën, për të negociuar qëndrimin e shqiptarëve ndaj kryengritjes greke. Po këto burime bëjnë me dije se në bisedimet e zhvilluara ishte arritur marrëveshje mes palëve për paprekshmërinë territoriale të njëri-tjetrit.

Në vjeshtën e vitit 1828, kur u bë e qartë se çështja greke po shkonte drejt zgjidhjes përfundimtare, udhëheqësit shqiptarë të Toskërisë, nën kryesimin e Ismail Bej Vlorës, Zylyftar (Iljaz) Podës dhe Shahin Bej Delvinës, mblodhën një kuvend në Berat. Ata diskutuan për kthimin e të drejtave që paria shqiptare kishte gëzuar tradicionalisht nën sundimin osman. Ismail Bej Vlora ishte kryetar i Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Beratit (6–8 nëntor 1828). Ky kuvend krijoi organizatën politike me emrin “Lidhja Shqiptare”, e kryesuar po nga Ismail Bej Vlora. Ajo kundërshtonte pushtetin e centralizuar të sulltanit, si edhe punoi për shtrirjen e rrënjëve të saj në krahinat e tjera të Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo ngjarje vendimtare, për fatet e kombit tonë është anashkaluar gjithmonë. Ajo mbetet edhe sot e gjithë ditën e pavlerësuar nga historiografia dhe autoritetet zyrtare…

Në nëntor 1828, 84 vite para Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, nga qyteti i Beratit, shqiptarët kërkuan pavarësinë nga Perandoria Osmane. Ata kërkuan krijimin e një shteti shqiptar, që si bërthamë territoriale do të kishte territoret shqiptare ku kishte sunduar Ali Pasha Tepelena. Në një letër të vitit 1828, Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemal Bej Vlorës) i ftoi krerët shqiptarë të mos silleshin si nëpunës të shtetit osman, por si pjesë e udhëheqësisë së Shqipërisë, e cila kishte fuqinë dhe detyrimin të merrte vendime për të ardhmen e saj: “Mos u nxitoni për t’i shkatërruar dhe asgjësuar komitët [grekë], pasi sikurse e dimë të gjithë, ajo që po ndodh me punët e grekëve do të na ndodhë edhe neve. Që punët e popullit shqiptar të rregullohen ashtu siç duhet dhe të merren nën kontroll të plotë, jam marrë vesh me [Iljaz] Podën,… Ngaqë edhe ju jeni pjesë e parisë së Shqipërisë, hapini mirë sytë për të mbrojtur atdheun tonë.”

Ismail Bej Vlora filloi projektin për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Prandaj, Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht në “Masakrën e Janinës” (5 janar 1829), së bashku me 18 njerëz të shpurës, në kështjellën e Janinës nga Reshit Mehmet Pasha (1780–1839). Menjëherë pas këtij akti, Reshit Mehmet Pasha (Kütahi), u emërua në postin e Vezirit të Madh nga Sulltani.

Vrasja pabesisht e Ismail Bej Vlorës, u konsiderua si një fyerje kombëtare për shqiptarët. Ajo ngjalli zemërim të thellë në Jugun e Shqipërisë. Megjithatë, krahina e Vlorës do të mbetej një kala e pamposhtur për turqit edhe pas vrasjes së Ismail Bej Vlorës. Vëllai i tij, Beqir Bej Vlora e çliroi krahinën e Labërisë nga turqit. Gjatë kësaj periudhe osmanët u shfaqën të pafuqishëm për ta nënshtruar Vlorën. Në një raport që veziri i madh i drejton Stambollit më 12 shtator 1830, dëshmohet se: “Beqir Vlora (vëllai i të vrarit Ismail Vlora)… nuk do të lëshojë nga dora anët e Vlorës, që i ka në pushtetin e tij…”

Vrasja e Ismail Bej Vlorës (1829), “Masakra e Manastirit” (gusht 1830), ku u masakruan pabesisht mijëra krerë shqiptarë, dhe rënia e Pashallëkut të Shkodrës (1831), treguan qartazi se osmanët do ta shtypnin dhunshëm çdo tentativë për shkëputje të trojeve shqiptare nga perandoria. Gjithsesi, Ismail Bej Vlora ka meritën e madhe që i dha për herë të parë çështjes shqiptare ngjyresën kombëtariste.

Kuvendi i Mesaplikut (1847), i cili krijoi “Lidhjen Kombëtare Shqiptare”, shënon një tjetër ngjarje politike ku manifestohet publikisht nevoja e bashkimit politik të të gjithë shqiptarëve për të realizuar shkëputjen nga shteti osman. Në programin kombëtar u shpreh qartë domosdoshmëria e bashkimit të shqiptarëve të të gjitha besimeve. Në këtë kryengritje, për herë të parë u shfaq kërkesa për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Mahmud Bej Vlora, i ati i Ismail Qemal Bej Vlorës, ishte një nga krerët kryesor të kësaj lëvizje, prandaj, si pasojë e qëndresës së familjes Vlora ndaj reformave të Tanzimatit, Mahmud Bej Vlora, Muhamet (Mehmet) beu dhe kushërinjtë, Selim Pasha Vlora dhe Mustafa Pasha Vlora, u internuan në Konia.

Kryengritja e vitit 1847, me qendër në Labëri, kundër masave që parashikonte Tanzimati dhe për vetëqeverisjen e Shqipërisë, është nga përpjekjet e fundit shqiptare për shkëputje nga Perandoria Osmane. Më pas, duke parë agresivitetin e fqinjëve që kërkonin të zgjeroheshin në toka të banuara historikisht nga shqiptarët, u frenuan përpjekjet për shkëputje nga Perandoria Osmane. Prandaj, Mahmud Bej Vlora, i biri i Ismail Bej Vlorës dhe i ati i Ismail Qemal Bej Vlorës, një nga organizatorët e kësaj kryengritjeje, në vitin 1853-1854, u rreshtua krah trupave osmane në Thesali, për të frenuar përparimin e ushtrisë greke, e cila kërkoi të përfitonte nga angazhimi i ushtrisë osmane në Luftën e Krimesë.

Ndjenja e mirëfilltë e përkatësisë kombëtare nis të zhvillohet te shqiptarët përgjatë shekullit të XIX-të, ku ka fillesat edhe Rilindja Kombëtare. Shqiptarët zhvilluan luftëra të pandërprera lokale kundër autoriteteve turke, sidomos gjatë kohës së zbatimit të reformave të Tanzimatit. Karakteristikë për këtë armiqësim është një dokument, i cili gjendet në bibliotekën e parlamentit grek në Athinë. Ai është një vendim i Kuvendit të Labërisë (1847), nën kryesinë e Mahmud Bej Vlorës (i ati i Ismail Qemalit), të Abdyl Bej Delvinës dhe të Myslym Gjonlekës (i biri i Zejnel Gjonlekës), ku i bëhet thirrje mbretit grek të mbështesë kryengritjen shqiptare kundër Turqisë, në këmbim të krijimit të “Mbretërisë greko-shqiptare”, brenda së cilës secili komb do të qeverisej në mënyrë të pavarur dhe vetëm personi i sundimtarit, si edhe ushtria e marina do të ishin të përbashkëta. Kërkesën e kanë nënshkruar 44 figura të shquara shqiptare (ndër ta edhe pesë ortodoksë). Kryeministri i atëhershëm grek, gjenerali Koletis, e përkrahu këtë kërkesë. Por, kolegët e tij dhe parlamenti grek nuk e pranuan statusin e veçantë që kërkonin shqiptarët brenda kësaj mbretërie.

Vizioni është një element thelbësor i lidershipit. Shpesh, idetë që përbëjnë vizionin janë aq të fuqishme sa kapërcejnë shekujt dhe bashkojnë breza të tërë njerëzish drejt realizimit të tyre. Vizioni i lirisë kishte hedhur rrënjë të thella në familjen Vlora, duke përfshirë të paktën tre breza në këtë kauzë madhore. Ismail Bej Vlora u vra, por nuk u mposht. Ideali i tij për një Shqipëri të pavarur u bë realitet 84 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, nga nipi i tij, Ismail Qemal Vlora.

Periudha para Pavarësisë së Shqipërisë është një kapitull kyç në historinë tonë, e mbushur me ngjarje të rëndësishme që kanë formësuar identitetin tonë kombëtar. Duhet siguruar që të gjithë kontribuuesit në çështjen tonë kombëtare të marrin vlerësimin e merituar. Njohja e thellë e së shkuarës është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të begatë.

Në një kohë kur kujtesa kolektive është më e rëndësishme se kurrë, ne shqiptarët kemi nevojë për një histori kombëtare më të plotë dhe më të drejtë. Periudha para Pavarësisë është një pasqyrë e aspiratave, sakrificave dhe dëshirës për liri të të parëve tanë. Me shpresën se viti 2025, do të shënojë një kthesë në këtë drejtim, duke përdorur tashmë si duhet edhe teknologjinë e avancuar, si Inteligjencën Artificiale, ne duhet që t’ju bëjmë drejtësi të gjithë atyre që kanë kontribuuar në formimin e kombit tonë.

Kjo është një detyrë e rëndësishme për të gjithë ne, si individë dhe si shoqëri. Njohja e historisë është vendimtare në forcimin identitetit tonë kombëtar. E vërteta historike dhe drejtësia historike janë të domosdoshme për të pasur një shoqëri të plotë dhe të drejtë…

******

Ismail Qemali ndërroi jetë në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga qeveria italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë.

I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

Në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian. Komanda italiane, që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli patriot. Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Ethem Bej Vlora.

Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e mërkurë. U mbajtën dy fjalime nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua himni mbretëror italian. Pastaj kortezhi i gjatë u nis për në Kaninë. Ishte ora dhjetë. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj. Anash ecnin me ngadalë dy rreshta ushtarësh. Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme Jone të kompozitorit italian Petrella. Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga Djelmoshat e Vlorës, të shoqërisë me po këtë emër. Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria Djelmoshat e Vlorës dhe nga gazeta Kuvendi.

Mbas këtyre vinte Shoqëria djaloshare. Pastaj ecte banda ushtarake që luante Marshin funebër. Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitraljerëve italianë. Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh. Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritete ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë. Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin flamur e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në Sheshin e Flamurit me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.

Më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u zhvendos në Vlorë, në lulishten e qytetit, në një varr monumental, vepër e skulptorit Odhise Paskali, aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Sot, përbri varrit të tij, ngrihet një monument madhështor, që simbolizon atë ditë nëntori, që do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi të madh: “Sheshi i Flamurit”.

Gazeta Panorama

Nëse dikush ta përbuzë gjuhën e nënës, ai të ka pështyrë në fytyrë! – Nga KIM MEHMETI

Kjo ‘tezja’ që shpesh herë nuk e dinë se ku ndodhet – por që nuk harron se është Presidente e Maqedonisë dhe se  vendin duhet ta mbrojë nga armiku i natyrshëm i tij, nga shqiptarët – gjithmonë ka qenë parimore.

Gjatë kohës së Millosheviqit ajo e mbronte Serbosllavinë e quajtur Jugosllavi nga rrënuesit e saj, kryesisht nga shqiptarët.

Përderisa ishte ministre e Gligorovit, ajo e mbronte Maqedoninë e pavarur nga kërkesat e shqiptarëve për arsimim në gjuhën amtare.

Sot, si Presidente e VLEN-it, ajo e mbron gjuhën maqedonase nga gjuha shqipe duke refuzuar të nënshkruaj dekretin për licencat dygjuhësore në çerdhe!

Ndërkohë duhet pranuar se edhe pushtetarët shqiptarë të këtyre tri dekadave të fundit kanë qenë parimorë dhe kanë përkrahur cilindo kandidat maqedonas për president që ka pranuar atyre t’ua nënshkruaj licencat e vasalit.

Sidoqoftë duhet thënë se gjërat nuk do ndryshojnë përderisa shqiptarët e këtushëm nuk e kuptojnë se emërtimi i gjuhës së tyre amtare si gjuha e ’20 për qindëshit’, nuk e tregon vetëm pafytyrësinë e përfaqësuesve të tyre politikë, por e shpërfaq edhe turpin grupor të shqiptarëve të Maqedonisë.

Pra pozita e shqiptarëve të Maqedonisë do ndryshojë vetëm atëherë kur ata do e kuptojnë se ka diçka edhe më poshtëruese se sa tjetri të të pështyjë në fytyrë: të ta përbuzë gjuhën e nënës.

Ngjyra e ndryshimit: Revolucioni i Portokalltë i Ukrainës

Mbështetësit e kandidatit për president të Ukrainës, Viktor Yushchenko, gjatë një marshimi në qendër të Kievit. Fotografi e 28 dhjetorit 2004. Foto:Petar Kujundzic (Reuters)

 

Radio Evropa e Lirë, Current Time

Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës, në fund të vitit 2004. Në realitet, gara është zhvilluar mes dy burrave.

Viktor Yushchenko ka lindur në rajonin Sumi të Ukrainës sovjetike, në një familje mësuesish. Ai është zhvendosur në Kiev më 1985, ka doktoruar për ekonomi dhe ka nisur karrierë në sektorin bankar. Më vonë ai është ngjitur në pozitën e shefit të Bankës Qendrore të Ukrainës, në një periudhë trazirash që rezultoi me kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Yushchenko ka qenë figura kryesore mbrapa krijimit të valutës së re ukrainase, hrivnia. Nga viti 1999, ai ka shërbyer si kryeministër nën presidentin Leonid Kuchma.

Yushchenko ka çuar përpara platformë properëndimore, duke u premtuar ukrainasve afrimin e vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Viktor Yanukovych

Viktor Yanukovych

Viktor Yanukovych ka lindur në rajonin lindor ukrainas, Donjeck. Nëna e tij ka vdekur kur ai ka qenë dy vjeç. Kur ka folur për fëmijërinë e tij, ai ka thënë se ka lindur në një familje të varfër dhe që ëndrra e tij ka qenë “të thyejë zinxhirin e varfërisë”. Ai ka kryer plot punë në rininë e tij, përfshirë atë të mekanikut, dhe është burgosur dy herë për krime të dhunshme. Dikur ia ka dalë që të udhëheqë një zinxhir të kompanive të transportit. Nga viti 1997 deri më 2002, Yanukovych ka qenë në krye të administratës së rajonit të Donjeckut, dhe në nëntor të vitit 2002 është emëruar kryeministër i Ukrainës.

