Të dashur lexues: këtë bisedë mes meje dhe Arjan Melonashit po e botoj, sipas versionit që ka postuar Arjani në faqen e tij në facebook. Versioni i gazetës Tema është i censuruar. Arjani flet për censurë, ndërkohë që Tema e censuron. Ja biseda jonë e sotme:
Dje, per here te pare nisa nje bisede te shkruar ne faqet e ketij forumi, me ish Drejtorin tim ne Radio Televizionin Shqiptar, Skender Bucpapaj. Shkas u be nje artikull i ketij te fundit, botuar ne VOAL – Voice of Albanians, ne rastin e pervjetorit te vrasjes se Azem Hajdarit, i njohur dhe mik i perbashket ne ato kohe.
Ne te, Skender Bucpapaj kalonte lirshem e pothuaj indiferent mbi nje fakt te epokes: intervista e censuruar e Hajdarit per TV Shqiptar.
Ate interviste e kisha realizuar une, por e kishte censuruar artikullshkruesi. Mendova…, mendova mos flas, te hesht.
“Non ragionam di lor, ma guarda e passa” eshte nje varg i Dantes; vec une nuk doja te heshtja e shkrova.
Posti im ishte ky:
Pashe krejt rastesisht qe Skender Bucpapaj ka shkruar nje artikull krahasues (ne VOAL) mes dy figurave shqiptare: Azem Hajdarit ne Shqiperi dhe Ibrahim Rugoves ne Kosove . Nuk mendoj se jane te krahasueshem, kjo eshte ideja ime, pavaresisht shkrimit te Bucpapajt…edhe pse nuk e lexova pasi mbrrita ne nje pike e u ndala.
“Cmenduria eshte 40 llojesh – thoshte gjyshja. Mendoj se edhe paturpesia eshte po aq ylberore.
Skender Bucpapaj ka menduar sigurisht qe i nenshkruari qe realizoi ate interviste me Azem Hajdarin nuk eshte me mbi faqen e dheut….ne ndryshe eshte shakatar i madh….ne ndryshe eshte harraq i madh….ne ndryshe eshte hileqar i madh. Intervista kritike e Azemit fill pas fitores se Partise Demokratike ne zgjedhjet e vitit 1992 u realizua nga une e grupi im televiziv, operator Gazmir Shtino e operator zeri Arjan Negro….intervista u censurua e nuk u trasmetua kurre per urdher te prere e te pa apelueshem te drejtorit te pergjithshem te Radio Televizionit Shqiptar te asaj kohe….me tej, shi per ate interviste u pushuam nga puna. Doni ta dini kush ishte bemetari? kush ishte censuruesi i Azem Hajdarit? Haaaaaaaa, po mos njihni historine, vini pak ne pune fantazine, do ta gjeni patjeter emrin e tij.
* * *
Nuk kaloi shume dhe Skender Bucpapaj mu pergjigj. Me kerkoi te konfrontonim idete e te vertetat tona per ate ngjarje. E pranova me kenaqesi dhe meqe ishte vone e lame per sot. Nuk eshte nje duel, por nje perpjekje e urte per te kuptuar njeri tjetrin. Ashtu si shkruaj pak me poshte, une shihja te vyer kete perpjekje te dyanshme e jo ato ngjarje qe nuk marrin fryme me. Skenderi ndoshta eshte pak hezitues ne publikimin e kesa bisede te shkruar, por une jo, pikerisht per ate vlere qe shpreha pak me lart, te kuptuarit e njeri tjetrit, te folurit, te argumentuarit, te arsyetuarit.
Ja leterkembimi i sotem:
I dashur Skender Bucpapaj!
Le te nisemi nga e verteta, te cilen ju pohoni se eshte nje e vetme. Jam ne unison me ju, eshte nje, vec ka edhe te verteta te vogla te cilat kur rreken te zevendesojne te paren, kthehen ne genjeshtra te medha.
Qe nuk kerkuat ju te intervistohej Azem Hajdari, qe nuk firmoset per daljen e aparaturave jashte shtetit, qe nuk u ndodhet kur u pushuam nga puna, jane tamam ato te verteta te vogla, te cilat perpiqeni ti perdorni edhe sot… e dini pse?
