Shqipëria humbi 20 vende në renditjen e organizatës “Reporterët pa Kufij” vitin e kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët historik. Ajo u rendit në vendin e 103-të dhe lajmi tërboi në atë kohë kryeminstrin Rama.
Por Pavol Szalai, kreu i njësisë për Ballkanin dhe BE-në pranë RSF, tha për portalin EurActiv se gazetarët janë të dhunuar dhe të kërcënuar.
“Gazetarët janë vërtet viktima të dhunës policore,” tha ai duke sjellë shembujt e kësaj dhune. Të gjitha rastet janë denoncuar publikisht nga RSF.
Së pari, RSF denoncon dhunën policore ndaj gazetarit të Neës 24, Ergys Gjençaj që u dhunua dhe iu sekuestrua telefoni pse po filmonte një operacion policor.
Së dyti, RSF denoncon rastet e shumta të dhunës mbi gazetarët më 8 janar, kur u protestua përpara selisë së Partisë Demokratike. Forcat policore dhunuan hapur gazetarët që po mbulonin ngjarjen.
Së treti, RSF denoncon rastin e gazetarit dhe kameramanit Ledio Guni nga Fax Neës, që u dhunua barbarisht dhe u arrestua teksa po mbulonte protestën për prishjen e banesave te zona e 5 Majit.
Së katërti, RSF denoncon rastin e gazetares së Ora Neës, Sonila Musai, e cila po ashtu u dhunua dhe u shoqërua teksa po mbulonte një protestë.
Së pesti, RSF denoncon rastin e dhunës policore ndaj gazetarëve dhe kameramanëve të identifikuar qartë të SYRI TV dhe JOQ, Armir Sadiku dhe Nertila Zef Haxhia. Këta të fundit po mbulonin protestën e organizuar kundër rritjes së çmimeve.
Por mbi të gjitha, RSF reagoi direkt pas Edi Ramës, duke denoncuar rastin e gazetares Ambrozia Meta nga SYRI TV. Pasi e vuri me shpatulla për muri Ramën me pyetjet e saj, kryeministri tha se ajo duhet dërguar për riedukim dhe duhet vendosur nën embargo dymujore.
“Një embargo e tillë skandaloze nuk ka vend në një vend që do të bashkohet me BE-në”, tha RSF.
Kurse Szalai tha për EurActiv: “Ndryshe nga sa thotë kryeministri, gazetarët në Shqipëri u nënshtrohen rregullisht sulmeve politike”. Ai iu referua krahasimit të fundit të Ramës për median online me nazistët, pedofilët dhe terroristët gjatë një konference të OSBE për lirinë e medias.