Yanukovych ka qenë në favor të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe në fushatë zgjedhore e ka mbështetur hapur presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e ka vizituar disa herë Ukrainën në vitin 2004.

Presidenti rus, Vladimir Putin duke dëgjuar pyetjet e intervistueses në paraqitjen televizive në Ukrainë, përgjatë një vizite në Kiev, më 26 tetor 2004.

Presidenti rus, Vladimir Putin duke dëgjuar pyetjet e intervistueses në paraqitjen televizive në Ukrainë, përgjatë një vizite në Kiev, më 26 tetor 2004.

Më 26 tetor, në 60-vjetorin e largimit të forcave naziste nga Ukraina, Putin ka qëndruar përkrah Yanukovychit, teksa para syve të tyre, në qendër të Kievit, është mbajtur një paradë ushtarake e stilit sovjetik.

Putin me Yanukovychin në Kiev më 28 tetor 2004.

Putin me Yanukovychin në Kiev më 28 tetor 2004.

Ceremonia preku kulmin kur Yanukovych nisi t’iu ofronte mysafirëve rusë disa sheqerka. Putin e pati refuzuar ofertën, ndërsa Dmitry Medvedev – atëherë shef i stafit i Kremlinit – ishte ëmbëlsuar me të.

Parada ushtarake në qendër të Kievit më 28 tetor 2004.

Parada ushtarake në qendër të Kievit më 28 tetor 2004.

Në shtator të vitit 2004, Yushchenko pati shkuar për darkë në shtëpinë e Volodymyr Satsyukut, zëvendësdrejtorit të agjencisë ukrainase të inteligjencës. Pas pak kohe, Yushchenko ishte sëmurë keq.

Më vonë është vërtetuar se ai ka thithur një lloj dioksine të pastër. Kur Yushchenko ka përfunduar në spital, ai ka qenë i shpërfytyruar nga helmi. Ai e ka konsideruar helmimin si sulm të sponsoruar nga shteti, dhe e ka akuzuar Rusinë për përpjekje të vazhdueshme për të hetuar rreth figurës së tij.

Pamje të Viktor Yushchenkos para dhe pas sulmit. Nëntor 2004.

Pamje të Viktor Yushchenkos para dhe pas sulmit. Nëntor 2004.

Satsyuk, përfshirja e të cilit në helmim nuk është vërtetuar kurrë, është shpërngulur në Rusi më 2007, dhe është ngjitur në pozitën e gjeneralit të lartë në Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Disa javë pas helmimit të Yushcenkos, Yanukovych është nisur të takojë me autobusë disa studentë në Ivano-Frankivsk.

Pas goditjes me një objekt, Yanukovych ka rënë në tokë dhe është dërguar me shpejtësi në spital. Ekipi i politikanëve e ka përshkruar incidentin si sulm me “objekt të fortë” dhe e ka publikuar një video të kandidat presidencial, duke përjetuar dhimbje në një shtrat të spitalit, por duke folur disi dhe duke dënuar sulmin.

Incizimet tjera të incidentit kanë treguar më vonë se ai është sulmuar vetëm me një vezë të hedhur nga një student.

Ushtarët e regjimentit presidencial të Ukrainës duke votuar në një qendër votimi në Kiev, më 31 tetor 2004.

Ushtarët e regjimentit presidencial të Ukrainës duke votuar në një qendër votimi në Kiev, më 31 tetor 2004.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë është mbajtur më 31 tetor 2004.

Yushchenko i ka fituar 39.9 për qind të votave, ndërsa Yanukovych i ka fituar 39.2 për qind të votave.

Asnjëri prej kandidatëve nuk i ka siguruar më shumë se 50 për qind të votave, prandaj është mbajtur rundi i dytë.

Një punëtore komunale duke larguar nga druri shiritat portokalli, ngjyrën e fushatës së kandidatit Viktor Yushchenko, më 20 nëntor, një ditë para votimit. Fushata ndalohet në ditën e zgjedhjeve në Ukrainë.

Një punëtore komunale duke larguar nga druri shiritat portokalli, ngjyrën e fushatës së kandidatit Viktor Yushchenko, më 20 nëntor, një ditë para votimit. Fushata ndalohet në ditën e zgjedhjeve në Ukrainë.

Më 21 nëntor është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve. Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës ka bërë të ditur se pas numërimit të 33 për qind të votave, Viktor Yanukovych ka qenë në epërsi me më shumë se 50 për qind të votave të siguruara. Ndërkaq, rezultatet e sondazheve të opinionit publik kanë treguar se fitorja ka qenë në duart e Yushchenkos.

Ndërkohë, vëzhguesit e huaj kanë raportuar për një mori shkeljesh në procesin e numërimit të votave.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës duke prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës duke prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Një ditë pas votimit, Komisioni Zgjedhor ka numëruar 97.67 për qind të votave, dhe më pas procesi është bllokuar. Për më shumë se një javë, vendi e ka përjetuar ankthin e pritjes së rezultateve zyrtare.

Udhëheqësi i komisionit, Serhiy Kivalov, ka bërë të ditur se vonesa është shkaktuar për arsye teknike, përfshirë problemet me serverë kompjuterikë. Mbështetës të Yushchenkos kanë besuar se vonesa është shpikur për t’i dhënë mundësi kampit të Yanukovychit që ta manipulojë procesin zgjedhor.

Në natën mes 21-22 nëntorit, Yushchenko është takuar me Kivalovin. Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Yushchenko ka thënë se nuk beson në rezultatet e Komisionit Qendror Zgjedhor. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve “të nisen drejt Maidanit dhe të mbrojnë fitoren’, duke iu referuar Sheshit të Pavarësisë, që gjendet në qendër të Kievit – lokacion qendror për protesta në periudhat e trazirave politike në Ukrainë.

Mbështetësit e Yushchenkos duke bartur një tendë në qendër të Kievit më 22 nëntor.

Mbështetësit e Yushchenkos duke bartur një tendë në qendër të Kievit më 22 nëntor.

Në mëngjesin e 22 nëntorit, një numër i vogël protestuesve janë mbledhur në qendër të Kievit, me flamujt portokalli të fushatës së Yushchenkos. Me kalimin e ditëve është rritur numri i protestuesve.

Forca të shtuara policore duke ruajtur zyrën presidenciale në qendër të Kievit, më 24 nëntor 2004.

Forca të shtuara policore duke ruajtur zyrën presidenciale në qendër të Kievit, më 24 nëntor 2004.

Në mesditën e 22 nëntorit, Komisioni Zgjedhor pati dalë me njoftimin se pas numërimit të 99 për qind të votave, Yanukovych i ka fituar 49.4 për qind të votave, ndërsa Yushchenko, 46.7 për qind.

Urimet janë nisur menjëherë nga Bjellorusia dhe Rusia, ndërsa vetë Putin ka thënë se “populli ukrainas e ka bërë zgjedhjen e vet – zgjedhje në të mirë të stabilitetit dhe shtetësisë”.

Uashingtoni nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, dhe sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Powell ka paralajmëruar për pasoja të paspecifikuara për zyrtarët ukrainas të përfshirë në mashtrimet zgjedhore.

Zyrtarët policorë përballë mbështetësve të Yushchenkos jashtë ndërtesës qeveritare në Kiev. 1 dhjetor 2004.

Zyrtarët policorë përballë mbështetësve të Yushchenkos jashtë ndërtesës qeveritare në Kiev. 1 dhjetor 2004.

Protestuesit me flamuj portokalli të fushatës së Yushchenkos kanë vazhduar të mblidhen nëpër Ukrainë dhe e kanë rrethuar ndërtesën presidenciale në Kiev. Me kalimin e kohës, rreth gjysmë milioni njerëz janë mbledhur në Sheshin e Pavarësisë, në një mot të acartë.

Ekipi i Yushchenos u ka dhënë jehonë rezultateve në rajonet Donjeck dhe Luhansk, ku as vëzhguesit, dhe as gazetarët nuk kanë pasur qasje në qendrat e votimit.

Një poster me mbishkrimin “Yanukovych, president i Ukrainës” në Donjeck. 30 nëntor 2004.

Një poster me mbishkrimin “Yanukovych, president i Ukrainës” në Donjeck. 30 nëntor 2004.

Më 3 dhjetor, Gjykata Supreme e Ukrainës ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë të pavlefshme dhe e ka shpallur datën për garën e re mes dy kandidatëve. Rundi i radhës është mbajtur më 26 dhjetor 2004.

Mbështetësit e Viktor Yushchenkos të mbledhur në sheshin Maidan më 26 dhjetor 2004.

Mbështetësit e Viktor Yushchenkos të mbledhur në sheshin Maidan më 26 dhjetor 2004.

Më 10 janar 2005, Komisioni Qendror Zgjedhor i ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe Viktor Yushchenko është shpallur fitues.

Më 23 janar 2005, ai është inauguruar si presidenti i tretë i Ukrainës.

Megjithatë, një vit më vonë, në gusht të vitit 2006, Viktor Yanukovych është emëruar kryeministër dhe më 2010 është shpallur president.

Yushchenko ka dalë i pesti në ato zgjedhje, pasi shumica e ukrainasve kanë thënë se gjatë presidencës së tij, më 2005-2010, ai nuk ka arritur t’i përmbushë zotimet për reforma dhe për ta çuar vendin përpara drejt integrimeve në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Më 2014, Yanukovych është rrëzuar në protestat disamujore, të njohura si Euromaidan, të cilat kanë shpërthyer në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, për shkak të niveleve të larta të korrupsionit dhe vendimit të tij për t’i flakur tutje planet për një marrëveshje të rëndësishme tregtare me BE-në, dhe i ka bërë të ditura synimet për forcim lidhjesh me Rusinë.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

Malet që më japin qetësi

Shpresa Ismajli. Foto:Shpresa Ismajli (Courtesy Image)
Doruntina Baliu

Për të, mali është gjithçka.

Forcë. Qetësi. Profesioni i dytë.

Ishte viti 2021, një periudhë e mërzisë me të cilën u ballafaqua Shpresa Ismaili, juristja 33-vjeçare nga Prishtina, pas diagnostikimit të nënës së saj me një sëmundje të rëndë.

“Doja të bëja diçka ndryshe”, thotë ajo.

E lindur në Koretin të Kamenicës, një fshat me kodra të ulëta dhe pa male të larta, dashuria për natyrën Shpresës nuk i ka munguar.

Por, ajo që nisi në 2021 si një aventurë fundjave në malet e Sharrit në Kosovë, u bë rutinë e pashmangshme në vitet që do vinin, madje edhe profesioni i dytë.

“Kur jam në mal, gjithçka fiket, domethënë gjithçka e qytetit, e shtëpisë, problemet, hallet… janë krejt off”, thotë ajo.

Shpresa Ismajli në maje të malit Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore.
Shpresa Ismajli në maje të malit Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore.

Shpresa u shpërngul në Prishtinë e vetme kur ishte 15 vjeçe. Nisi të punojë në një kompani të familjarëve, që bënte dekore dasmash. Ndërkohë, kreu studimet për t’u bërë juriste dhe familja e saj u ribashkua në kryeqytet.

Kujton se jeta po i ecte ashtu siç kishte parashikuar, derisa mori një kthesë të madhe dhe të rëndë më 2021.

“Në janar kuptuam që mami është diagnostikuar me kancer me metastaza në mëlçi”, kujton ajo.

Kur mësoi se sëmundja e nënës ishte terminale, Shpresa dhe gjithçka rreth saj ndryshuan rrënjësisht.

Shpresa e vogël me tezen dhe nënën që e mban në krah.
Shpresa e vogël me tezen dhe nënën që e mban në krah.

Ndonëse e mban veten në mend si një vajzë përherë pozitive dhe e buzëqeshur, në atë kohë kujton se dhimbja e mbërtheu në një periudhë dëshpërimi.

“Ishte periudha e mërzisë, depresionit, monotonia që u shfaq…”, kujton ajo.

Më 28 mars 2021, Shpresa u nis për ecjen e saj të parë malore në Sharr të Kosovës.

Ajo që u nis si një aventurë fundjave, nga ajo ditë për të do të bëhej rutinë e pashmangshme në vitet që do vinin.

“E pashë që unë jam e gatuar për male. Unë jam e gatuar për këto sfida. Aty u ndjeva aq mirë, sa besoj një fëmijë i lumtur që kënaqet me pak gjëra”, thotë ajo.

Shpresa në ecjen e parë te “Bjeshka e Madhe” në malet e Sharrit në Kosovë.
Shpresa në ecjen e parë te “Bjeshka e Madhe” në malet e Sharrit në Kosovë.

Terapia e Maleve

Për të, shtigjet, shpeshherë të vështira, nuk ishin vetëm një udhëtim fizik, por një mënyrë për të përballuar vështirësitë e jetës, si sëmundja e nënës që po përkeqësohej.

“Thjesht është një terapi që ta ka falë Zoti. Ti vetëm duhet të dalësh ta marrësh atë terapi, ta fitosh. Terapi falas.”

Shpresa e përshkruan ndikimin e maleve në jetën e saj si transformues.

“Unë e kam njohur veten kur kam filluar të dal në mal. Aty jam pjekur akoma më shumë në lidhje me jetën, për gjithçka, sepse normalisht përballesh me sfida, me gjithçka. Duhet të dish si të reagosh dhe si të veprosh.”

 

Ngjitja e Shpresës në Majën Briaset në Shqipëri, 2.567 metra e lartë.
Ngjitja e Shpresës në Majën Briaset në Shqipëri, 2.567 metra e lartë.

Një ngjitje për një kauzë

Kulmi i përvojës së saj malore erdhi në korrik 2022, kur ngjiti malin Mont Blanc në Francë, majën më të lartë të Evropës Perëndimore.