Sepse ende keni nje shqetesim ne ndergjegje, sepse perpiqeni ta fashitni e nuk mundeni, e vetmja rruge eshte ndjesa. E keni, kane kaluar kaq vite sa do te kisha vdekur prej kohesh, po te ushqehesha vec me helmin e merive te vogla… e keni pra ndjesen time, por nuk do t’ju mjaftoje gjithsesi; sepse ju keni qene poet e per nje poet mbetet plage prerja e kraheve, ndalimi i fluturimit e endrrave te atyre qe duan te enden te lire qiejve. Ju e bete, njezet a me teper vite te shkuar… jo krejt ju, zbatuat vec nje urdher, e ndoshta kjo u rendon me shume: nuk patet fuqi e personalitet te imponoheshit ne emer te profesionit, ne emer te lirise qe po lindte…
Tu kthehemi te vertetave te tua: nuk eshte pare qe Drejtori i Pergjithshem i RTVSH apo i cdo televizioni tjeter kombetar ne bote, te urdheroje realizimin e intervistave ne kuader te informacionit, vec rasteve te jashtezakonshme ne jeten e nje vendi. Intervista u kerkua nga Azem Hajdari dhe u aprovua nga pergjegjesi i Redaksise se Informacionit. Kaq ka qene gjithnje e mjaftueshme ne jete te jeteve. Te intervistosh vec me porosi shefash te medhenj kthen gazetarin ne nepunes e mbajtes mikrofoni, gazetaria merr fund, gjejini tjeter emer.
Udhetimi yne ne Austri e dalja e aparaturave jashte shtetit u krye me dijenine e firmen e zv.drejtorit te Televizionit Shqiptar; (praktike normale, deri sa ju e pohoni te keni qene jashte shtetit per vehte, pra ne pamundesi firme)… ne fund te fundit, ne kishte mase disiplinore per tu marre, ajo duhej tu drejtohej aprovuesve te sherbimit e jo grupit tim te xhirimit. Vec kesaj, i nenshkruari, nuk kishte lidhje me aparaturat, apo jo? Si e justifikoni largimin tim z. Bucpapaj?
I kthehemi se vertetes se madhe: te rritur ne nje sistem despotik dhe autoritar, te ngjizur me propagande e zhytur ne batakun e luftes se klasave, politikanet e rinj – shume prej te cileve, militante aktive ne rradhet e Partise se Punes – kerkonin te ndertonin sistemin e ri demokratik me ato metoda qe njihnin, me ate intolerance te trasheguar, me te njejtin autoritarizem, me te njejten ethe te pushtetit per pushtet e jo ne te mire te njerezve. Une e kuptova kete ne vitin 1991. Une e ndjeja se gazetari duhet te ishte ne oponence gjithnje, me cfaredo lloj pushteti, qeverie, ambicie, politike. U perpoqa te bej ate. E di qe me kane share e jane hakerruar kunder meje ne korridoret e Komitetit Qendror te Partise se Punes, ashtu sic di, qe Demokratet ia dolen jo vetem te hakerroheshin por edhe te me largonin… tamam ashtu si paten enderruar dy anetare te Byrose Politike!?
Tentativa e pare u be ne maj 1992, fill pas kronikes mbi gjendjen katastrofale te Aeroportit te Rinasit. Nuk mund ta mohoni z. Bucpapaj urdherin qe u erdhi nga lart te nesermen; vec fati donte qe po ate mbremje, per shkak te ndricimit te pamjaftueshem te pistes, aeroplani qe sillte kryeministrin Meksi nga Roma, te gabonte uljen, te thyente karelin e rrotes se pare dhe e dini qe tragjedia u evitua per nderhyrje te Perendise, pasi nuk ka tjeter spjegim.
Me tej realizuam intervisten Hajdari. Nuk u trasmetua. Pse? Sepse Hajdari thoshte te verteta te medha, te hidhura, shume te hidhura. Azemi, me qashtersine e endrres se tij studentore, (ishte ende viti 1992) nuk e pranoi dot vajisjen e mekanizmave te vjeter por ende eficiente te nje tjeter lufte, ashtu si ajo e Enver Hoxhes pas ’45
E verteta eshte qe ne hodhem ne gjyq RTV per largimin nga puna dhe e fituam betejen tone, por ju, tamam ju, Skender Bucpapaj, nuk pranuat qe te riktheheshim ne profesionin tone.
E verteta eshte qe ne fituam edhe ne instance te dyte e ju Skender Bucpapaj, perseri vazhduat ne tuajen.
E verteta eshte qe ne fituam te drejten edhe ne Gjykaten e Kasacionit, por ju Skender Bucpapaj nuk u drodhet as para ligjeve te shtetit, dhate shembullin se si parrulla “Partia mbi te gjitha” ishte ende e gjalle e llahtara e komunizmit kishte qene tamam kjo.
Me vret ende… jo pushimi yne nga puna, po shperfillja e ligjit nga nje individ. Ishit ju. Vute minen tuaj te vogel ne themelet e shtetit ligjor qe duhet te lindte.
