Voal – “Ismail Morinën e kërcënojnë shumë njerëz”. Rrëfimi është bërë nga gazetari i Nju Jork Times, James Piotr Montague që ka realizuar edhe një intervistë me Ismail (Ballist) Morinën. Ky i fundit i kishte treguar Montague edhe pistoletën “Zastava”, për të cilën është vënë në pranga mëngjesin e ditës së djeshme.
Gazetari Montague ka thënë se, për ndeshjen me Serbinë ka një siguri të madhe. “Ka një siguri mjaft të lart në Elbasan gjatë ditës së sotme. Rreth flamurit shqiptar në Beograd janë shkruar mjaft artikuj”, tha Montague duke folur për News24 nga Elbasani.
Më pas ai flet edhe për intervistën me Ismail Morinën. “Unë e kam intervistuar Ismail Morinën madje kam edhe foto me të. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm”, tregon gazetari i Nju Jork Times.
“Kur unë e kam takuar Ismail Morinën, ka pasur shumë persona që e kërcënonin atë, duke iu dërguar edhe foto kërcënuese. Mund të them se ai ndihet i kërcënuar dhe është i rrezikuar”, ka theksuar gjatë deklaratës së tij, gazetari James Piotr Montague, i cili vetëm një ditë më parë botoi edhe intervistën me Ballistin.
“Mua nuk më duket e çuditshme që në Shqipëri njerëzit të mbajnë armë”, tha ai. Ndërsa në fund ka edhe një urim dhe besim të tij: Shqipëria do të kualifikohet dhe do të shkojë çdo gjë mirë.

Komentet