Shpresa Ismaili në majën e malit Mont Blanc në Francë, mbi 4.800 metra e lartë.
Shpresa Ismaili në majën e malit Mont Blanc në Francë, mbi 4.800 metra e lartë.

“Ishte një ndër eksperiencat më të bukura. Pesë ditë në mal, aty kam mësuar shumë gjëra”, thotë ajo.

“Atë ngjitje ua kam dedikuar grave të prekura nga kanceri dhe nënës time. Ishte një kauzë për mua, një qëllim.”

“Në mal gjeja kujtimin e nënës”

Pas humbjes së nënës, në maj 2023, mali u bë një shteg ngushëllimi dhe kujtimi për Shpresën.

“Me humbjen e prindit shuhet gjithçka, humb gjithçka… Me humbjen e saj e pata një periudhë tepër të rëndë”, kujton Shpresa, duke treguar se për një kohë jeta e saj u kthye në një dëshpërim sërish.

“Por, vetëm malin nuk e kam ndalur, se kur dilja në mal, unë e ndjeja atë (nënën)”, thotë ajo, me zërin që i dridhet nga emocionet.

Kështu ajo është bërë edhe një frymëzuese për të tjerët, në veçanti për shoqërinë, që thotë se shpesh kanë hezituar të provojnë këtë aventurë.

Në vitin 2023, Shpresa iu fut një trajnimi brenda projektit të fondacionit Utalaya, të themeluar nga alpinistja e njohur shqiptare, Uta Ibrahimi, që u bë gruaja e parë shqiptare që ngjiti malin më të lartë në botë, Everest.

Pas këtij trajnimi ajo mori licencë për t’u bërë guidë malore dimërore.

Që nga ajo kohë, ajo ka udhëzuar në ngjitje grupe të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Shpresa Ismaili si guidë malore në një nga ngjitjet në mal me grup.
Shpresa Ismaili si guidë malore në një nga ngjitjet në mal me grup.

Mes dy botëve

Pavarësisht dashurisë për malet, Shpresa mban me sukses punën e saj të përditshme si asistente financash.

Beson që produktiviteti i punës rritet me energjinë pozitive që merr çdo fundjavë.

Shpresa Ismaili në punën e saj të përditshme në zyrë.
Shpresa Ismaili në punën e saj të përditshme në zyrë.

Për këtë, ajo thotë se mundohet t’i inspirojë të gjithë ata që ndihen të bllokuar nga monotonia e përditshmërisë.

“Thjesht duhet të dilni. Ecje të lehta, aq sa të mundeni… Është terapi shumë e mirë. Ndihmon fizikisht, ndihmon në anën psikologjike. Aspekti psikologjik është primar.”

“Për mua mali është jetë. Ai më ka dhënë gjithçka dhe më ka mësuar se gjithçka është e mundur. Vetëm duhet të bësh hapin e parë”, thotë ajo.

Shpresa Ismaili në një nga ngjitjet dimërore, në majat me borë.
Shpresa Ismaili në një nga ngjitjet dimërore, në majat me borë.Radio Evropa e Lirë

JU TREGOJ 34 VJET JETË TË GAZETËS “RILINDJA DEMOKRATIKE” Nga Dr. Mujë Buçpapaj, bashkëthemelues i gazetës “RD” dhe gazetës “Tribuna Demokratike”

