Gazeta Tema shkruan sot se, Kastriot Ismailaj është duke përdorur Blendi Fevziun dhe emisionin “Opinion”, për tu rikthyer në skenë.
Ja çfarë shkruan Tema sot:
Gazetari Artan Hoxha ka risjellë sërish në skenë Kastriot Ismailajn, por këtë radhë duke përdorur emisionin “Opinion” dhe Blendi Fevziun.
Ai ka publikuar disa mesazhe në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, ku sipas tij, një politikan i kërkonte 200 mijë euro.
Hoxha nuk ka dhënë emrin e politikanit, por vetëm numrin e telefonit. Artan Hoxha madje shkruan se ky politikan do blinte një minierë ari në Afrikë, një akuzë kjo e dëgjuar edhe më parë dhe që qarkullon si një legjendë urbane në Tiranë.
Disa portale pranë PD-së, shkruajnë se politikani është Ilir Meta. Dhe, në rrjet kanë nisur teoritë e konspiracionit.
Duke qenë se Hoxha është përdorur dhe në rastin e konfliktit Meta- Doshi nga Tom Doshin, thuhet se kjo është një lojë e Doshit për të sulmuar sërish Metën.
Interesant është fakti se në këtë histori Hoxha ka mundur të përdorë emisionin “Opinion” dhe vet Fevziun duke i hapur rrugë një shpjegimi spekulativ, pa filtër dhe pa burime të balancuara për opinionin publik.
Fevziu rrallë ka bërë lëshime të tilla, sidomos për një gazetar, dhe kjo forcon bindjen që dikush tjetër qëndron pas tij.
Ndoshta miqësia e Fevziut me Bashën po i jep frytet e veta. Letra e Doktorit e ka bërë punën e vet.
Komentet