Pak ditë më parë u bë me dije se qeveria kishte vendosur të shtonte badigardët për ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana VlahutinGazeta e njohur austriake, “DerStandard”, e cila ka bërë një shkrim për reformën në drejtësi, shkruan sot se Vlahutin dhe familjarët e saj janë kërcënuar, për shkak të reformës në drejtësi. “Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe familjarët e saj janë 24 orë nën ruajtjen e policëve të armatosur. Mbi të gjitha kohët e fundit kanë marrë kërcënime. Ishte e qartë se do ishte e vështirë të zbatoje reformën në drejtësi në Shqipërinë me korrupsion endemik, por edhe vetë të brendshmit janë të habitur nga presioni i madh,” shkruan gazeta austriake. “Se sa nervozë janë bërë oligarkët në Shqipëri, e tregon fushata aktuale kundër Vlahutin të BE. Ajo akuzohet se është e lidhur me miliarderin dhe filantropin Xhorxh Soros.
Përpjekje të ngjashme për diskreditim ka pasur për një kohë të gjatë edhe në Maqedoni,” vijon shkrimi.Në shkrimin e saj thuhet ndërkojë, se Ilir Meta është i shqetsuar, pasi mendon se SHBA dhe BE mbështesin dhe bashkëpunojnë me Edi Ramën.
Komentet