Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Elbasanit për lirimin nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh se ndërkohë që vendimi është dhënë bazuar në probleme shëndetësorë të bashkëshortes së Tahirit, e cila në raste krizash nuk ka mundësi të kujdeset për fëmijët, referuar QKB-së, zonja Tahiri është një biznesmene e suksesshme në një kompani e cila i ofron të huajve turizëm shëndetësor në vendin tonë.
Ai ka publikuar edhe dokumente të QKB ku e mbështet një pretendim të tillë.
Postimi i plotë:
Lirohet Tahiri, gruaja biznesmene por me kriza!!
##
Gjykata e reformuar e paska liruar kampionin e “suksesit” Saimir Tahirin i njohur ndryshe edhe si kampioni i “gjelberimit” te pyllit orbital si Shqiperia! Arsyeja, referuar medias, probleme krizazh shendetesore te bashkshortes dhe “kampioni” Tahiri do te kujdeset per femijet! Shume mire bene, baba shembullor te bene burgu dhe te kaluara bashkshortes!
Por sipas QKB-se bashkshortja e Tahirit eshte nje biznesmene e suksesshme me kompanin “HTC GROUP” ose “Health Tourism Albania” thene ndryshe kompani qe ofron per shtetasve te huaj turizem mjekesore! Mbjellje flokesh, rregullim dhembesh, nena sorogato (mitra te grave me qera), sherbime tjera mjekesore qe nga 2018 e shume shume sherbime tjera! E ta shohesh ne QKB kjo kompania eshte aktive dhe fitimprurese sipas deklarimeve financiare nder vite! E sipas nje logjike, te kesh “kriza shendetesore” e te jesh biznesmene e suksesshme sikur nuk shkon!
Gjithesesi edhe Tahiri si shume te “forte” te tjere ka gjetur arsye “bindese” qe gjyqtarja e reformuar ti jap liri! Pasi nofken e te “fortit” e ka marr nga shoqeria para dhe gjate burgut me te “fortet”! Sidomos me hyrjen ne burg, pasi gojet e liga thone se kishte bere shoqeri edhe me Safet Bajrin e famshem te krimit te organizuar ne Shkoder e jo vetem! E kjo shoqeri dhe nofka e te “fortit” Eshte e mjaftueshme per gjyqtaret e reformuar qe te lirohen!
Por SPAK-u apo prokuroria e Tiranes, cfare kane bere per hetimin pasuror te “kampionit” te gjelberimit, bashkeshortes e familjareve te tjere!??? Asgje! Keshtu qe i e nuk cuditem qe ai i lirua, pasi te “fortet” apo njerez me pushtet qe kane njohje gjithmone kane gjete arsye proceduriale e shendetesore me dal nga burgu! Eshte nje praktike qe vazhdon ne Shqiperi!
#TeNaRrojReformaDheGjyqtaretEReformuar#
P.S. kush e do kopjen e QKB e keni online ose ja u nis edhe une bw