Familja e Llukman Halilit njoftoi të afërmit, miqtë e familjes dhe kolegët e dashamirët e gazetarit të njohur përmes rrjetit social lajmin e hidhur.
Gazetari Llukman Halili jetoi në Zvicër me familjen prej më tepër se çerek shekulli, ku ka shtrirë aktivitetin e tij si gazetar dhe veprimtar shumë i njohur midis komunitetit shqiptar.
Bashkëshortja Lumja, djali Daors dhe dy vajzat Doresa dhe Arta njoftuan me pikëllim të thellë lajmin e largimit nga kjo jetë të njeriut të tyre më të dashur, bashkëshortit dhe babait të tyre Llukman Halili si më poshtë:
“NJOFTIM:
Me dhimbje te thellë i njoftojmë te afërmit dhe miqtë se me datën 13.06.2020 ndërroi jetë më i dashuri ynë Llukman Halili.
Varrimi bëhet me 16.06.2020 në ora 14:00 ne Varrezat në Friedhof Zürich-Witikon, 8053 Zürich.
Shpirti yt i bardhë u prehtë ne paqe Babi jonë.
Të pikëlluarit,
Lumja, Doresa, Daorsi dhe Arta”
Pas ceremonisë mortore është organizuar një ceremoni komemorative në nder dhe kujtim të veprimtarisë të Llukman Halilit.

Komentet