Në foto me kolegë të gazetës Rilindja Demokratike
Pak ditë pas themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në dhjetor 1990, gjendja e lirisë së mediave në Shqipëri ishte e vajtueshme. Partia në pushtet kontrollonte totalisht mediat e shkruara si dhe ato audiovizive dhe ajo që është më e keqja, i kishte drejtuar ato kundër demokratëve të papërvojë dhe me mundësi të pakta për të ngritur një sistem të tyrin informues.Një stuhi sulmesh të stilit të propagandës së vjetër komuniste u lëshua kundër lidërve demokratë të cilët paraqiteshin si “huliganë”, “shkatrrues” dhe “kërcënues të rendit dhe sigurisë së Shqipërisë”.
Vendi i vogël ballkanik ishte i fundit në rajon që po përpiqej të përshtaste rregullat e reja të pluralizmit dhe ekonomisë së tregut. Qeveria komuniste ndërsa ishte detyruar të pranonte pluralizmin pas presionesh të forta të Levizjes Studentore të dhjetorit 1990 dhe atyre nderkombëtare të udhëhequra nga SHBA-të, shfaqte synime të qarta për të lejuar një opozitë të dobët, të kontrolluar dhe me mundësi të vogla për ta sfiduar në zgjedhjet 31 marsit 1991.
Me vëllain Flamur Buçpapaj në kohën e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990
Në këto rrethana shtypi i lirë do të ishte prova e parë e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar. Pas plot 46 vjetësh izolimi total dhe mohimi të fjalës së lirë, Partia Demokratike kishte vendosur të nxirrte gazetën e saj. Ishte një kohë pritjeje, por edhe përgatitje për stafin e ri, i cili do të drejtonte gazetën, siç ishin edhe disa gjëra të natyrës teknike. PD, e themeluar më 11 Dhjetor 1990, më 12 dhjetor të këtij viti u shpall publikisht gjatë një tubimi historik në Qytetin “Studenti” Tiranë. Pluralizmi ishte pranuar politikisht, por nuk ishte legalizuar akoma në mënyrë institucionale, ligjore.
Më 17 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë formalisht do të dekretonte ligjin e lejimit të pluralizmit politik në vend, ndërsa më 19 dhjetor, vetë PD do të regjistrohej në Ministrinë e Drejtësisë si një parti legale. Tani, ajo nuk kishte pengesa që të ndërtonte strukturat e saj në të gjithë vendin, si dhe të kishte shtypin e saj. Pas themelimit të PD-së, dalja e numrit të parë të gazetës së saj do të shënonte një dallim thelbësor të ndryshimit të sistemit të ngurtë të mohimit të fjalës së lirë.
Muja me kolegë studentë
PD, e sapolindur, vazhdonte të kishte selinë e saj provizore tek godina numër 15 në Qytetin”Studenti”. Ato dy-tre dhoma të përshtatura thjesht mbanin shpirtin e asaj lëvizjeje dhe shndërrimi themelor. Drejtuesit e Komisionit Nismëtar me në krye lidërin e Levizjes Studentore Azem Hajdarin, çdo ditë që kalonte po e shikonin që gjendeshin në vështirësi të mëdha komunikimi me mbështetësit e tyre dhe opinionin në tërësi, për shkak të mungesës së medias së partisë së tyre. Deri në këtë kohë, drejtuesit e lartë demokratë mund të publikonin idetë e tyre pa censurë vetëm tek “Zëri i Amerikës”, e drejtuar nga gazetari i famshem Elez Biberaj, pasi RTSH dhe gazetat e kontrolluara nga Partia e Punës në pushtet, përveç censurës dhe deformimeve të ideve dhe koncepteve të tyre, i kishin vënë në shënjestër disa prej eksponontve të Komisionit Nismëtar të PD-së, e sidomos Azem Hajdarin dhe Sali Berishën. Shtypi i majtë vazhdonte të zbatonte parimet leniniste, sipas të cilit kundërshtari politik ishte edhe armik i partisë.
Muja me Elez Biberajn, në atë kohë shef i Seksionit Shqip të Zërit të Amerikës
Në fund të Dhjetorit 1990, koncepti për ndërtimin e gazetës kishte ardhur duke u formësuar. Komisioni Nismëtar kishte ngarkuar për këtë çështje Mitro Çelën dhe Preç Zogajn, që të dy gazetarë të njohur në vend. Mitroja njihej si natyrë opozitare për shkak të disa shkrimeve problemore ekonomike, si pasojë e publikimit të tyre me urdhër të Partisë Komuniste ai ishte larguar nga gazeta “Zëri i Popullit”, ndërsa Preçi vinte nga “Zëri i Rinisë” dhe kishte një të kaluar të vështirë dhe mosbesimi me regjimin për shkak të biografisë së familjes së tij tërësisht antikomuniste.
Nuk dihet se kush e pati propozuar në Komisionin Nismëtar të PD-së, por shumë shpejt u mor vesh se kryeredaktor i gazetës së opozitës ishte emëruar Frrok Çupi edhe ky një ish- gazetar i “Zërit të Popullit” i larguar prej kësaj gazete “për shkelje të vijës së partisë.” Ai, për disa vite, ishte detyruar të punonte në një ndërmarrje të Tiranës si punëtor krahu. Në vitet 1989-1990, kishte botuar disa reportazhe mbresëlënëse në shtypin e Tiranës.
Në këto ditë të ndërtimit të stafit të ri të gazetës pati përpjekje prej shumë gazetarëve që të përfshiheshin në redaksinë e saj, por ishte shumë e vështirë. Më vonë, në stafin drejtues të gazetës do të emëroheshin shumë gazetarë, të cilët faktikisht nuk kishin luajtur asnjë rol deri më 12 Dhjetor 1990, kur ishte shpallur PD, por që njiheshin për një frymë oponente ndaj regjimit. Këtu bëjnë përjashtim studentët, të cilët ishin të gjithë anëtarë të Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Më kujtohet një episod nga ditët e fundit të dhjetorit, kur selia e Partisë Demokratike ishte akoma tek godina numër 15 e Qytetit “Studenti”, ku unë banoja si student pasuniversitar, bashkë me kusheririn tim Shpetim Buçpapaj, student i inxhinierisë, dhe isha përfshirë si përsonazh i levizjes studentore prej 9 dhjetorit 1990.Me disa nga drejtuesit kryesorë të kësaj Lëvizje si Azem Hajdari, Bardhyl Ukcamaj, Shenasi Rama, Myftar Gjana, Arbër Ahmetaj, etj, kishim miqësi të mëparshme.
Në njërën nga dhomat e pajisura thjesht me një tavolinë dhe disa karrike të marra nga salla e televizorit, në kat të dytë të godinës, zhvillonte mbledhjet e punës edhe kryesia e re apo Komisioni Nismëtar i PD-së. Në fakt në këtë perudhë, në ato ambiente studentesh ishte vështirë të mbaje ndonjë rregull apo distancë. Aty të gjithë e ndjenin veten heronj të një lëvizje të madhe. Pavarësisht përpjekjeve të Ndue Lugjës, si bodigard i Azemit apo të Dem Berishës si roje e parë e Sali Berishës, ishte e pamundur të mbaje ndonjë rregull të madh. Sali Berisha ishte vazhdimisht i rrethuar nga njerëz, të cilëve duhej t’u përgjigjej pa pushim. Një pjesë e madhe prej tyre vinin nga rrethet dhe ishin nismëtarë të themelimit të degëve të PD-së.
Në një nga këto mbledhje kam njohur për herë të parë edhe Frrok Çupin. Kishte një pamje të heshtur. Në një moment kur na thanë se do të fillonte mbledhja e kryesisë, u ngritëm dhe dolëm të gjithë, meqenëse nuk ishin në Komisionin Nismëtar.
U ngrit të dilte jashtë edhe Frroku, por dikush i tha, me sa më kujtohet Azemi: “Ti, Frrok, do të qëndrosh, pasi je kryeredaktori i gazetës”. Më kujtohet si sot Frroku i ulur në një karrike nga fundi i sallës, i mbështjellë me një pardesy kafe, mjaft të përdorur.
Në korridor po prisnim bashkë me Lazer Stanin. Lazri më tha se i ishte premtuar për të punuar qysh në fillim në stafin e gazetës RD dhe për këtë ndjehej i kënaqur, por në fakt do t’i bashkohej gazetës vetëm katër vjet ma vonë. Unë në këtë kohë isha student pasuniversitar, studioja për skenar të filmit artistik dhe isha në një moshë me Azemin, Shenasiun dhe Myftarin, kisha bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme me shtypin, kisha marrë pjesë si shumë intelektualë të rinj në Lëvizjen e Dhjetorit dhe natyrisht kisha dëshirë të punoja qysh në fillim në redaksinë e “RD”-së, por gjërat nuk ishin të lehta për shkak të frymës së klaneve që do të kontrollonte qysh në ditët e para gazetën.
Muja me Idriz Lamajn, në atë kohë gazetar i Zërit të Amerikës
E kisha diskutuar këtë problem edhe me Azemin, si kryetar i Komisionit Nismëtar edhe me Prof. Sali Berishën. Të dy më kishin thënë se këtë punë e zgjidhte Preçi, pasi partia nuk do të ndërhynte në caktimin e stafit. Berisha, qysh në ato momente, ishte për atë që stafi i gazetës të zgjidhej sipas një modeli jo partiak, por krejt të pavarur. Biles pati zëra se “RD”-ja do të ishte një gazetë e pavarur nga PD-ja. Mua m’u duk çështje e përfunduar. Me Preçin njiheshim qysh kur isha student në vit të parë për letërsi në Fakultetin Histori-Filologji. Tek ai, kryeredaktori I gazetës “Zëri i rinisë”, Remzi Lani, por edhe redaktorët e kësaj gazete, kishim gjetur një përkrahje të madhe dhe miqësi të gjithë ne poetët dhe publicistët e rinj. Remziu kujdesej posaçërisht të përkrahte talentet e reja në letërsi dhe publicistikë. Gjatë vitit 1990-1992 gazeta tregoi në pavarësi të madhe, edhe pse ishte organ zyrtar i rinisë, duke u bërë mbështetëse e procesve demokratike.
Preçi, në atë periudhë, mbulonte reportazhet, kurse unë edhe shumë kolegë të mi studentë niseshim shpesh për shkrime jashtë Tiranës, ku merrnim edhe shërbimet edhe honoraret e shkrimit. Për ne si konviktorë, kjo ishte një mbështetje e madhe.
Megjithatë, Preçi nuk do të pranonte me pretekstin se kishte një staf tepër të ngushtë dhe do të bashkëpunonin vetëm me studentë. “Kur redaksia të zgjerohej, thoshte Preçi, atëherë do të bisedojmë” apo siç thoshte ai, “ne të njohim si poet dhe publicist i spikatur dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Azemit, as të Berishës.”
Në fakt një vit më parë, pikërisht për reportazhet cilësore që kisha botuar tek “Zëri i Rinisë”, kisha marrë çmim vjetor, ndërkohë që kisha marrë edhe disa çmime vjetore për poezi dhe një poemë të botuar tek kjo gazetë. Në vitin 1989, kisha botuar një vëllim poetik, i cilësuar nga kritika e kohës si i suksesshëm. Ai ishte vëllimi i vetëm poetik që botohej gjatë regjimit komunist pa ndonjë vjershë për partinë apo për udhëheqësin, siç ishte në modë atëherë, biles pa permendur në asnjë varg fjalën parti. Për këtë shkak libri u mbajt shtatë vjet në sirtaret e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, pasi nuk pata pranuar asnjë ndryshim të imponuar, pavarësisht tre recencave shumë të rënda që më akuzonin “për hermetizëm, figuracion të errët, apo ndikime nga poezia dekadente” e terma të tjerë që përoreshin rendom nga kritikë të regjimit që nuk e kishin për gjë të etiketonin kështu çdo poezi që nuk kishte frymën e klasës punëtore.
Siç doli më vonë, këto gjëra kishin dalë në plan të dytë dhe në mendjen e stafit të ri zienin ethet e politikës dhe të klaneve që për ne të rinjtë idealistë që donim thjesht të kontribuonim për fjalën e lirë dhe demokracinë, ishte diçka e padrejtë. Shumë prej nesh që ishim përfshirë në Lëvizjen e Dhjetorit për çështje idealesh, ishte shumë e vështirë të kuptohej se si po ndërtohej një pamje jo e mirë e gazetës së PD-së, tek shfaqej një tendencë për ta mbyllur atë në një grup shokësh të dyshimtë dhe klanesh që vinin nga Partia e Punës. Kjo nuk do të kuptohej në këtë periudhë as nga Berisha dhe as nga Hajdari, dhe as shumica e atyre që nuk punonin për të ndërtuar klane në parti. Që të dy në atë kohë shpreheshin se e rëndësishme ishte të fitonte demokracia. Tirana, në atë periudhë, po ziente. Intelektualët ishin përfshirë në debate të forta në rishikimin e vlerave të regjimit komunist, ku prinin shkrimtarët dhe artistët. Atë fund dhjetori, në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qe mbajtur pleniumi i Lidhjes, ku unë merrja pjesë bashkë me vëllaun tim, Skëndër Buçpapaj, poet dhe kritik mjaft i njohur, në atë kohë redaktor i gazetës “Drita”.
Pati debate të forta mes shkrimtarëve gjysmë desidentë dhe drejtuesve të Lidhjes. Shkrimtarët një nga një refuzuan të hidhnin kandidaturat e tyre për deputetë në zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Shqipërisë, të parashikuar për me 10 shkurt 1991. Dihej se kjo ishte një lojë e PPSH-së dhe Ramiz Alisë, për të justifikuar nevojën e lejimit të pluralizmit të vertetë politik, duke paraqitur rripat e transmesionit komunist si BRPSH, Organizat e Gruas dhe Frontit si subjekte të pavarura elektorale. Përpjekjet e Alisë për të kontrolluar pluralizmin dhe shmangur menjanimin e Partisë Komuniste nga qeverisja e vendit ishin dëshpëruese.
Pak me vonë u organizua një veprimtari për Gjergj Fishtën po në Lidhjen e Shkrimtarëve. Edhe kjo veprimtari e drejtuar nga Rudolf Marku, Skënder Buçpapaj, Aurel Plasari, Ndrek Luca, etj., pati debate të forta. Intelektualët e Tiranës kishin marrë përsipër ideimin e luftës për demokraci. Në një nga këto ditë, më 29 dhjetor, është mbledhur edhe stafi i ri i gazetës të Lidhja e Shkrimtarëve. Isha edhe unë më Skënderin dhe Arben Kallamatën, edhe ky gazetar i “Dritës”. Në këtë mbledhje të parë të këshillit botues të gazetës, i cili më 5 janar do të ndryshonte, Preç Zogaj ka prezantuar edhe Frrokun si kryeredaktor. Në këtë mbledhje është debatuar rreth mënyrës së organizimit të gazetës “RD”, aq sa mund të konceptohej një gazetë opozitare. E rëndësishme ishte se ajo do të ishte antiregjim dhe do të merrte përsipër edukimin demokratik. Aty është bërë edhe plani për numrin e parë, madje janë ndarë edhe disa tema.
Më 31 dhjetor 1990, Partia Demokratike do të zhvendosej nga godina nr.15 në Qytetin “Studenti” tek një vilë dykatëshe në Rrugën “Fortuzi”, afër ish-Hotel “Arbërisë”. Një vilë e shkatërruar dhe pa mirëmbajtje. Gazeta kishte një dhomë në katin e dytë të ndërtesës.
Në fillim nga Komisioni Nismëtar u tha se gazeta do të dalë më 3 janar, por ky vendim do të ndryshonte shumë shpejt. Piktori Mentor Shehu, i cili ishte ngarkuar të bënte faqosjen e “RD”-së, këmbënguli që grafiku që u kishte caktuar Poligrafiku për botimin e gazetës ditën e martë dhe të premte ishte i papërshtatshëm për Partinë Demokratike. Sipas Mentorit, prej të premtes deri tek e marta tjetër i binte gati pesë ditë të pambuluara nga gazeta e partisë, ndërkohë që PPSH kishte disa gazeta të përditshme si “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” dhe disa periodike që sulmonin ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kështu që me ndërhyrjen e drejtuesve të PD vendoset që gazeta të dilte të mërkuren dhe të shtunën.
Më 5 Janar 1991, pas përpjekjesh të mëdha, sidomos të Frrokut dhe Mentorit (që të dy e gdhijnë në shtypshkronjë), por edhe të Preçit dhe studentëve Fevziu, Shkullaku dhe Blushi, gazeta pa dritën e botimit.
Në këshillin e parë botues do të ishin Petraq Kolevica, Ajet Haxhiu, Natasha Lako, Mitro Çela, Kujtim Çashku, Edi Hila, Ilirjan Zhupa, Teodor Keko, Genc Pollo.
Në editorialin e “RD”-së “Fjala e parë”, shkruar nga Preçi, thuhej se “sot, Rilindja Demokratike thotë fjalën e parë të saj. Kjo rilindje ka marrë mbi vete një barrë të rëndë dhe detyrë të ndershme. Ka marrë për detyrë të thotë fjalën e vërtetë.” Në faqe të parë gazeta kishte përshëndetjet e Ismail Kadaresë, Rexhep Qoses dhe Dritëro Agollit.
