Gazetari Osman Stafa ka denoncuar në rrjetet sociale presionin që Qeveria ka ushtruar ndaj mediave për të censuruar denoncimin e Gazment Bardhit për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’.
Stafa shkruan se ky lajm përfshin interes të madh publik, pasi familjari i kryeministrit, sipas Bardhit, është lënë i “panjohur” në dosje, vetëm se është vëllai i tij. Pra policia dhe prokuroria me dashje s’kanë pasur guxim ta identifikojnë, dikë që e dinin se kush ishte.
Postimi nga Osman Stafa
Ditën e djeshme Gazment Bardhi ka bërë një denoncim të fortë, të paktën përgjatë këtyre 5 viteve të fundit.
Një denoncim i mbështetur sipas asaj që publikoi, në fakte dhe prova që implikojnë vëllain e
Kryeministrit Rama, në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
Ky lajm përfshin interes të madh publik, pasi familjari i kryeministrit, sipas Bardhit, është lënë i “panjohur” në dosje, vetëm se është vëllai i tij. Pra policia dhe prokuroria me dashje s’kanë pasur guxim ta identifikojnë, dikë që e dinin se kush ishte.
Por ditën e djeshme pamë një nga ngjarjet më të turpshme sa i takon pushtetit të katërt, ai i cili është garantori i interesit publik. Denoncimi i Gazment Bardhit është lajm me interes publik, por shumë media vendosën të mos e transmetojnë kur Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, po bënte denoncimin. Jo vetëm kaq, por më e turpshme ishte fakti tjetër kur media e portale që e bënë si lajm në fillim, pas disa orësh e fshinë.
Dita e djeshme tregoi edhe njëherë kapjen e mediave nga qeveria. Një problem i cili është dokumentuar vit pas viti edhe nga raportet ndërkombëtare.
Pretendohet se nga Kryeministria, ditën e djeshme, janë bërë dhjetra telefonata, ku u është kërkuar mediave të ndryshme të mospublikojnë denoncimin apo ta fshijnë. Presioni që përdor qeveria përballë medias, është censurim i interesit publik.sn