… e me shkruani sot pothua i habitur e me keqardhje rreth intervistes se pa trasmetuar te Azem Hajdarit?
Ju?
Une nuk kam qene komunsit, nuk e kam dashur komunizmin. Gjyshi im ka qene denuar me 101 vite burg ne ’48, me rrethin e grupit te deputeteve. I moren gjithcka, shtepine, sendet, jeten. Une e njihja historine e familjes sime; tamam per ate e kam jetuar me pasiguri, frike e dridhje zemre jeten deri ne permbysjen e rregjimit. Kam qene nder me te lumturit ato dite ne Qyetetin Studentor kur themelohej demokracia. Me larguat ju nga puna, nga endrra per nje sistem ligjor e bazuar ne vlera sociale, humane, ju me larguat nga vendi.
Me shkojne vargjet e Nolit, ashtu si edhe mijra te tjereve ne keta 20 vitet e fundit. Nuk them se Shqiperia mund te ishte me e mire, me e begate, me e paqte po te ishim dhe ne, bijte e merguar. Vec fakti qe ende sot nuk mundet te hape flatrat, qe eshte po aq e padrejte sa me pare, qe eshte e padrite dhe e palare, ndoshta eshte nje tregues se pa ne, te larguarit, nuk ia dalka dot te ece aq sa do ta deshironim. Zaten, kjo eshte historia. “Anes lumenjve” Imzot Noli e shkroi pothua nje shekull te shkuar.
Qofshi mire.
Arjan Melonashi
I dashur Arjan Melonashi!
Unë nuk kam asnjë arsye të mos e tregoj të vërtetën. Dhe, meqë po komunikojmë në inbox, do të kisha dashur të kishe qenë më i hapur me mua. Në qoftë se juve nëndrejtori ju jepte leje, atëherë duhej të më informonte mua. Edhe ju, pasi u kthyet nga Vjena dhe e morët vesh mund të vinit drejtpërdrejt të tre tek unë, të tregonit të vërtetën dhe të kërkonit falje. Masa ime do të kishte qenë shumë më e kufizuar. Nëndrejtori nuk më ka njoftuar mua asnjëherë – më herët as më vonë që ju dha leje. Prandaj unë kisha dhe kam të drejtë të mendoj se ai pretendoi t’ju ketë dhënë leje, por, në fakt, nuk ju kishte dhënë. Nga ju, si gazetar i ri që ishit atëherë, kam pritur të veçoheshe nga të të tjerët dhe të vije e të komunikoje me mua.
Largimi juaj nuk ka pasur asnjë arsye tjetër, nga ato që ju i përmendni. Ato ‘incidente’ që mund të krijonin gazetarët i merrja unë mbi vete si titullar i institucionit, tek Meksi dhe te kushdo. Nuk i kam sakrifikuar kurrë gazetarët per tekat e ndokujt. Unë s’kam qenë pjesë e intrigave, kam qenë gjithmonë i pavarur. Dhe jam i tillë. Historia e largimit tim e tregon. Unë nuk jam i pagabueshëm. Por me ndërgjegjen time dua të jem gjithmonë në rregull. Më larguan nga RTSH në mënyrë staliniste. Të gjithë gazetarët e rinj i kam sjellë unë në RTSH. Pa asnjë paragjykim. Ne bashkë nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. As për mirë, as për keq. Dhe nuk e kam thënë kurrë asnjë fjalë të keqe për ju si Arjan, në asnjë lloj konteksti. Jam gjithmonë i hapur.
Kur kishte mbaruar sesioni parlamentar. Azemi vetë ndodhej në Amerikë. Se nuk do ta lejonte atë lloj puçi stalinist.
Kam 20 vjet qe jam larguar nga Shqipëria. Dhe Azemi më ka përcjellë deri tek shkallët e avionit. Me Azemin kam qenë gjithmonë njëlloj, edhe kur ai ishte në qendër të sulmeve të PD-së, edhe kur unë ndodhesha nën sulme të tilla. Që nga dita e parë që kam vënë këmbë në RTSH, nuk ka pushuar nga të gjitha anët përpjekja për të më larguar. Më kanë dërguar kontrolle të befasishme të shtetit, kur unë nuk ndodhesha në Shqipëri. Janë bërë kontrolle të brendshme nga eksponentë gjoja të PD-së për të më kapur shkelje. Nuk kanë gtjeur dot asgjë ku të kapeshin. Të gjitha mbrapshtitë janë organizuar kur unë ndodhesha jashtë. Edhe largimi im u bë kur isha jashtë. U mblodh urgjent Kuvendi në seancë plenare për të më larguar.