Vetë titulli i gazetës doli nga një togfjalësh që kishte përdorur Qosja në përshëndetjen e tij. Siç dihet, kokën e gazetës e punoi piktori i njohur i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Bujar Marikaj. Në faqen e dytë zinte një vend të dukshëm shkrimi i Preçit “PD nuk është mace e zezë” e konceptuar si një replikë me gazetën “Bashkimi”.
Në këtë numër është botuar edhe shkrimi i Sali Berishës “Ylli ynë polar, çështja jonë kombëtare”, në të cilin jepej platforma e PD për zhvillimin e vendit, integrimin në Europë si dhe qëndrimet e saj ndaj zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Ky shkrim do të merrte shumë polemika edhe disa vite me vonë deri më sot, duke u bërë objekt i shumë analistëve të vendit dhe atyre të huaj për sa i përket qëndrimit ndaj çështjes së Kosovës. “PD do të luftojë pa u lëkundur që vëllezërit tanë në Kosovë të gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat demokratike, përfshirë edhe atë të vetëvendosjes, që janë të sanksionuar në Kushtetutën jugosllave, Kartën e OKB-së, dhe aktet e Helsinkit. PD nuk mund të pranojë si të përjetshëm ndarjen e kombit shqiptar. Prandaj edhe ne do të luftojmë me mjete paqësore dhe në kuadrin e proceseve integruese europiane të realizohen të drejtat e tyre për përparimin dhe bashkimin kombëtar”. Ky tekst ishte mbajtur si një fjalim në Sheshin Demokracia në Qytetin “Studenti” më 12 dhjetor 1990. Edhe Gramoz Pashko, në një intervistë dhënë gazetës, paraqiste strategjinë ekonomike të PD, e cila synonte reformimin tërësor të sistemit ekonomik ekzistues drejt një ekonomie, siç shprehej Pashko, “të inisiativës së lirë”. Frrok Çupi, në një shkrim të tij, duke përshkruar vështirësitë e botimit të numrit të parë, shpreh frikën e mosdaljes së numrit të dytë. Mentor Shehu, një nga themeluesit e gazetës dhe faqosësi i saj i parë, tregon se “stafi i parë i gazetës që paguhej me bordero, ka qenë i përbërë nga Frrok Çupi kryeredaktor, Mentor Shehu, faqosës, dhe Ilir Arapi, shofer i gazetës”. Mentori kryente një punë voluminoze që nga faqosja e numrit, dërgimi i materialeve, redaktimi i tyre dhe deri sa dilte gazeta. Pas pak ditësh, afërsisht një jave, në gazetë vjen edhe Emin Barçi. Emini ishte përfshirë në Lëvizjen Studentore dhe pas themelimit të PD ai ishte një njeri, i cili kishte siguruar vend, siç thuhej atëherë, në sektorin e shtypit në një nga dhomat e katit të parë të godinës numër 15. Aty kishte një makinë shkrimi dhe një shaptilograf, të cilët i përdorte një vajzë bjonde. Duke qenë se Emini u rekomandua në gazetë me propozimin e Pashkos dhe pëlqimin e Frrokut, ai kishte një peshë të madhe në politikën redaktuese të gazetës dhe emrat që do të botonin.
Nga kopjet e para të gazetës del se “studentët Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Ben Blushi dhe Edi Paloka ishin si vullnetarë që paguheshin me honoraret e shkrimeve që bënin, kryesisht në sektorin e informacioneve. Dritan Kaba në këtë kohë do të bënte edhe punën e fotografit, ndërsa Abdurrahim Këllezi, ish-korrektor i gazetës “Zëri i Rinisë” dhe Agim Fortuzi, ish-korrektor i “Bashkimit”, ishin dy korrektorët e parë të “Rilindjes Demokratike”.
Më vonë në redaksi kanë ardhur Genc Tirana dhe Arben Ruka, ish-gazetarë të “Bashkimit”, ndërsa është miratuar si korrespondent për Myzeqenë, Bujar Xhaferri. Pas tyre vjen Bashkim Trenova, ish-drejtor i Arkivit të Shtetit si dhe Filip Çakuli, ish-gazetar i njohur i “Hostenit”, shkrimtar i njohur i humorit shqiptar me natyrë kritike ndaj burokracisë së regjimit, Visar Zhiti poet disident, i dënuar politik. Po gjatë vitit 1991 do të vinin edhe Skënder Shkupi, Rakip Sulçe, Xhevat Mustafa etj. Ben Blushi do të hynte si anëtar i rregullt i redaksisë gjatë kohës që Mitro ishte kryeredaktor dhe do të largohej prej gazetës bashkë me Armand Shkullakun, Vera Isakun, Dritan Kabën, Mhill Tanushin, Genc Tiranën, Arben Rukën, pas 12 Gushtit 1992, kur mocionistët e drejtuar nga Pashko do të largoheshin nga PD për të krijuar më vonë Partinë Aleanca Demokratike.
Në këtë periudhë gazeta “RD” do të kishte tirazhin më të lartë dhe kërkesat në treg për të ishin të jashtëzakonshme por qeveria komuniste nuk lejonte të botohej më shpesh dhe në një tirazh më të lartë me pretekstin e mungesës së letres. Gazeta, megjithëse kishte një çmim prej 1 lek të ri, shitej me 10, 25 e deri 50 lekë. Lufta për të kontrolluar gazeten dhe ecur përpara shprehet qartë edhe në ndërrimin e shpeshtë të kryeredaktorëve në periudhën Janar 1991-Prill 1992.
Kryeredaktor i parë do të ishte Frrok Çupi, i cili do të largohej në Qershor të vitit 1991, pas polemikash me kryetarin e PD-se Sali Berisha. Pas tij do të vinte Napoleon Roshi, ish-drejtor i radios së jashtme dhe ish-gazetar i “Bashkimit”, pastaj Mitro Çela, i cili do të drejtonte gazetën nga fundi i vitit 1991 deri pas fushatës së suksesshme të 22 Marsit 1992. Megjithëse do të bashkëpunoja me gazetën me disa shkrime prej numrave të parë dhe në vijim, zyrtarisht në gazetën “RD” do të filloja punë në korrik 1992, por përpara zgjedhjeve të 22 marsit 1992 unë bashkë me Skënder Shkupin, Merita Shkupin dhe Ardian Haçin do të themelonim gazeten e PD së Tiranës “Tribuna demokratike”. Gjatë vitit 1991 ndërsa vazhdoja studimet pasuniversitare dyvjeçare për Skenar të filmit artistik që sot konsiderohen si studime postmateriale, bashkë me mikum tim Ismet Mehmeti(poet dhe gazetar), themeluam gazetën e legalistëve shqiptarë që njihej si Partia Nacionaldemokrate, një gazetë radikale e djathtë me ndikim në shtypin e kohës. Tek Atdheu qëndrova disa muaj, ndërkohë që në fillim të vitit 1992 më thirri Dr. Berisha që të themeloja gazetën Tribuna Demokratike , një gazetë që u përfshi shpejt në polemika të ashpra për shkak të denoncimit të krimeve të komunizmit.
Muja në redaksinë e Rilindjes Demokratike
Si kryeredaktor i “Tribunës” do të më binte të bashkëpunoja si me Mitron, ashtu edhe me Filip Çakulin, si zëvendëskryeredaktor i “RD”-së, i cili do të më ndihmonte më shumë shkrime. Gazeta “Tribuna Demokratike” ishte një gazetë shumë radikale, botohej dy herë në javë deri në 90 mijë kopje për numër, me një staf i gjithi vullnetar. Kishte një krizë letre, por miq të PD-së dhe Berishës në SHBA nga komuniteti tropojan në N.York, kishin blerë letër në Bullgari e cila erdhi falas në Tiranë vetëm për gazëtën “Tribuna Demokratike”.
Letra u magazinua në Lundër dhe kishte vështirësi ta sillnin në shtypshkronjë pasi nuk kishim makinë. Me kryetarin e PD-së, dega Tiranë prof. Ylli Vejsiun dhe ish shefin e administratës së PD-së, dega Tiranë Sotir Qirjaqi dilnim në rrugë për të ndalur ndonjë skodë që ta sillnim letrën në shtypshkronjë. Na ndodhte që të prisnim edhe dy-tre orë derisa sa dikush të na ndihmonte vullnetarisht. Kjo skenë raspakitëse përseritej dy herë në javë.
Ndër emrat që kontribuan në çdo numër të gazetës ishin Skënder Buçpapaj, Mero Baze, Albert Rakipi, Arben Kallamata, Ilirian Zhilla, Elida Buçpapaj, Bardhyl Ukcamaj, Fahri Balliu, Beqir Katana, Zamir Mulaj, Arbër Ahmetaj, Vehbi Skenderi, Ylli Rakipi, Myftar Gjana, Albert Rakipi, Ilirjan Peco, Adhurim Lakra etj, ndërsa gazeta faqosej nga piktori i talentuar Xhevahir Kolgjini, i cili bëri edhe kokën e gazetës. Gazeta aq sa kishte natyrë intelektuale, ishte edhe e ashpër dhe polemizuese me kundërshtarët politikë. Mbaj mend një shkrim të mikut tim Dritëror Agolli i cili në një opinion të tij thoshte: “E di që nesër Tribuna Demokratike do të ma zbusë kurrizin me ndonjë përgjigje të ashpër, por unë do ta them mendimin tim…”
Por të rikthehemi përsëri tek stafi i RD-së. Në Prill 1992, vjen kryeredaktor Bashkim Trenova, në vend të Mitros, i cili kishte fituar një vend në Parlamentin shqiptar si deputet i PD-së në zonën e Përmetit. Pas Bashkimit i cili u largua në diplomaci, aty nga fundi i vitit 1994, drejtimin e gazetës do ta merrte Lorenc Ligori, zëdhënës i PD gjatë kohës që në krye ishte Eduart Selami. Ligori, pas rreth një viti pune, në vjeshtë të vitit 1995 do t’ia linte këtë post Lazër Stanit. Stani do të qëndronte në krye të gazetës deri më 12 Mars 1997, kur trazirat që përfshinë vendin deri në anarki totale dhe rënjen e qeverisë demokratike bën që ai bashkë më zevëndëskryeredaktorin E.Paloka të largoheshin nga vendi, dhe gazeta të mos dilte për një numër. Ashtu mes plumbave dhe kërcënimve unë bashkë me Sami Milloshin, Mentor Shehun, Zef Lleshin, Dylejman Karajn, Shpetim Lukun, Ndrekë Gjinin, Dukagjin Hatën e Bledi Kasmin e rihapëm redaksinë dhe botuam gazetën.
Atentati ndaj Mujë Buçpapajt më 20 gusht 1977 pas rikthimit  në pushtet të ish PPSH me revolucion të armatosur
Në këtë periudhë të vështirë do të vinte kryeredaktor gazetari i mirënjohur Xhevat Mustafa, i cili do të qëndronte në këtë detyrë deri në Maj 1997 bashkë me mua si zevendëskryeredaktor. Xhevati një gazetar i spikatur i “RD”-së, dhe me shumë ndikim, do të zëvendësohej nga Astrit Patozi, ish-kryeredaktor i gazetës “Albania”, ndërsa Xhevati do t’i rikthehej diplomacisë. Zevendëskryeredaktorë do të vinin Sami Neza dhe Shemsi Peposhi. Ndërkohë që në sektorin ekonomik të gazetës punonin me përkushtim Migen Demirxhi dhe Brikena Kamenica, ndërsa Altin Ndroqi mbulonte Kulturën, sektor në të cilin kishin punuar më parë edhe Fatos Kongoli, Filip Cakulli, Lazër Stani, Rudina Xhuvani etj.
Nga fundi i vitit 1998 do të vinte në RD edhe Halil Rama, kolegu im i redaksisë së politikës për shumë vjet me radhë. Më parë kishin mberritur në RD tek sektori i rendit Ndrek Gjini dhe Artur Begaj.
Ne vitin 1998 kishte ardhur në RD edhe gazetari i mirënjohur Rexhep Polisi i cili vijon edhe sot në gazetë, si dhe Nebil Çika i cili punoi një periudhë si zevendëskryeredaktor, gazetari Armand Maho etj.
Patozi do të drejtonte gazetën deri në korrik 2005 kur ai do të zgjidhej deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë. Prej kësaj kohe dhe në vazhdim gazeta “RD” drejtohet nga gazetari i përkushtuar Blendi Kasmi.
Deklarata e Mujë Buçpapajt pas atentatit të kryer ndaj tij nga Policia e Shtetitt
Bledi si të thuash është rritur në Gazetën “RD.” Ka ardhë në redaksi qysh kur ishte student në gazetari në vitin 1995 dhe më vonë ka kaluar shef redaksie dhe kryeredkator prej shumë vjetësh.
Stafi i gazetës “RD” është i madh, ashtu siç është edhe emri i saj. Disa prej drejtuesve apo gazetarëve të saj shumë shpejt filluan që të mos e ndjenin më veten të gatshëm për të punuar me platformën politike të PD dhe u distancuan prej saj. Shumë prej të tjerëve, siç doli më vonë të futur nga PS, pasi kryen me sukses misionin e tyre, morën poste të larta në struktuart e PS dhe të qeverisë së saj. Ata u shndërruan në kundërshtarët më të betuar të “RD”-së dhe Partisë Demokratike.
Sot, pas 34 vjetësh, “Rilindja Demokratike” vazhdon me sukses detyrën e saj të informimit të pavarur dhe të mbrojtjes së demokracisë në stilin e saj të njohur, duke mos bërë kompromise dhe lëshime. Gjatë tetë vjetëve të fundit gazeta ka dalë vetëm në variantin online, pasi kushtet financiare nuk ja mundësuan botimin në formë të printuar.
Gazeta “RD” ka kaluar ditë të mira, por edhe shumë të vështira.
Për shembull gjatë viteve 1997-2005 drejtuesit e gazetës dhe gazetarët e saj i janë nënshtruar një dhune dhe represioni të paparë nga organet shtetërore, nëpërmjet gjyqeve të montuara, kërcënimeve, gjobave të rënda dhe sulmeve te egra, deri edhe me armë zjarri, siç i ka ndodhur autorit të këtyre radhëve me 20 gusht 1997 nga bandat neokomuniste, në shenjë hakmarrje politike.
Kam kaluar momente të vështira nga një sulm I bandave neokomuniste të rikthyer në pushtet me luftë pas agjedhjeve të korrikut 1997, ku mora 6 plumba kallashanikovi, por për fat u mbijetova. Pasi disa mujave në krevat dhe pastaj në karrocë, pas disa operacioneve u riktheva në gazetë akoma më i vendosur për të luftuar për fjalën e lirë dhe demokracinë që unë dhe brezi im i kishim kuptuar si një mission.
Gazeta “RD” ishte një gazetë e urryer nga regjimi neokomunist i pasvitit 1997-të. Ajo diskriminohej nga qeveria dhe entet e saj në dhënien e reklamave, duke e vënë atë para vështirësish të panumërta. Megjithatë gazeta dha një shëmbull të mbijetesës në një periudhë të rëndë për demokracinë dhe pluralizmin pas vitit 1997 dhe në vazhdim, deri me 3 korrik 2005 kur rierdhi në pushtet PD dhe aleatet e saj.
Në nëntor të vitit 2005 unë do të largohesha nga gazeta “RD” për të drejtuar Qendren Ndërkombëtare të Kulturës “QNK” dhe në vijim Zyrën Shqiptare të të Drejtave të Autorit deri në vitin 2014, kur në fuqi do të rivinin socialistët të cilët filluan spastrimin e thellë administës nga demokratëtë, duke anashkaluar meritorkacinë, garën e ndershme dhe kontributet intelektuale, por bazuar në kritere thellësisht politike dhe ideologjike.
Në vitet 2005-2013 erdhën në gazetë disa gazetarë të rinj, të cilët u përpoqën t’i jepnin gazetës energji të reja, sido që gazeta RD nuk do ta kishte shkëlqimin e dikurshëm dhe tregun e dikurshëm.
Vështirësitë financiare të gazetës “RD” u rikthyen pas vitit 2013 e në vazhdim, ndërsa drejtuesit e partisë nuk shfaqën ndonjë interes të mbanin në këmbë njërën prej simboleve më të fuqishme të PD-së, pas logos së saj.
Gjatë këtij tranzicioni të gjatë respektimi i lirisë së mediave dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut ka kaluar nëpër një shteg me ulje-ngritje të forta, por qysh prej 5 janarit të vitit 1991, kur doli numri i parë i gazetës “RD” e deri më sot, kjo media ka luajtur një rol historik si media e parë e lirë në vend. Unë dhe shumë kolegë të tjerë të nderuar, jemi vertetë krenarë që kemi qënë bashkëthemelues më 5 janar 1991 dhe pjesë e stafit të kësaj gazete për shumë vite me radhë.
Ndërsa prej 16 vjetësh botoj gazetën letrare dhe kulturore Nacional, një gazetë javore dhe e përditshme online (www.gazeta-nacional.com) me shtrirje rajonale dhe me bashkëpunëtorë disa prej poetëve, shkrimtarëve, artistëve, kritikëve, akademikëve, përkthyesve dhe publicistëve më të njohur në hapsirat shqiptare dhe në botë. Si një bashkëthemelues i shtypit të lirë shoh me trishtim që media e lirë ka pësuar regres të fortë. Raportet ndërkombëtare nga viti në vit kanë konstatuar kërcënimet që i vijnë fjalës së lirë në Shqipëri nga presionet e qeverisë, censura dhe vetëcensura për shkak të politikave editoriale, proqeveritare që ndjekin shumica e mediave në Shqipëri me lidhje biznesi dhe përfitimesh fianciare nga qeveria dhe shpesh edhe nga krimi i organizuar. Kjo formë censure e ka bërë akoma më të frikshme gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Shqipëri.
Uroj që fjala e lirë, e nisur 34 vjetë më parë, të mos vdesë kurrë në këtë vend dhe këtë shoqëri!

