“Lubi Balluku, përgjegjëse për vjedhjet e tmerrshme në infrastrukturë”, Berisha paralajmëron audit: Pas 11 majit u tregojmë shqiptarëve gjithçka ka ndodhur në kurriz të tyre
Gjatë një deklarate për gazetarwt, Berisha theksoi se Edi Rama është gjithashtu i përfshirë në këtë skemë, duke e bërë përgjegjës për shpenzimin abuziv të fondeve.
Ai u ndal në disa projekte, duke përmendur veçanërisht 2.3 miliardë euro të shpenzuara për pllakat e gurëve në sheshet e qyteteve, duke e cilësuar këtë si një vjedhje të madhe nga korporatat shtetërore të krimit.
Berisha paralajmëroi një audit të plotë pas datës 11 maj, ku do të bëhet e qartë për shqiptarët shkeljet dhe abuzimet që kanë ndodhur, duke iu treguar se si janë shpenzuar dhe vjedhur paratë e taksave të tyre.
“Lubi Balluku përgjegjëse kryesore për vjedhjet e tmerrshme të fondeve publike në ndërtimin e rrugëve, e jo më pak edhe Edi Rama. Mos harroni 2.3 mld euro kanë kushtuar pllakat e gurëve në sheshet e qyteteve. Janë vjedhur 2 mld euro nga korporata shtetërore e krimit. Merr fund kjo. Një audit i përgjithshëm pas 11 majit do të bëhet për shkeljet. Do t’u tregohet shqiptarëve vjedhjen e tmerrshme të ndodhur në kurriz të tyre”, tha ai.
Prezantohet programi i PD për infrastrukturën/ “7 km u kushtuan qytetarëve shqiptarë 215 mln euro”, Berisha: Ka rrugë që janë prokuruar e nuk ekzistojnë!
Ai ka deklaruar se pas datës 11 maj do të marrë përsipër përfundimin e ndërtimit të infrastrukturës më moderne në Shqipëri.
Gjatë një dalje për mediat, Berisha theksoi se PD ka realizuar 220 studime dhe projekte, që do të transformojnë përfundimisht vendin në aspektin infrastrukturor.
Ai akuzoi qeverinë Rama për vitet e plaçkitjes më të madhe të fondeve dhe buxhetit publik të destinuar për ndërtimin e rrugëve.
Berisha ndaloi në disa shembuj për të ilustruar sipas tij dhe keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së Ramës, ku një nga shembujt më të spikatur është rruga Tiranë-Elbasan.
Sali Berisha: Pas 11 majin marrim përsipër përfundimin e ndërtimit të infrastrukturës më moderne.
PD realizoi 220 studimin e projekte me të cilat Shqipëria transformohet tërësisht në aspektin infrastrukturor. Vitet e qeverisjes së Ramës, vitet e plaçkitjes më të madhe të fondeve e buxhetit publik të përcaktuar për ndërtimin e rrugëve.
Do të ndalem në disa shembuj për të ilustruar këto abuzime. Rruga Tiranë-Elbasan u kontraktua me çelësa në dore me një lot, me vlerën 255 mln euro me tunel me dy kalime. Në qershor 2013, segmenti Ibë-Elbasan përfshirë tunelet ishte i përfunduar. Mbetën 7 km e hapur plotësisht traseja, Ibë-Farke. Këto 7 km u kushtuan qytetarëve shqiptarë 215 mln euro. U kujtuan 30 mln euro për kilometër. Kushtuan me vjedhje 2. 2 herë më shumë se sa 1 km në tunel, i cili u ndërtua me 14 mln euro kilometri.
Shembull tjetër i kësaj infrastrukture janë rrugët e ndërtuara me 10-fishin e 12-fishin e çmimit të rrugëve të ndërtuara më parë.
Ka rrugë që janë prokuruar e nuk ekzistojnë.
“Rama ‘vari’ TikTok-un”, Berisha thirrje të rinjve dhe nxënësve: Na u bashkoni në protestën e nesërme anti-censurë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sot thirrje të rinjve dhe prindërve të tyre që t’i bashkohen protestës së nesërme përpara Kryeministrisë.
Ai e cilësoi kryeministrin Edi Ramën si një “tiran” që është intolerant ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
Berisha theksoi se qeveria ka vendosur censurë të rreptë, duke i vënë “gërshërët” dhe duke e “varur” Tik Tok-un, në aktin më të rëndë sipas tij të censurës që nga periudha e diktaturës.
“Thirrje për gjimnazistët e studentët, nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të rinjtë por edhe prindërit e tyre, të na bashkohen nesër në protestën e nesërme të madhe anti-censurë. Një tiran, intolerant ndaj fjalës së lirë e mendimit të lirë në shkelje të Kushtetutës e ligjin, i vuri gërshërët, “vari” Tik Tok-un në katin më të rëndë të censurës që nga diktatura”, tha ai.
Sot hapet tuneli i Murrizit/ Berisha: Rama dhe Lubi Balluku e inauguruan tre herë. 27 km rrugë ka kushtuar 450 mln euro
Berisha përmendi koston e rritur të ndërtimit të rrugës e cila sipas tij llogaritet 450 mln euro, për vetëm 27 km. Ish-kryeministri tha se 1 km e Rrugës së Arbrit ka kushtuar 1.2 herë se 1 km e Rrugës së Kombit.
