Ne Foto:Aeroplani me te cilen udhetoi i semuri, ekipi mjeksor dhe dy pjestar te familjes Gashi/
Nga Familja e Gazetarit Sulejman Gashi, eshte percjelle njofimin se pas arrestit Kardiak ne UTAH, ai u transportua ne Nju Xhersi.Njoftimi i plote, qe u adresohet kontributoreve, qe iu pergjigjen apelit te familjes, eshte ky:Babai ynë arriti mirë në New Jersey me një ambulancë të ajrit që kishte të gjitha përkujdesjet e nevojshme.Me aeroplan te posacem udhëtuan Sulejmani, ekipi mjekësor, dhe dy familjarë nga Utah për në New Jersey.
Familja falenderon përzemërsisht të gjithë kontributoret për ndihmën në këtë kohë shumë të vështirë për familjen . Ne, shkruajne ata, tani mund të vazhdojmë kujdesin e mëtutjeshëm mjekësor, dhe të ia japim Babait mbështetjen dhe dashurinë e madhe familjare këtu pranë shtepisë sonë. Ne besojmë dhe shpresojmë shumë që Babai do të shërohet së shpejti. Nëse dëshironi të na kontaktoni, drejtohuni tek emaili [email protected].
-Bashkëshortja Tonja më fëmijët, Sarandën, Drilonin, Janinën dhe Egzonin
Ja dhe mesazhi në gjuhën angleze:
Dear Family and Friends,
Our father made it safely to New Jersey in an air ambulance providing all of the necessary care. We have posted a photo of the airplane that our Dad, a medical team and two family members traveled on to get from Utah to New Jersey. We wholeheartedly thank you all for your support in this very difficult time for our family. We can now continue to provide Dad the necessary medical care and to give him great love and family support close to our home. We strongly believe in and hope for a speedy recovery for Dad. If you wish to contact us, please email us at the recently created [email protected].
-Sulejman’s wife Tone and their children Saranda, Drilon, Janina and Egzon
***
Gazetari Sulejman Gashi pesoi aksident kardiak tri jave te shkuara.
Ate kohe familja drejtoi nje mesazh per ndihme komunitetit. Ne ate mesazh elektronik te percjelle nga familja shkruhej:
Për korrespondentin nga New Yorku Sulejman Gashi
Sulejman Gashi është një gazetar, analist dhe gjuhëtar frymëzues — ai është patriot shqiptaro-amerikan. Por, mbi të gjitha, është një bashkëshort i dashur dhe prind i përkushtuar.
Ai për momentin po lufton shumë që të rikthehet nga një arrest kardiak që pësoi gjatë një udhëtimi pune në qytetin Salt Lake City në Utah. Ai është në gjendje kome dhe e gjithë familja është pranë tij këtu në Salt Lake. Tani na nevojiten aranzhime të posaçme për të transportuar Babain nga këtu tek një spital pranë shtëpisë sonë në rrethinën e qytetit të New Yorkut. Aty do të mund ta vazhdonim trajtimin intensiv. Bartja me aeroplan special, bashkë me një ekip të mjekëve të trajtimit intensiv, kushton rreth $50,000.
Babai ynë është një burrë i vlerave, modest, krenar dhe zemërgjerë. Përkushtimi i tij për gruan, fëmijët, prindërit dhe familijen në përgjithësi është themeli i gjithë suksesit tonë qoftë personal apo profesional. Jeta dhe vepra e tij ka qenë dhe mbetët liria dhe pavarësia e Kosovës dhe forcimi i marrëdhënieve Kosovë-SHBA. Ai gjithmonë ka punuar për këto ideale në rrethana të jashtëzakonshme. Nga New Yorku, Sulejmani ka shkruar dhe raportuar përgjatë viteve 1990-ta — duke i dhenë shpresë kauzës së Kosovës së pavarur. Ai mbuloi luftën e Kosovës, është angazhuar pas luftës për rindërtimin e medias së lirë dhe të transmetuesit publik (RTK-së), dhe ai vazhdon të raportojë mbi zhvillimin e Kosovës si një vend i pavarur dhe demokratik.Në qoftë se Babai ynë, familja jonë, apo ndonjëri nga ne ju kemi dalë krahë ndonjëherë, ne kërkojmë nga ju të na mbështetni gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të rëndë. Ju do të na ndihmonit që t’i mbulonim shpenzimet e transferimit të sigurtë të Babait nga Salt Lake City në New Jersey. E gjithë kjo ndihmon që ai të na rikthehet — si Babai ynë i dashur, profesionisti i përkushtuar dhe njeriu i mrekullueshëm që na ka mbështetur dhe frymëzuar shumë të gjithëve….
***
Ketij mesazhi te familjes Gashi iu pergjigjen 432 persona, te cilet per dy dite dhuruan $65, 805.000.
Komentet