Shkëlzen Gashi ka thënë se kjo gjeneratë e Shqipërisë është e etur për sukses
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFAs, ku ka folur për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.
Gashi tha se sekreti i këtij suksesi është se kjo gjeneratë e Shqipërisë është e re dhe e etur për sukses.
“Si skuadër ne jemi gjeneratë e re. Ata e njohin futbollin ndërkombëtar dhe janë të uritur. Ky është sekreti i suksesit”, tha Gashi.
Ai po ashtu tha se Shqipëria mund të jetë befasi e këtij kampionati.
“Kur mësova se do të luajmë sërish kundër Zvicrës vetëm munda të qesh pasi ne po presim me padurim këtë turne. Jemi vërtet në një grup shumë të fortë, por ne mund të bëjmë befasinë. Shkojmë në Francë me besim të madh, sepse luajtëm mirë në fushatën kualifikuese dhe mposhtëm ndër të tjerë edhe Portugalinë”.
Komentet