Politika dhe diplomacia si vlerë, moral, normë dhe parim…- Nga AGRON SHABANI

Aristoteli dikur politikën dhe etikën i vendosi në themel (fundament) si dhe në maja ose në kulm të shtetit? Ndërkaq, “civisin” dhe “civilisin” në qendër ose epiqendër të shtetit. Sepse, termi ose nocioni politika, parasegjithash e ka kuptimin e moralit (etikës) mbi shtetin. Apo, polis (shteti)-(e)tika (morali): Poli(e)tika. Ndonëse, sipas Aristotelit: shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj… Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke ‘tä politika’ (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe ‘hè politik’ (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).
Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme (‘tä politka’ dhe ‘hè politik’) -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik “politikos” ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe “politiès” (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).
 Ndonëse, në Kosovë si duket këto vlera, postulime, norma dhe parime si të thuash nuk njiihen, nuk respektohen dhe nuk zbatohen fare as si praktikë dhe as si teori. A e dini pser (përse) ?
Sepse, politikën dhe diplomacinë e Kosovës ( e deri diku edhe të Shqipërisë) i bëjne partia, familja,rruga, klani, tarafi, grupet e ndryshme të interesit, profitetit dhe bisnesit, rrethet (qarqet) e ndryshme vicioze, biocenoze, paranormale, parapolitike etj….E jo Akademia e Shkencave dhe Arteve, intelegjenca ose elita shkencore, intelektuale, kulturore, politike etj.
U mor vesh se retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike të Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në “Republikën” e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj… Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, multivuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të ‘kopshti të madh’ kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga “polisi”, “politia”(politeia) dhe “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari),”civilis” ( i hapur ose qytetar) dhe “res publica” ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).
Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare tek ne sikur eshtë shndërruar në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose teokratiko-despotik, sipas urdhërave dhe vullnetit të personit (individit) dhe partise-shtet ose shtetit-parti! Nejse!
Ideja dhe tematika ose problematika që dua të trajtoj sot është problematika e përqasjes, konceptimit, përceptimit, kuptimit, dallimit dhe definimit idealist, materialist dhe dialektik të “trekëndëshit” ose “trajektorës” së përgjishme shkencore ose metodologjike të politikës dhe diplomacisë së sotme shqiptare ose kosovare, e cila mund të konsiderohet si jo fort e rrahur, trajtuar, studiuar dhe analizuar sa duhet në publicitikën ose gazetarinë e sotme shqiptare.
Ndaj, edhe brenga ose shqetësimi kryesorë i kësaj tematike komplekse, sfiduese dhe tepèr serioze dhe jetike ,është përballja dhe përqasja e hetueshme ( e zorshme mbase) e disa fenomeneve, blloqëve (kampëve), konceptëve, ideologjive, axhendave, narrativave, formulave, ideve, teorive dhe interpretimeve te ndryshme shteterore, nacionale, politike, diplomatik, kadrovike, disolutive, kognitive, introspektive, retrospektive dhe të tjera të politikës dhe moralit të njohur mbi populllin, shtetin dhe pushtetin sovran, automon, ligjorë, plulalist, parlamentar dhe demokratik. ( Lexo. fenomenin Rama”, “Fenomenin Berisha”; ” Fenomenin Nano”, “Fenomenin Majko”, ” Fenomenin Topalli”, “Fenomenin Meta”, “Fenomenin Basha ” etj…në Shqipëri, apo “Fenomenin Rugova”, “Fenomenin Thaci”, Fenomenin Haradinaj”, “Fenomenin Kurt”, “Fenomenin Osmani” dhe të tjerë në Kosovë!) . Shtoja këtu edhe polin e antipolin.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubiozë, mendoj se mund të na ndihmojnë “distinksioni”, filozofia, ose interpretimi shkencorë dhe linearë i popullit (kombit), shtetit, pushtetit, kulturës, civilizimit, politikës dhe diplomacisë. Kjo për faktin se edhe në Kosovë edhe n´Shqipëri, jo rrallë janë prezent anomia (ndjenja e keqe e vetmisë, izolimit dhe funksionin oe pushtetit pa cak, qëllim, ideal dhe limit të caktuar); amnezioni, afazia, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, amoroziteti, inkubacioni, fataliteti dhe forma të tjera të bërjes së politikës dhe diplomacisë së asgjësë per asgje.
Ç’është e vërteta, termi ose nocioni politikë ose shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit politikës shqiptare ose kosovare (si njejësi dhe veçanti shkencore ose politologjike) u mungon lënda ose materia e njohur bazike.
 Kështu që politika dhe diplomacia shqiptare ose kosovare, janë të thirrura ose obliguara t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, lufta, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj.
  Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.
U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe filozofia strikte dhe konçize e Aristotelit e deri me sot.
 Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë “të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët”, kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond… Karl Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët ose definicionët e njohura shkencore dhe humaniste të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë:
Se këndejmi, politika dhe diplomacia, janë shkenca ose disciplina të posaçme të shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin aksiologjik (“axios”- diçka me vlera dhe parime të larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj… Aty i kemi edhe epistemologjinë ose gneseologjinë, të kanë origjinën e tyre lingustike, terminologjike ose etimologjike nga greqishtja e vjetër “gnosis” dhe “episteme” ( njohuri ose dituri),  filozofinë e politikës ose filozofinë politike, politikën filozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.), antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë) dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja ose spjegimi që mund të ipet mbi këto ligje, parime ose premisa shkencore ose humaniste.
Për me tepër ndërkaq, politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqërore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme politike, mekanizmat ose institucionet e ndryshme shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, vlerat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë.
Ndaj, unë vetëm po shtroj pyetjen ( pa komentuar): Vallë mos ndoshta do ishte me e merituar, me e kualifikuar, me robuste dhe korpulente për Kosovën dhe Shqiperinë e vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, si baza ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.
Pak politologji dhe fiozofi amerikane…
 Filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike.
Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm ose dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura poltike, ushtatake, shkencore, industriale ose ekonomike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo “epistemologjinë revolucionare” të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)
U mor vesh se politolozia dhe filozofia e njohur amerikane, nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme mendore, intelektuale, fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian (sidomos atij gjerman ose anglo-sakson), respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë realiste dhe idealiste, nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan mepastaj edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën), transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin “kantizmin dhe hegelianizmin e njohur amerikan” të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezentuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s.
Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, do angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë, të pavarur, sovran, autonom ose autentik, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik etj. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si “Journal of Speculative Philosophy”, “Philosophical Review” etj.) i cili do triumfonte në vitët e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj.)
Me ç’rast, krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe “fenomenologjia” e Husserlit së bashku me idealizmin transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial, dialektik ose ekzistencialist. Me fjalë tjera, duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shkencore ose humaniste.
Në instancë të fundit, skicimi, ravijezimi, konturimi, vërja ose vendosja e paqës dhe pajtimit në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme mbi ruinat, gërmadhat, trashetë, rrogozet ose istikamët e ndryshme luftarake ose ushtarake, pa i prekur ose lënduar ndjenjet, emocionet, sentimentët dhe krenarinë e përgjithshme të asnjerës palë: Kjo është formula ose sinteza e njohur shkencore dhe humaniste e politikës së jashtme ose diplomacisë intelektuale, pfrofesionale, intelegjente, robusted ose korpulente. Respektivisht, e politologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore.
Se këndejmi, politika dhe diplomacia, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen ose tejkalimin e problemëve të ndryshme shtetrore, naciononale ,shoqërore ose qytetare etij., si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut.
 Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.
 Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj.
Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.
Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera, por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Ndaj, teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme, por janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i zgjidhin dhe fitojnë ato.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se Uashingtoni, Berlini, Londra, Roma, Parisi, Vjena dhe Zagrebi, nuk mund t´ua kryejnë gjithëmonë obligimet ose detyrat shtëpiake Prishtinës dhe Tiranës, të cilat kurrë nuk kanë një plan B, C. D etj…
P. S. Politika dhe diplomacia e Kosovës, si duket gjithëmonë punojnë pa plan. Mbase, me shabllone ose instrumente të ndryshme pllakative, ataviste, emocionale, paranormale, parapolitike, paradiplomatike, shamane etj.
Kështu që Vucici dheDaqiçi i Serbisë, janë në epërsi enorme dhe absolute ndaj homologëvë të tyre shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria. Nuk duhet harruar dhe mohuar faktin se shumica e liderëve, politikanëve, diplomatëve ose kryediplomatëve të Serbisë dhe Kroacisë, i përkasin (takojnë) ajkës ose elitës së lartë politike, shkencore, intelektuale ose akademike.
Si për shëmbull, ish Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, sot ligjeruse ose profesoreshë e politologjisë (shkencave politike) në Universitetin e Splitit, Kryeministri aktual, Andrej Plenkoviç, Presidenti Zoran Millanoviç, Shefi i diplomacisë kroate, z. Radman etj. Ashtu siç janë Ivica Daqiç dhe politikan ose diplomat tjerë serb, të specializuar ose promovuar (disertuar) në fahun ose profesionin e tyre.
Dhe, ky është një fakt, argument ose alibi i fortë politik dhe diplomatik për politikën dhe diplomacinë serbe, e cila bëhet në Akademinë e Shkencave ose Fakultetin e njohur të Shkencave Politike pranë Univerzitetit prestigjioz të Beogradit.
Tek e fundit në rastin e politikës dhe diplomacisë së Serbisë dhe Kroacisë: Kemi të bëjmë mbi konfliktët, përplasjet ose kolizionet e konceptëve, ideve dhe teorive të njohura liberale, parlamentare, demokratkme, pluraliste, humaniste,, shkencore, intelektuale ose akademike (Zagrebi)t dhe atyre autoritare, totalitartiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera (Beogradit). Mbse, në mes dy shkollave elitare ose renomative në fushën e politologjisë dhe filozofisë politike.

Gjenerata “Z”, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

Është ora 23:00, dhe Emanueli, vetëm 17 vjeç, hap derën e shtëpisë pas një dite të gjatë me dy turne pune. Ai jep një përshëndetje të thjeshtë, “Si je?”, ndërsa lodhja ia rëndon fjalët. Vera për të nuk ishte thjesht pushime; ajo ishte përpjekje për t’u pavarësuar.

Një turn në një bar kafe në qendër të Tiranës nga ora 17:00 deri në 22:30 dhe një tjetër në një mensë lagjeje nga 11:00 deri në 15:30 mbushnin ditët e tij. Por, si çdo gjimnazist, edhe Emanueli iu rikthye bankave të shkollës në shtator, duke përpjekur të ndërthurë punën, shkollën dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.

Në librin “21 Lessons for the 21st Century”, Yuval Noah Harari thotë: “E vetmja gjë që dihet me siguri për të ardhmen është ndryshimi.” Për gjeneratën Z, kjo është më shumë se një thënie – është një realitet që ata e përqafojnë çdo ditë.

Si Emanueli, brezi Z nuk ndjek rregullat tradicionale; ata ndërtojnë një model të ri që përfshin sakrificën për pavarësi, aftësinë për t’u përshtatur dhe forcën për të balancuar shumë përgjegjësi njëkohësisht. Ky brez ka lindur me kufij më të hapur, jo vetëm fizikë, por edhe kulturorë e dixhitalë.

Në Shqipëri, brezi Z po e vendos veten në qendër të prioriteteve të veta, duke i dhënë përparësi mirëqenies personale dhe zhvillimit, ndërsa puna shihet si një mjet për të arritur qëllime dhe jo si qëllim në vetvete.

Financiarisht, ata preferojnë të kursejnë me zgjuarsi, por kur shpenzojnë, zgjedhin përvoja unike – si udhëtimet dhe pasionet – në vend të mallrave materiale. Ky trend përfaqëson një ndryshim të qartë në mënyrën se si ky brez percepton jetën dhe suksesin.

Brezi Z, i njohur gjithashtu si “Gen Z”, përfshin individët e lindur midis viteve 1997 dhe 2012 (në disa klasifikime deri në 2010 ose 2015). Ky brez vjen pas Millennials (Brezi Y) dhe është i pari që ka kaluar gjithë jetën në një epokë të dominuar nga teknologjia, interneti dhe mediat sociale.

Sipas Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, në Shqipëri numërohen rreth 286,123 persona që i përkasin brezit Z (të lindur midis viteve 1997-2012), duke përfshirë këtu dy grupmosha kryesore: 15-19 vjeç, me një total prej 142,943 personash (72,011 meshkuj dhe 70,932 femra), dhe 20-24 vjeç, me 143,180 persona (69,354 meshkuj dhe 73,826 femra).

Një botë pa internet e panjohur për gjeneratën Z

Gjenerata Z, brezi i rritur mes krizave ekonomike dhe një revolucioni teknologjik, po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si konceptohet puna.

Ina Grabocka, sipërmarrëse/ drejtoreshë e marketing&sales/ projekt menaxhere e disa bizneseve në vend, një prej tyre edhe në sektorin e Call Center, thotë: “Gjenerata Z në call center preferon fleksibilitetin në punë dhe një ambient që mbështet mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale. Ata janë më të orientuar drejt një pune ku ndihen të dëgjuar dhe të vlerësuar, duke kërkuar një balancë mes jetës dhe punës”.

Por çfarë i bën ata kaq të ndryshëm? Ky brez ka lindur dhe është formuar në një botë ku ndryshimi është konstantja e vetme, dhe për këtë arsye ata kërkojnë që çdo aspekt i jetës – përfshirë punën – të përshtatet me ritmet e kohës.

Për ta, puna nuk është vetëm një mjet jetese, por një platformë për vetëshprehje, përmbushje dhe pavarësi. Ata sfidojnë modelet tradicionale të hierarkisë dhe kërkojnë një mjedis pune ku të ndihen të përfshirë dhe të motivuar.

Erald Pashaj, ekspert punësimi, shprehet se: “Të rinjtë e shohin udhëheqësin me syrin e një të riu të shekullit 21, që jeton në vitet 2010-2020-2025, dhe jo më si më parë. Ky është një ndryshim i madh dhe shumë pozitiv, tani, të rinjtë e shohin udhëheqësin si një njeri që ata e besojnë dhe kanë dëshirë ta ndjekin me vullnet të lirë”.

Ata janë dixhitalë, fleksibël dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e mirëqenies mendore dhe emocionale. Brezi Z shquhet për prirjen e tyre drejt pavarësisë së hershme dhe aftësinë për të përshtatur jetën profesionale me dëshirat personale.

Sipas sociologes Marsida Simo “Gjenerata Z është më fleksibël në tregun e punës, duke kërkuar të punuarin hibrid apo online, dhe është gjithmonë në kërkim të një pune më të mirë”. Kjo dëshirë për të balancuar punën me mirëqenien personale dhe liria në zgjedhje i bën ata unikë.

Një përmbysje e modelit tradicional të punës

“Të rinjtë nuk kanë etikën e duhur të punës” thoshte Instituti i Manhattan në vitin 1973. “Të pasigurt dhe të ngadaltë” i përshkruante Greater Good në vitin 1990. “Mungesë përkushtimi për punë” – theksonte Psychology Today në vitin 2000. “Dembelë dhe të Privilegjuar?” pyeste VOA News në vitin 2010. Dhe në vitin 2023, Business Insider nënvizon se, sipas disa drejtuesve, “punonjësit e gjeneratës Z janë dembelë.”

Në çdo dekadë, diskursi mbi etikën e punës së të rinjve mbetet i njëjtë, duke përforcuar pritshmëritë dhe stereotipat që shoqërojnë çdo brez që hyn në tregun e punës. Artikujt e mësipërm janë dëshmi se kjo narrativë është një fenomen i përsëritur dhe shpesh i pavërtetuar. Siç thekson Erald Pashaj, “Të rinjtë nuk mund t’i masim me të njëjtin metër si brezat e mëparshëm. Nevojat dhe kushtet kanë qenë të ndryshme.”

Në Shqipëri, gjenerata Z po përballet me një treg pune që shpesh nuk përmbush nevojat dhe ambiciet e tyre. “ Nga ajo çfarë po tregon tregu në Shqipëri, është se të rinjtë punojnë, por jo aty ku ata nuk janë trajtuar si duhet” – thekson z. Pashaj. Për këtë brez, zgjedhja e një pune nuk është më domosdoshmëri për mbijetesë, por një vendim i vetëdijshëm për të investuar në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Në një botë ku ndryshimi është konstantja më e madhe, Gjenerata Z ka ardhur për të sfiduar mënyrat tradicionale të të bërit punë. Brezi që është rritur mes një revolucioni teknologjik dhe sfidave globale, kërkon më shumë se paga apo përfitime bazë. Ata kërkojnë fleksibilitet, inovacion dhe një kuptim më të thellë të misionit të punës së tyre.

Sipas Anisa Abazi Menaxherja e Shërbimeve të Kapitalit Njerëzor “Deloitte Albania”, “Gjenerata Z kërkon orare të përshtatshme dhe modele pune hibride”.

Kjo nevojë pasqyron një prirje për të gjetur balancë mes jetës personale dhe profesionale, një koncept që është larg stilit tradicional të punës nga ora 9:00 deri në 5:00. Për ta, mjedisi ideal i punës është ai që mbështetet në teknologji dhe u ofron mjete për të zhvilluar aftësitë e tyre​.

Përplasja e brezave dhe riformimi i kulturës së punës

Erald Pashaj, pohon se “ekziston një përplasje mendësie mes të rinjve dhe disa bizneseve që drejtohen nga njerëz me një mendësi nga dekadat e shkuara”.

Kjo përplasje reflekton një sfidë me të cilën përballen shumë organizata sot: të përshtaten me një brez që kërkon më shumë fleksibilitet dhe që nuk ndjek rregullat e vendosura nga brezat e mëparshëm. Për ta, puna nuk është thjesht një burim jetese, por një mundësi për të lënë një ndikim pozitiv​.

