Gazetari iraniano-amerikan, Jason Rezaian, sot e ka shënuar ditën e 500-të në burgun Evin të Iranit derisa punëdhënësi i tij në vazhdimësi është duke bërë thirrje që ai të lirohet.
Gazetari i Washington Postit është i dënuar për spiunazh nga një gjykatë iraniane dhe po e vuan dënimin me burg të paspecifikuar.
“Jason nuk ka bërë asgjë të gabuar”, ka thënë të mërkurën redaktori i gazetës ku ka punuar Rezain, Martin Baron.
Pavarësisht zotimeve të Iranit se do të angazhohet në çështjen e Jason Rezainit, redaktori Baron ka thënë se një vullnet i tillë nuk është dëshmuar.
Më 11 tetor, Jason Rezaian, i cili ka shtetësi iraniane dhe amerikane, është dënuar, por nuk janë dhënë kurrfarë detajesh.
Jason Rezaian ishte shef i zyres së Washington Postit në Teheran
Televizioni shtetëror iranian vazhdimisht i referohet gazetarit Rezaian si “spiun amerikan”. Kjo akuzë është hedhur poshtë nga Washington Posti dhe familja e gazetarit Rezaian.
Edhe Shtetet e Bashkuara në anën tjetër, në vazhdimësi e kanë kërkuar lirimin e tij.
Komentet