Në emisionin ‘Task Force’ gazetari Klajdi Bodlli bëri të ditur për Syri TV se, dy prej 16 emigrantëve që erdhën ditën e sotme nga Italia drejt Kampit të Gjadrit janë kthyer mbrapsht pas procedurave të kryera ku ata rezultuan minorenë.
Sipas rregullores të vendosur nga qeveria Italiane, minorenët, gratë me fëmijë apo të moshuarit duhet të ndjekin procedurat e për azil në shtetin Italian.
‘Dy nga 16 emigrantët janë kthyer mbrapsht në Itali sepse pas kontrrollit dhe plotësimit të formularëve ka rezultuar që janë nën 18 vjeç.
Duke qenë minorenë, rregullorja e miratuar nga qeveria Italiane, parashikon që ato të marin dhe të aplikojnë proçedurën e azilit në shtetin Italian.
Rregullore kjo, që përcakton këtë proçedurë jo vetëm për minorenët por edhe për të moshuarit, nënat me fëmijë por edhe për shtresa të tjera të cilat sipas qeverisë Italiane janë të margjionalizuara dhe mund të diskrimonohen në këto kampe.
Mbas verifikimit, janë nisur me një skaf të policisë Italianë drejt anijes ‘Libra’ e cila është ende në det, për ti dërguar në Itali dhe për të nisur proçedurat e azilit në shtetin Italian.
Është pikërisht ky udhëzim i qeverisë italiani i cili ka hapur një debat dhe ka sjellë dhe një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila e konsideron këtë vendim të qeverisë italiane si një vendim diskiminues.’