Ina Grabocka përmend: “Puna e tyre duhet të ketë një qëllim final; ata kërkojnë të kuptojnë rolin e tyre në një mision më të madh”. Kjo qasje ndihmon në krijimin e lidhjeve më kuptimplote me punën dhe motivon të rinjtë për të dhënë maksimumin​.

Teknologjia dhe drejtësia, shtyllat e punës për gjeneratën Z

Në zemër të kërkesave të këtij brezi është teknologjia dhe drejtësia. Sipas sociologes Marsida Simo, “Gjenerata Z është më fleksibël dhe më e hapur ndaj teknologjisë, duke kërkuar mjedise pune që ofrojnë transparencë dhe mundësi për zhvillim të shpejtë.”

Teknologjia nuk është vetëm një mjet pune për këtë brez, por një platformë për rritje dhe inovacion. Për ta, puna duhet të jetë një hapësirë ku drejtësia dhe barazia janë prioritete thelbësore​.

Shembulli i Firdeus Kasaj 19 vjeç, themeluesi i UnyoCorp, ilustron këtë transformim. Ai ka ndërtuar një kompani që përqafon vlerat e gjeneratës Z, duke krijuar mundësi për të rinjtë të përdorin teknologjinë dhe të zhvillohen në një mjedis që vlerëson meritokracinë.

“Respekti duhet të fitohet nëpërmjet meritës dhe jo për shkak të pozicionit që mban drejtuesi”, – thekson Kasaj, duke përforcuar filozofinë e tij për zhvillimin profesional dhe personal të punonjësve​.

Në përmbledhje, Gjenerata Z nuk kërkon vetëm të përshtatet me botën e punës, por të transformojë mënyrën se si puna konceptohet. Ata nuk ndjekin më rregullat tradicionale, por rishkruajnë normat me fleksibilitet, teknologji dhe drejtësi. Në këtë proces, ata jo vetëm që i përshtaten tregut, por e transformojnë atë, duke krijuar një të ardhme më të ndriçuar për të gjithë.

Mirupafshim arsimi universitar

Nëse ka një brez që e ka bërë të qartë se rregullat e vjetra nuk vlejnë më, ai është Brezi Z. Të rinjtë shqiptarë të kësaj gjenerate nuk ndjekin thjesht rrugët tradicionale të arsimit dhe karrierës – ata po krijojnë rrugët e tyre, të frymëzuara nga teknologjia, fleksibiliteti dhe përvoja. Në këtë proces, ata po ndërtojnë një peizazh të ri për të ardhmen e punës dhe zhvillimit profesional.

Ndryshe nga brezat e mëparshëm, të rinjtë e Brezit Z janë të rritur me teknologjinë në duar dhe e përdorin atë si një mjet kryesor për mësim dhe zhvillim. Ata nuk janë të kënaqur me metodat tradicionale të mësimit – klasa të mbushura dhe teori të stërzgjatura.

Platforma si Coursera, Udemy dhe LinkedIn Learning janë kthyer në bibliotekat e tyre të preferuara, ku mund të mësojnë çdo aftësi, nga kodimi te marketingu dixhital. Siç thotë Marsida Simo, “këto platforma janë ideale për të rinjtë që duan të përvetësojnë aftësi të reja, të ndjekin pasionet e tyre dhe të qëndrojnë konkurrues në tregun e punës”.

Shumë nga të rinjtë po i kthejnë shpinën arsimit universitar të gjatë dhe teorik, duke zgjedhur kurse të shkurtra dhe praktike që ofrojnë rezultate të menjëhershme. Ina Grabocka thotë se, “gjenerata Z është gjithnjë e më e fokusuar në zgjidhje praktike dhe të personalizuara për nevojat e tyre, duke lënë pas programet tradicionale universitare”. Kjo qasje reflekton jo vetëm një dëshirë për efikasitet, por edhe për një lloj autonomie mbi rrugën e tyre profesionale.

Për Brezin Z, teknologjia nuk është thjesht një fushë; është një stil jetese. Sipas të dhënave nga INSTAT, studimet në teknologjinë e informacionit, inxhinierinë dhe menaxhimin e mediave sociale janë ndër zgjedhjet më popullore.

Pavarësisht kësaj, sektorë si arsimi profesional dhe gastronomia gjithashtu po tërheqin një numër të konsiderueshëm të rinjsh, duke u ofruar atyre një rrugë të qartë drejt tregut të punës. Erald Pashaj thekson se “këto degë janë bërë jetike për të rinjtë që duan të hyjnë shpejt dhe me siguri në tregun e punës”​.

Udhëtimet dhe përvojat unike në prioritet!

Të rinjtë shqiptarë të Brezit Z po bëjnë zgjedhje gjithnjë e më të zgjuara për menaxhimin e financave të tyre. Pavarësisht sfidave ekonomike si inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, ata janë të orientuar drejt kursimeve dhe investimeve afatgjata.

Sipas regjistrit kombëtar të llogarive bankare, grupmosha e të rinjve po rritet në përdorimin e llogarive bankare, një tregues që ata janë gjithnjë e më të angazhuar për të menaxhuar financat e tyre dhe për të monitoruar buxhetin. Ky brez gjithashtu priret të përdorë platforma dixhitale për të menaxhuar financat, duke marrë vendime të informuara për shpenzimet dhe investimet që bëjnë​.

Aida, një 20-vjeçare, tregon për “Monitor” se nisi të punojë që në moshën 15-vjeçare, jo për nevojë, por për të mbledhur para për udhëtimet e saj. “Para disa vitesh vizitova Greqinë për herë të parë me familjen, por kur u ktheva, dëshiroja të shkoja diku tjetër. Kërkova bileta për në Milano, por pashë që ishte shumë e shtrenjtë, kështu që vendosa të punoja”, – thotë Aida.

Në moshën 18-vjeçare, kur nisi universitetin, ajo bëhet e pavarur ekonomikisht nga prindërit. “Kam rreth 5 vite që punoj dhe gjithçka shkon për udhëtime. Nuk blej gjëra si një çantë apo një makinë, por e di që çdo udhëtim tjetër është më afër”.

Një vëzhgim i realizuar nga “Monitor” me 89 të rinj ka treguar se më shumë se 70 prej tyre zgjedhin të shpenzojnë vetëm për gjërat e nevojshme dhe janë të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit të tyre. Ata preferojnë të kursejnë ose, më së shumti, të ruajnë për përvoja unike, si udhëtime ose aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin personal, në vend të shpenzimeve për mallra materiale​

Ky trend tregon se Brezi Z u jep përparësi përvojave që ofrojnë mundësi për rritje dhe mësim, duke shprehur një ndryshim të fortë nga konsumimi material në investimin në jetën personale dhe profesionale.

Për ta, udhëtimet janë një mundësi për të shijuar jetën, për të mësuar dhe për të zgjeruar horizontet, duke e parë atë si një investim në vetveten dhe në përvojat që ndihmojnë në formimin e karakterit dhe zhvillimin e aftësive.

Të rinjtë shqiptarë po shfaqin gjithnjë e më shumë një dëshirë për të udhëtuar si një mundësi për të fituar përvoja dhe kujtime që do t’i shërbejnë në të ardhmen. Kjo shfaq një qasje të re ndaj jetës, ku përvoja dhe pasuritë shpirtërore janë më të rëndësishme se sa pasuritë materiale.

“Të udhëtosh do të thotë të jetosh dyfish” – Hans Christian Andersen

Gjenerata Z është brezi që jo vetëm ëndërron për të udhëtuar, por e bën atë një pjesë të pandashme të identitetit të tyre. Duke vlerësuar eksperiencat mbi materializmin, ata investojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për të eksploruar botën.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion për “Monitor” nga kompania Wizz Air për Shqipërinë, nga 2 milionë pasagjerë të nisur nga vendi në vitin 2024, 40% ishin nën moshën 35 vjeç, duke treguar qartë pasionin e të rinjve për eksplorim​.

Në vitin 2024, tre destinacionet kryesore për shqiptarët ishin Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, por grupmosha 18-25 vjeç kishte një interes të veçantë për Francën, Poloninë dhe Hungarinë. Për ta, udhëtimi nuk është vetëm argëtim, por një mundësi për të zgjeruar horizontet kulturore dhe për të lidhur përvojat personale me realitetet globale​.

Mes emigrimit dhe dëshirës për të udhëtuar

Një nga librat më të cituar mbi filozofinë e udhëtimit, “Vagabonding: An Uncommon Guide to the Art of Long-Term World Travel” nga Rolf Potts, thekson se të udhëtosh është një investim në kujtime dhe përvoja që zgjasin gjithë jetën.

Ky mentalitet përputhet me mendësinë e gjeneratës Z, që zgjedh eksperiencat si një formë e re pasurie. Për ta, një selfie në Kullën Eiffel apo një udhëtim me biçikletë në kanalet e Amsterdamit ka më shumë vlerë sesa një objekt luksoz.

Të dhënat e Wizz Air tregojnë se dy të tretat e të rinjve bëjnë rezervimet e udhëtimeve të tyre 1 javë deri në 3 muaj para nisjes, një model që reflekton prakticitetin dhe njëfarë spontaniteti​. Në krahasim me grupmoshat më të vjetra, ata preferojnë të udhëtojnë vetëm, duke theksuar dëshirën për pavarësi dhe eksplorim autentik.

Gjenerata Z nuk e sheh udhëtimin si një luks, por si një domosdoshmëri. Ata ndjekin frymëzimin e filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj, duke e konsideruar botën si një klasë të madhe të hapur për të gjithë.

Për ta, çdo destinacion është një faqe e re në librin e jetës. Kjo qasje, e ndikuar nga teknologjia dhe një botë gjithnjë e më e lidhur, po ndryshon mënyrën se si shoqëria percepton udhëtimin dhe investimin në eksperienca.

“Të udhëtosh është të jetosh dyfish,” por të emigrosh shpesh nënkupton të kërkosh një jetë më të mirë. Për gjeneratën Z, udhëtimi dhe emigrimi nuk janë vetëm dy anë të ndryshme të së njëjtës monedhë; ato përfaqësojnë dy realitete që ndonjëherë ndërlidhen. Udhëtimi për ta është një mundësi për të eksploruar botën, për të ndier përvoja unike dhe për të krijuar kujtime. Ndërsa emigrimi, në shumë raste, shihet si një hap i domosdoshëm për të ndërtuar një të ardhme që vendi i tyre nuk ua ofron.

Siç thekson Erald Pashaj, “sot që flasim, emigrimi ka vetëm elemente negative, sepse jo vetëm që tkurr popullsinë, por vret edhe shpresën”. Megjithatë, për shumë të rinj shqiptarë, dëshira për të udhëtuar dhe për të eksploruar është ngushtësisht e lidhur me pasigurinë që ndiejnë në vendin e tyre.

Ata e fillojnë këtë rrugëtim përmes përvojave të shkurtra udhëtimi, për të hyrë më vonë në realitetin e emigrimit, duke kërkuar një ambient që vlerëson potencialin e tyre.

Nga 89 gjimnazistët e pyetur në lidhje me emigrimin, vetëm 3 prej tyre ishin të sigurt për qëndrimin në Shqipëri. Për të rinjtë, qëndrimi në vendin e lindjes nuk është më një mundësi për të gjithë. Dëshira për studime më të mira jashtë, mundësi pune dhe kushte më të favorshme është gjithnjë e më shumë një nevojë dhe një dëshirë që i shtyn ata të kërkojnë mundësi jashtë kufijve të Shqipërisë.

Esmeralda, një 18-vjeçare në vitin e fundit të gjimnazit, është një shembull i kësaj tendence. Ajo e ka dashur gjithmonë të punojë në biznesin e familjes, të zhvillojë atë që ka nisur që fëmijë. Por për të, Tirana dhe Shqipëria si një mundësi për të ardhmen kanë një kufi.

“Doja të qëndroja këtu, të kontribuoja për qytetin tim, por një pjesë e madhe e impenjimeve të mia po drejtohen në një tjetër vend, ku mund të më ofrohen kushte më të mira për të realizuar ëndrrat e mia”.

Ajo, ashtu si shumë të rinj të tjerë, po shtyhet nga prindërit për të kërkuar mundësi më të mëdha jashtë Shqipërisë, ku mund të zhvillohen dhe të përballen me sfida të reja që përmbushin aspiratat e tyre.

Ky shqetësim nuk është i panjohur për Marsida Simon, sociologe, e cila nënvizon se, kur të rinjtë përballen me një realitet të vështirë në tregun e punës, ku strukturat dhe mundësitë për zhvillim janë të kufizuara, zhgënjimi kthehet në motiv për të kërkuar një ekosistem më të favorshëm jashtë vendit.

“Kur brezi i ri nuk gjen hapësirë për t’u zhvilluar dhe nuk ndien se mund të kontribuojë në shoqëri, emigrimi bëhet një zgjedhje logjike. Ata nuk priren të qëndrojnë në një vend që nuk i përmbush vlerat dhe kërkesat e tyre për drejtësi dhe mundësi të barabarta”.

Për të rinjtë shqiptarë, emigrimi është më shumë se një largim nga vendi – është një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Larg politikës

Dëshira për të emigruar nuk është indikator i vetëm i shpresës së vdekur të Gjeneratës Z në Shqipëri; një tjetër shenjë e qartë e këtij zhgënjimi është mospjesëmarrja politike.

Pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet e fundit të Shqipërisë është reflektim i një zhgënjimi të thellë dhe mospërfshirje politike, që ka karakterizuar Gjeneratën Z.
Vetëm 38.2% e qytetarëve morën pjesë në këto zgjedhje, dhe përfaqësimi i të rinjve ishte një ndër faktorët kyç që ndikuan në këtë numër të ulët.

Kjo tërheqje nga proceset politike është një pasqyrë e mungesës së besimit të brezit të ri te politika dhe mundësitë për ndryshim brenda vendit​.