Sali Berisha: Rruga e Arbërit inaugurohet 16 vite pas fillimit të saj. 32 km u inauguruan para vitit 2013, 27 km rrugë të parashikuara për 160 mln euro kanë shkuar deri tani 450 mln euro. 3 herë mbi parashikimin. 1 km i saj ka kushtuar 1.2 herë më shtrenjtë se sa 1 km i Rrugës së kombit.
Tuneli i Murrizit është inauguruar sipas Ramës dhe Lubi Ballukut nga 2022, tre herë dhe nuk është inauguruar ndonjëherë. Uroj me gjithë zemër që tuneli të funksionojë sepse në vlerësimin tim tuneli është ndërtuar duke shkelur kondicionet dhe rekomandimet e kompanive më prestigjioze të fushës ndër të cilat kompani daneze etj. Uroj edhe njëherë që të jetë i suksesshëm më së fundmi. Por zona është realisht problematike. Kurse parametrat e tjera të asaj rruge janë copë copë. Nuk ka asnjë parametër. 27 km rrugë ka kushtuar 450 mln euro, këta janë të lidhur me Edi Ramën, me një konglomerat.
“6 bashki të Qarkut të Elbasanit nuk përfaqësohen në listën e mbyllur të PD”/ Berisha: U diktuam nga rrethanat, këto zgjedhje janë betejë
Ish-kryeministri tha se kandidatët e PD në Elbasan janë figura të shkëlqyra, ndërsa e krahasoi listën me një ansambël përfaqësimi të larmishëm.
Sali Berisha: Këto zgjedhje janë konceptuar si betejë. Rrethanat ngushtuese, koalicioni etj, kanë diktuar në këto qëndrime. Kishim mbledhje pune me ata kandidatë të shkëlqyer. Pashë aty një ansambël, nuk mbaj mend ndonjëherë të ketë patur para qytetarëve të atij qarku një ansambël të atillë nga forca natyrale në fushata tek një prej zërave dhe këngëtarëve më virtuozë të Shqipërisë, siç është zoti Kllogjeri etj. Zonja të nderuara të gatshme për të sakrifikuar në pozicionin që janë emëruar. Unë u largova nga Elbasani me kënaqësi të veçantë nga takimet që e pata në rrugë me burra dhe gra fisnikë, por edhe përfaqësuesit e tyre që do të jenë në Parlamentin e Shqipërisë.
Pyetje: A shpërbleu lista e PD besnikët apo është një ekip fitues në 11 maj?
Sali Berisha: Po të ndalesh si politolog s’do të gjesh ndonjëherë në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon por e parapëlqen diversitetin. Absolutisht ta them këtë me bindjen më të thellë, asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë nga mendimet e tij ndryshe nga unë. Nuk ndodh. Ata që e mendojnë këtë, ndonjë që e ka menduar se nuk është në listë për këtë arsye, e garantoj se është i gabuar.
Berisha sulmon kandidatët e PS: Janë futur në listë figura që i kanë dosjet në SPAK më të rënda se pesha trupore
Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK më të rënda se pesha e trupit.
Sali Berisha: Ç’është ajo lista tjetër? Në listën e mbyllur janë futur persona që i kanë dosjet më të rënda se pesha e trupit në SPAK. Shih atë të COVID-it sa i ka dosjet, sa të Erion Veliajt. Erionin e lëshoi se bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendës i tij, kjo është arsyeja. E dinte se në 12 maj i zinte vendin ai, ishte i papërmbajtur në karrierë. I futi edhe ato çimkat me Ulziun, ia nxorën regjistrimet ku i thotë Ajolës shko dhe thuaji Ramës se Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi. Ajo shkon dhe ia thotë, por ajo s’e di që çdo operacion aty drejtohet nga Rama.
Kundërshtitë për emrat/ Berisha për listat e PD: Asnjë njeri nuk është hequr për shkak të mendimit ndryshe
Berisha ka theksuar se, si politikan, ai ka qenë gjithmonë një mbështetës i diversitetit të mendimeve dhe e ka pranuar atë me bindje të thellë, duke sqaruar se asnjë person nuk është hequr nga lista për shkak të mendimit ndryshe.
“Po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon, por e parapëlqen diversitetin dhe këtë ta them me bindjen më të thellë. Asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë për mendimet e tij ndryshe nga unë. Kurrë, nuk ndodh ajo.
Atë që e mendojnë këtë. Ndonjë prej personave që mund të ketë menduar se nuk është në listë për këtë arsye, ka gabuar, nuk mund të mbetet kush. Unë në fund të fundit, këtë jetë politike e kam nisur për motivin më themelor të pranimit të mendimit ndryshe. Kjo ka qenë.
Po të më kthesh në origjinë atje ku kam filluar, për mendimin ndryshe e kam filluar. E kam filluar për mendimin ndryshe, kur ai kushtonte ndonjëherë me çmim shumë të shtrenjtë. Nuk heq dorë unë nga ajo. Nuk më pozicionon mua kush se pse, kundërshton apo kritikon në pozicion që unë të them, se nuk të toleroj.
Mund të mendojnë, kjo është normale, por nuk është e vërtetë”, u shpreh ai. bw
Keshtu eshte dhe PD!