Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare ka marrë një lajm të mirë nga Gian Piero Gasperini pas fitores së Atalantas ndaj Crotone (1:3).
“Në portë luan vetëm një person dhe për momentin titullar është Etrit Berisha, por Sportielo mund ta rifitojë vendin gjatë 38 javëve të kampionatit”, tha Gazperini pas ndeshjes për Sky Sports.
Portieri i kombëtares shqiptare u transferua këtë verë nga Lazio te Atalanta në formë huazimi. Synimi i Berishës ishte që të luante rregullisht, dhe atë që nuk ia ofronte dot skuadra e kryeqytetit italian, po ia ofron ekipi nga Bergamo.
Komentet