Shumë prej tyre kanë shpërndarë në rrjetet sociale kundër reagimet ndaj sjelljeve fyese dhe denigruese ndaj tyre, ndërsa një pjesë tjetër ka ndarë eksperiencat në terren përballë Ramës.
Një të tillë ka rrëfyer edhe Aranita Brahaj, gjatë kohës kur raportonte nga terreni dhe një ‘këshillë’ të pronarit të medias në raport me Ramën gjatë kohës që ky i fundit ka në kryetar bashkie në Tiranë.
“Kur dikur punoja si gazetare dhe ne ndonje rast me duhej te beja kronike edhe per aksionet e ish kryetarit te Bashkise qelloi nje rast qe me merr drejtori i lajmeve i redaksise per te me dhene nje keshille te rendesishme profesionale: kujdes qendroi larg e mos i bej pyetje lere te flasi cte doje vet, se nuk i dihet! E kishte fjalen per personin qe edhe duhet ti afroja mikrofonin nderkohe qe ne dore kishte nje sepate. Skishim pare gje akoma”, shkruan Brahaj ne profilin e saj ne Facebook.

Komentet