Ndryshe nga brezat e mëparshëm, të rinjtë shqiptarë nuk e shohin politikën si një mundësi për të ndryshuar jetën e tyre, por si një sistem që i mban ata të ngujuar në një cikël stagnimi.

Në një analizë të EEAS (Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Europian), thuhet se shqetësimi për korrupsionin dhe mungesën e transparencës në Shqipëri është një faktor kryesor që ka shtuar apatinë politike te të rinjtë. Ata janë të lodhur nga një sistem që vazhdimisht favorizon interesat e ngushta dhe nuk ofron mundësi të barabarta për zhvillim profesional dhe personal​

Në ndryshim nga brezat e tjerë, të rinjtë në vendet e zhvilluara si Gjermani dhe SHBA kanë treguar një angazhim më të madh politik. “Gen Z është më e angazhuar dhe e përgatitur për të kërkuar ndryshime nëpërmjet politikës dhe votës, duke kërkuar një sistem që të jetë i hapur dhe i përgjegjshëm” (Melissa Deckman, 2024).

Përkundër përpjekjeve të ngadalta të Shqipërisë për të përfshirë më shumë të rinj në politikë, përfshirja e Gjeneratës Z është e theksuar më shumë në vendet me sisteme zgjedhore më të hapura dhe të drejta, ku ato priren të përdorin votën si mjet për të kërkuar ndryshime.

Ky angazhim politik është reflektim i një sistemi që i vlerëson dhe i inkurajon të rinjtë të jenë pjesë e zhvillimeve politike dhe shoqërore. Për krahasim, Shqipëria ende përballet me një sistem ku, sipas Deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, “të rinjtë nuk janë të përfshirë dhe nuk shohin mundësi për të ndikuar në proceset politike”.

Për brezin Z të shqiptarëve, politika nuk është më një mundësi për të arritur ndryshim, por një pengesë që i bllokon ata nga arritja e aspiratave të tyre.

Një e ardhme pa rregullat e të kaluarës

Në një botë që është gjithnjë në ndryshim, Gjenerata Z po krijon rrugët e tij, jo më duke ndjekur ato të krijuara nga brezat e kaluar. Ky është një brez që, edhe kur sheh pasigurinë dhe vështirësitë, ka fuqinë dhe dëshirën për të ndërmarrë veprime dhe për të modeluar të ardhmen sipas kushteve të tij.

Gjenerata Z nuk është e fiksuar pas kalimit të kohës në rrethana të vjetra dhe të ngurta; ata janë të orientuar nga ndryshimi dhe evolucioni. Ata duan të punojnë dhe të jetojnë sipas kushteve që e respektojnë potencialin e tyre të plotë, duke kërkuar mundësi që i shërbejnë si individë dhe si pjesë e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

Ata janë një brez që i kupton mundësitë që teknologjia ofron, që sfidojnë normat e vjetra dhe që, siç thotë dhe autori zviceran, Alain de Botton, “nuk e shohin të ardhmen si një mundësi për t’u frikësuar, por si një mundësi për t’u krijuar”.

Nëse ka një gjë të sigurt për Gjeneratën Z, është se ata janë të gatshëm të krijojnë një të ardhme që nuk bazohet në rregullat e së kaluarës, por në mundësitë që ata mund t’i bëjnë të vërteta. Për këtë brez, e ardhmja është në duart e tyre dhe nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë. BW

S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë

Nadije Ahmeti

Për qejf a për zor, shumica e të rriturve kosovarë jetojnë me prindërit.

Nëse dikush e sheh këtë si prapambetje, i ngjashëm është trendi edhe në disa vende të Perëndimit.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat e Byrosë së Regjistrimit për vitin 2024 tregojnë se përafërsisht 1 në 3 të rritur amerikanë të moshës 18 deri në 34 vjeç, jeton në shtëpinë e prindërve.

Në një pjesë të madhe të Evropës, sipas Agjencisë së Statistikave – Eurostat, ky proporcion është më shumë se një në tre.

Në Kroaci, për shembull, janë shtatë të rinj në dhjetë që zgjedhin shtëpinë e prindërve.

Për sociologun Artan Krasniqi, familja është një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i jetesës në Kosovë.

“Jemi shumë të lidhur”.

“Unë nuk mund të paramendoj të jetoj vetëm”, thotë Genita Rafuna.

“Ne jemi familje e madhe – dy prindërit dhe gjashtë fëmijë. Jam shumë-shumë e lidhur me ta”, thotë 23-vjeçarja nga Prishtina.

Genita Rafuna, 23-vjeçare nga Prishtina.

Genita Rafuna, 23-vjeçare nga Prishtina.

Genita, aktualisht, është studente në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë. Thotë se nuk ka pronë të veten, por edhe sikur të kishte, nuk do të jetonte vetëm.

“Unë jam mësuar në një ambient me shumë njerëz, me atmosferë, zhurmë e të qeshura në familje”, shprehet ajo.

Këtë ndjesi ndan edhe Faton Rexhepi. Tregon se i ka 37 vjet, punon në sektorin privat dhe jeton nën një çati me prindërit, vëllezërit e motrat.

Faton Rexhepi, 37-vjeçar.

Faton Rexhepi, 37-vjeçar.

Ky “mentalitet bashkëjetese”, siç e quan ai, “është krejt normal”.

“E ndiej veten rehat. Dua të kujdesem edhe për prindërit, sepse janë në moshë të shtyrë dhe kanë nevojë”, thotë Fatoni.

Ndryshe prej tij, Namon Muçiqi, 28 vjeç, do të donte të jetonte vetëm, por nuk i ka kushtet ekonomike.

Thotë se paga që merr nga puna në sektorin privat, nuk i mundëson të paguajë qiranë e një banese.

“Kështu që jetoj me prindërit. Është më lirë. Faturat për shërbime paguhen për të gjithë anëtarët. Ushqimi përgatitet për të gjithë. Ky stil i jetës është më i lirë”, sipas tij.

Namon Muçiqi, 28-vjeçar nga Prishtina.

Namon Muçiqi, 28-vjeçar nga Prishtina.

Çka thonë shifrat?

Një studim i organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung, i publikuar në nëntor të vitit 2024, nxori në pah se 86 për qind e të rinjve në Kosovë nga mosha 14 deri në 29 vjeç jetojnë me prindërit e tyre, meqë është opsion më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm.

Sipas studimit, vetëm 11.5 për qind e të anketuarve do të jetonin vetëm, nëse rrethanat financiare do t’u lejonin.

Të rinjtë që jetojnë në viset urbane, përbëjnë përqindjen më të lartë – mbi 37 – sa u përket preferencave për të jetuar vetëm, nëse do t’u mundësonin kushtet financiare.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se familjet në vend kanë mesatarisht 4.33 anëtarë.

Faktori kulturor dhe ai ekonomik

Artan Krasniqi, sociolog në Universitetin e Prishtinës, thotë se faktori i parë që i lë të rinjtë e rritur në shtëpitë e prindërve, është ai kulturor.

Sipas tij, vajzat e kanë edhe më të vështirë të vendosin të jetojnë vetëm pa u martuar, kryesisht për shkak të mentalitetit patriarkal.

Krasniqi thotë se një faktor tjetër që i kontribuon dukurisë, është edhe ai ekonomik.

“Sikur të kishin mirëqenie, punë të sigurt, banim me kosto të përballueshme, me siguri se do të rritej numri i atyre që do të donin të jetonin vetëm”, thotë ai.

Shkalla e papunësisë te të rinjtë në Kosovë është gati 20 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave për vitin 2023, mbi 62 mijë është numri i të rinjve nga 15 deri në 24 vjeç që llogariten fuqi punëtore, kurse mbi 52 mijë prej tyre janë të punësuar.

Qiratë e banesave në Prishtinë sillen nga rreth 200 euro e lart, varësisht madhësisë, kushteve që i ofron dhe lokacionit ku ndodhet.

Çmimi për blerje të banesave, ndërkaq, nis nga 1.000 euro për metër katror deri në mbi 2.200 euro. Më së shtrenjti, ato janë në Prishtinë dhe në Prizren.

Marrë parasysh këto shifra dhe pagën mesatare në vend prej rreth 570 eurosh, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skënderi, thotë se në Kosovë nuk është krijuar standard i tillë ekonomik që të rinjtë të jetojnë të pavarur.

“Të jetuarit bashkë është më lehtë dhe më lirë”, thotë ai, duke shtuar se institucionet duhet të krijojnë mundësi, që çmimet e pronave për banim të jenë më të përballueshme.

Institucionet, përkatësisht Qeveria aktuale e vendit ka premtuar ndërtimin e 4.000 njësive banesore, kur është zgjedhur para gati katër vjetësh.

Asnjë prej tyre nuk është ndërtuar ende, por së paku në katër komuna janë caktuar lokacionet dhe është hapur tenderi për ndërtim.

“Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, e shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna të tjera”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook në fund të nëntorit.

Ai tha se vlera e projektit është mbi 38 milionë euro.

Pak ditë më vonë, më 5 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për banim social dhe të përballueshëm.

Në bazë të këtij ligji, mosha e njërit të çiftit që mund të përfitojë nga ky program, duhet të jetë nën 37 vjeç, nuk duhet të ketë në pronësi njësi banimi dhe të ketë mundësi të limituara financiare për të blerë banesë me çmime të tregut.

Sipas programit, familja përfituese do të bëhej pronare e banesës me këste mujore prej 120-150 eurosh në muaj, për një periudhë kohore prej 150 muajsh.

Në Perëndim, faktori ekonomik është arsye më e fortë e të rinjve që jetojnë me prindër, sesa ai kulturor.

Ai është bërë më i theksuar pas pandemisë COVID-19 dhe shpërthimit të luftës në Ukrainë – ngjarje këto që kanë shkaktuar rritje të inflacionit gjithandej, por edhe humbje të vendeve të punës.

një anketë që ka publikuar Qendra e Kërkimeve Pew në vitin 2022, mbi një e treta e amerikanëve apo 36% kanë thënë se është një gjë e keqe për shoqërinë që më shumë të rinj të rritur jetojnë me prindërit e tyre, ndërsa 16% kanë thënë se është gjë e mirë për shoqërinë. REL

Shumëkush pas pushtetit e humbi kokën dhe zemrën, dhe u çmend nga krenaria?! – Nga Skënder MULLIQI

Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Edhe partitë e ndryshme janë organizata politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht gjithë shoqërinë.E kjo e dyta si pakicë sikur po dëshiron ta mbisundon të parën si shumicë.Sigurisht së është logjike që shteti është në dorë të qytetarëve.Këta qytetarë jo që janë të priviligjuar më ligj, por më fakte.Zgjedhjet mbahen që të zgjidhen njerëzit më të aftë dhe intelegjentë, më të mënqurit, të guximshmit dhe të përkushtuartit për shtëtndërtim dhe mirëqenje të përgjithshme.Nuk nuk ndodhi kështu në Kosovën e lirë dhe të pavaruar.Partitë që e morën pushtetin , nuk u sollën konformë shumicës qytetare , por më shumë I kontribuan një pakice.

Natyrishtë së para qytetarëve të gjithë janë të barabartë , ata nuk janë klasë në vete, por një grup përsonash të favorizuar vetem nga natyra, njerëz të përzgjedhur për zgjedhje.Shtrohet pyetja a ndodhi kjo në realitet që të zgjidhen më të mirët për pushtete ekzekutive?Mund të thëmi qe jo.Këtë e tregojë koha në mos zhvillim të duhur të shtetit dhe të shoqërisë në përgjithësi.Patem shumë defekte të cilat na lanë mbrapa në procese. Numri I atyre që kishin aftësi për të qeverisur më shtetin ishte I kufizuar, duke mbetur anash njerëzit e pajisur më cilësi të vlefshme , të cilët ngjallin respektin unanim të kombit.Të votuesit mbretërojë deri diku edhe frika së për kënd duhet të votohet, nga jo vetëdija e duhur qytetare.Më shumë patem sundimtarë se sa njerëz të cilët respektojnë votën dhe rregullat e demokracisë liberale.Kjo ndikojë edhe në kategorizimin e shoqërisë në dy klasa, të pakicës në pushtet dhe të shumicës shumë të lënë anash.Ata të cilët menaxhuan më punët e shtetit nuk ju nështruan autoritetit të shumicës .Dhe, kjo I bën përgjëgjës për gjendjen jo të mirë të rrjedhave ekonomike dhe sociale në Kosovë, për shumë vite.Pushtetet pa marrë parasysh se nga cili subjekt politikë vijnë në pushtet, duhet të rekomandojnë vullnetin nga masa e gjerë e qytetarëve.

Shihet se nuk ndodhi përkushtimi dhe dobishmëria për të gjithë barabartë.Kosovës I duhen njerëzit që nuk marrin asnjë privilegj, asnjë të drejtë , përveq atyre të shkëlqyera, për të cilat edhe ngarkohen nga populli.Dihet së nuk ka barazi të përsosur, por të për afër po.Barazia duhet të ruhet për një kohë të gjatë?Ne pretendojmë se nuk mundet dhe asgjë nuk është më e lehtë të provohet.Asgjë nuk është më e rrezikshme për moralin personal të një njeriu sesa zakoni i komandimit. Dy ndjenja të pandashme nga pushteti nuk kanë dështuar kurrë të prodhojnë një demoralizim të tillë; ato janë: përbuzja ndaj masës dhe mbivlerësimi i meritave të secilit.Në shoqërinë tonë nevoitet më në fund të kënë vend në pushtet njerëzit e aftë për të menaxhuar problemet shoqërore dhe politike, sidomos po na mungon elita e intelektualëve, e Kosova ka nevojë shumë për ta.Listat e partive politike garuese për zgjedhjet e 9 shkurtit kan mungesë të madhe të kësaj elite, nuk janë shumë lista premtuese për proceset e vështira të cilat e presin vendin .Është koha e flakjës së zakonit të komandimit, si burim lajthitje morale dhe intelektuale.Shumë kush pas pushtetit e humbi kokën dhe zemrën dhe u çmend nga krenaria.Pushteti nuk ishte dashur ti korrupton edhe më të mirët…!


Send this to a friend