Përbërësit: 300gr hithra , 300gr miell misri, 50gr miell gruri, 2 vezë, 1/2L qumësht, 1gote mazë të vjetër, 200ml vaj, 1maje e thikes sode buke, 200gr djathë, pak kripë
Hithrat duhet të përdoren të njoma dhe atë mundësisht 4 gjethet në majë. Ato pastrohen, përvëlohen në ujë me kripë. Kullohen, futen në ujë të ftohtë që ta ruajnë ngjyrën. Vendosen në kullore gjersa të gatuhet brumi.
Tunden vezët, shtohet qumështi ose kosi, ajka, vaji, mielli i misrit dhe i grurit, vazhdimisht duke i përzier përbërësit me lugë ose tel kuzhine. Shtohet edhe djathi i troshitur. Hidhet pak kripë,pasiqë djathi mund të ket mjaftueshëm. Hithrat e kulluara priten imët dhe i shtohen brumit.
Pasi të përzihet masa, derdhet në tepsi të lyer me yndyrë. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 0 C, pas 10 min. ulet temperatura në 200 0 C. Pasi të piqet pas 5 min pritet.
Sipas traditës, në leqenikun e parë të gatuar në pranverë, vendoset një monedhë, dhe familjari që do ta gjej, do të ket më tepër shëndet dhe fat.
Kanë 20 herë më tepër vitaminë C sesa sallata e gjelbër, prandaj kjo dhunti natyre mirë është të gatuhet sa më shpesh në stinën e pranverës.
Brumi i gatuar derdhet në tepsi të lyer me yndyrë, sipër i hidhen hithrat e kriposura. Sipër, sitet mielli i misrit që të mbulohen pak ato, pastaj laget mielli me ujë të vakët të përzier me gjalpë ose mazë. Pasi të laget sipërfaqja, piqet si më lartë. Në këtë rast nuk shtohet miell gruri.
Komentet