Tregoje fuqine tende o shtet pa emer i kllouneve anonime operatore!
O merhamon bardha halle shume, te dhunuan per here te dyte me arrogamcen e te paturpshmeve e snobizmin e te pamoralshmeve.
Investiguan diten tende duke u bere skenariste, regjizore e operatore te nje filmi horror humanizmi.
U kenaqen ne scoop- in e shekullit te 1500 lekeve bamiresi, ata qe aq leke i kane vetem per Scotch whisky e puro te perditshme.
U gajasen o Ije me rrudhat e tua, floket e bardhe e duart me kallo.
Zbuluan “korrupsionin e shekullit” o Ije!
Zbuluan se karrocen e hodhe ti ne rruge e u zgerdhine o Ije, se nuk e njohin dinjitetin e punes me mund e krahet e trupit.
Me mire i hedh ne rruge se te te shkelin me kembe punen e djersen e ballit!
Nuk e njohin o Ije kete shprehje, se jane mesuar te lepijne plehra e te rrokullisen neper kembe nga shkelesit e jetes.
Egocentrizmi i tradhtoi dhe kesaj here o Ije!
Nga regjizore, operatore e skenariste, u shnderruan ne suflera te vetvetes qe veteperqeshen me karagjozllekun ku jane zhgerryer.
Zoti nuk vonon por nuk harron o Ije!
Telekameren e telefonit ta kthejne ne selfvideo e te investigojne tek kontratat e reklamave, punonjesve, gazetareve, operatoreve, housekeeper, sponsor, qera e zyra nga te cilat publikojne keto “SCOOP-et e shekullit”!
Ketu ta tregoj fuqine shteti, ai pa emra qe e duan gaztoret filmaxhi te oborrit, e jo te Ija qe rri gjithe dite ne diell e shet 10 leke nje tufe majdanoze.
Tregoje fuqine tende o shtet pa emer i kllouneve anonime operatore!
Sa e si eshte paguar per kete video?
A ka bere fature fiskale per “filmin” e shekullit?
U publikua ne nje media publike e transparenca hapi i pare kunder korrupsionit.
Derisa te kemi nje gazetari te tille investigative, korrupsioni ne Shqiperi ben pershesh me sheshin e perimeve!

O merhamon bardha hallemodhe e plot dinjitet, shpirti po t’gulcon nga zeheri i perimeve te shkelme n’asfalt. Ke muaj qe i rrit si fmite e barkut.
O merhamon bardha krahehapun e krylart, t’u hidhnu zemna nga dhuna e egersina e njerezve t’pa fe. “Eh jane kthy kohet e keqija” po thu me vete.
N’krah te atij biri none, qe t’ka kap kaqafe me t’dhone gajret, i sheh drejt e n’sy t’ballit e i tute me zonjellikun tende. Lojna i bone n’drite te Zotit.
Ti e mira, fjaleombla, e palodhshme qysh n’sabah.
O merhamon bardha e rrugeve te bardha e te sqime te Tirones, je shuplaka ndaj nje qytetarie qe nuk po dine te mbrojne jeten, e nje civilizimi qe shkel me kome cdo dite moralin e vlerat me te cilat je rrit.
O merhamon bardha e aromave te lulebores, hijeve te selvive, aromes se selfionit, i tregove dallkaukeve si jetohet me pune, me dur te vrame nga dheu e me qindarka te mbledhuna me mundim per cdo rronje bime te korrun.
O merhamon bardha plot nur, je simboli i nje morali qe sheh deri tek hunda e tij.
O merhamon bardha plot lezetllik, fisnikeria jote i ka vesh me turpin katerkonesh!
Komentet