I dashur Skender,
ashtu edhe si ju premtova mbreme pas atij shkembimi te rrufeshem mesazhesh, sot u shkrova gjithe te verteten time per ate kohe e per ate ngjarje. Mu pergjigjet me te verteten tuaj e kjo ju nderon padyshim. Une jam i kenaqur per ndjeshmerine qe tregoni ndaj ngjarjes, edhe pse mbetem ne pozitat e mija. Jam me pak i kenaqur nga esenca e pergjigjes pasi i jeni shmangur krejtesisht kendveshtrimin tim: shume politik e krejt ne harmoni me kohet qe kalonte vendi. Ju keni cvendosur ngjarjen ne nje plan te thate indisplinimi administrativ, e keni devijuar, i jeni shmangur atmosferes politike te kohes;… vec me tej ankoheni se keni pesuar tamam nga miqte tuaj te partise, ate qe pesoi grupi im: zbimin per motive politike. Kush di te lexoje midis rreshtave, kupton. Une jam mes tyre.
Une nuk e dija se edhe ju kishit kaluar ne te njejten rendje drejt Kalvarit si une e koleget e mij, me beso se zbimi yt me trishton po aq sa imi, jo per nje motiv personal, vec si perceptim i mungeses se drites ne arsyen demokratike qe duhet te drejtonte e kanalizonte vendin e njerezit.
Cfare me lumturon sot eshte komunikimi qe patem, nuk jemi pra ata “qytete te rende, te gurte e mesjetare”.
Pershendetje
Arjan Melonashi
P.S. Ashtu si ju cenova dhe dje mbrema, e respektova cfare me sugjeruat: hoqa si post ate cfare kisha shkruar deri ne kete sqarimin tone te sotem. Gjithsesi ju deklarova qe mbetesha i lire te beja serish publike kete shkembim e sqarim te dyanshem. Ne se nuk keni gje tjeter per te shtuar, une konsiderohem i lire. Besoj qe vlera me e madhe eshte tamam ky komunikim qe patem e une ju falenderoj serish. Shprehje e kesaj eshte edhe miqesia qe u kerkova ne FB. Ne se deshironi, si shenje, mund tu dergoj edhe librin tim “Vorbull’91”
I dashur Arjan,
librin mund të ma dërgoni. Edhe miqësinë në fb e pranoj. Lidhur me ato që diskutuam, nuk mendoj tashi as kam menduar atëherë se ju keni qenë ai që ka dashur të sfidonte disiplinën në RTSH apo titullarin e institucionit. Unë do të kisha dashur që ju, Arjan, të kishit qenë pjesë e suksesit të RTSH të atyre viteve. Në fakt, grupimet politike ose parapolitike janë përpjekur që atëherë ta shuajnë RTSH-në. Sa isha unë nuk e bënë dot. Ata donin ta defaktorizonin institucionin publik, për hir të mediave elektronike private për të cilat po investonin. Deformimet e mundshme në atë kohë kanë ardhur nga presionet e dy anëve. Ato nuk kanë ndikuar te unë, por kanë gjetur ndikim në RTSH. Jam i bindur se kam bërë maksimumin e mundshëm. Fakti që politika më ka luftuar gjithnjë dëshmon se unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e saj. Nga politika nuk kam trashëguar asgjë. Kjo është e vërteta më e pakundërshtueshme. Kam qenë dhe jam i hapur për argumente, por jo për spekullime. E keni ndoshta të vështirë të më kuptoni, Në qoftë se këtë bisedë që po bëjmë sot, do ta kishim bërë atëherë, ne do të ishim miq që atëherë. Ishit me njerëzit e gabuar dhe nuk jua lejuan të komunikonit me mua. Nuk kam refuzuar asnjë punonjës të RTSH të komunikonte me mua. E kuptoj, pra, shumë mirë trishtimin tuaj. Kjo është një bisedë private mes nesh. Por është çështje e juaja nëse e bëni publike apo jo.
I dashur Skender,
pa dyshim qe ju besoj ne ato qe thoni. Biseda vertet ishte private, por rrok nje teme interesante dhe vlera mendoj se qendron tamam ne shkembimin e ideve, kendveshtrimeve, pikpamjeve. Nuk kane me rendesi gjerat qe kane vdekur e jane shuar prej kohesh, te vyer une shoh kete biseden tone, kete njohje reciproke qe sic e thate dhe ju, mund te kishte ndodhur 20 vite me pare… i vyer eshte fakti qe edhe pas 20 vitesh, nuk ngurruam te hapemi, te flasim e te respektohemi. Per kete dua ta publikoj.
Komentet