VOAL – Një vëzhgim i bazuar në telefonatat tregon se gati katër në çdo dhjetë fëmijë dhe të rinj në Shtetet e Bashkuara ishin të ekspozuar ndaj dhunës ose abuzimit vitin e shkuar, thonë hulumtuesit.
Krahasuar me vitin 2011 shkalla e dhunës duket e stabilizuar dhe disa lloje të dhunës duket se janë në rënie, tha drejtuesi i studimit në Universtitetin e New Hampshire në Durham. Por, ndonëse shifrat nuk janë në rritje, dukuria mbetet shqetësuese, vijoi ai.
Hulumtuesit mblodhën të dhëna nga 4 000 fëmijë të moshës 17 vjeç e poshtë.
Shumica e tyre janë viktima të dhunës në familje. reuters
Komentet