Sot është dita e përkujtimit të Mit’hat Frashërit (Lumo Skëndo-s).
Lindi në Janinë në 25 Mars 1880, plot 141 vite më parë.
Ndërroi jetë në New York në 3 Tetor 1949.
FEMIJËRIA, EDUKIMI, AKTIVITETI I TIJ
Djalë nga dera e shquar e Frashëllijve,i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hati e njohu shumë pak Babanë e tij,
pasi babai ishte i burgosur dhe vdiq i ri duke e lënë të vogël, kështu që u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve, Samiut dhe Naimit.
I Ati, Abdyl Frashëri, kur u pyet para ekzekutimit, nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur:
– “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa,
por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”.
Mbaroi shkëlqyeshëm gjithë vitet e studimit që nga fillorja, në të mesme, ndërsa edukimin Akademik e mori në Stamboll, nën kujdesin e xhaxhallareve.
Filloi të shkruante në shtypin periodik dhe me veprimtari letrare qysh në moshë të re, kur ishte 18 vjeç(1897).
Botoi në atë kohë dhe e vazhdoi botimin deri në vitin 1928 të” Kalendari Kombiar”.
Ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja, perveç atyre orientale të mësuara në Stamboll, dinte frengjisht,
anglisht, gjermanisht, turqisht, italisht etj. duke botuar shumë artikuj në keto gjuhë.
Ai bashkëpunoi me revista të huaja, të Francës, të Anglisë, të Zvicrës etj., si: “Mercure de France”,
“Les peuples Libres”, “Revue Politechnique”, “Revue de Geneve”, “Le Monde”, “La Mercure Suisse”, “The New Stratesman”, “Foreing Affairs” etj.
Punoi në administraën turke në vitin 1905, dhe më pas në administratë shtetërore në Selanik, ku emërohet drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut.
U aktivizua në politikën shqiptare në fund të shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek.XX.
Në vitin 1908, boton në Selanik gazetën Liria. Bashkëpunoi ngushtë me mikun e tij Kristo Luarasi.
Më 1908, kryesoi Kongresin e Manastirit( u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i hartimit të komisionit të alfabetit, kryetar u zgjodh At Gjergj Fishta ).
Ka patur lidhje me Bajo e Çerçiz Topullin si dhe Adem Eminin, të cilët bashkepunuan e përgatitën kongresin dhe filluan botimin e një reviste javore.
Më 1912 pjesmarrës dhe nënshkrues në Shpalljen e Pavarsisë, ishte deputet i Elbasanit, Ipekut (Gjakovës, Plavës, Gucisë) dhe Përmetit.
U zgjodh Minister i Botores në qeverinë e Ismail Qemalit.
Në ato kohë (20/1/1914),sëbashku me zotnijtë G. Cilika dhe Taq Buda, i dërguan një letër gazetës “Përlindj’ e Shqipëniës”, ku i shkruanin:
“…duam të blejmë një kalem të florinjtë dhe t’ia dhurojmë Zj. Edit Durhan për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet e botimet e saj”.
Më 1918 Ministër në Qeverinë e Turhan Pasha Përmetit dhe antar i dërgatës në Konferencën e Paqes.
Pas largimit të Princ Vidit, të cilin e mirëpriti dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete ballkanike.
Në vitin 1916 arrestohet dhe internohet në Moldavi. Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset përsëri në Lozanë, Zvicër.
Aty, ai, i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.
Në promemorje ka deklaruar se: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan”.
Në vitin 1920 vendoset në Amerikë ku u caktua Përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Në Gusht 1921, ai lajmëroi Lidhjen e Kombeve për barbarizmat e bëra nga Serbia në Shqiperine e veriut.
Në vjeshtën e tretë e të po atij viti ishte Kryetar i dërgatës Shqiptare, dhe si i tillë protestoi në Konferencën e Ambasadorëve kundër vendimit të marrur për kufirin e Shqiperisë me Jugosllavinë.
Ky propozoi të caktohej një komision nga të dy palët dhe një i dërguar nga Lidhja e Kombeve në përcaktimin e kufijve.
Në 1923, Ai u caktua në Greqi, Ministër Fuqiplotë i Qeverisë, ku punoi me përkushtim e zotësi të rrallë.
Më 1926, Mit’hat Frashëri hoqi dorë nga zyra në Athinë dhe ju përkushtua veprimtarisë letrare.
Në vitin 1926-1939, themeloi librarinë Lumo Skëndo dhe boton po në Tiranë ku hapi dhe librarinë, Revistën “Diturija” më 1927.
Duhet përmemdur se libraria që hapi në Tiranë e kishte konceptuar si janë libraritë moderne që ka sot Evropa dhe bota e kulturuar: librari dhe bibliotekë ku studjuesit,
studentët dhe lexuesit jo vetëm blenin libra por dhe lexonin dhe diskutonin për libra e mbaheshin reçesione e kritika letrare në sallën e krijuar posaçërisht për këto aktivitete.
Libraria e Lumos kishte gjithashtu një përparësi tjetër; kishte një fond librash që lexuesi mund ta merrte me vehte
për ta lexuar dhe e kthente prapë pa kurrfarë shpërblimi.
Në 4-4-1929, shkroi testamentin e Tij: “Çë kam pasuri të tundëshme ose të patundshme, libra,mobilla, karta, plaçka etj.
I lë për krijimin e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE”, që të jetë një qëndër e studimevet shqiptare, të mprojë, të shvillojë,
të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë “
Shkroi, hartoi si dhe shqipëroi disa vepra shkollore. Kish dashuri të madhe për librat. Ishte poliglotist
dhe gjithë dijet i vuri në shërbim dhe ndriçim të kombit.
Ka rreth njëzetë vepra origjinalesi dhe me dhjetra të shqipëruara.
Në 1939, kur u pushtua Shqipëria, ju rikthye aktivitetit politik. U bë kryetar i B.K. dhe është autor i Dekalogut.
Merr pjesë në Marrveshjen e Mukjes 1943.
Ai shkriu gjithë pasurinë për të pasuruar e ndriçuar Kombin.
Dashuria e tij ishte shumë e madhe për Atdheun dhe Librin. Atyre ua kushtoi jetën.
Vdes në New York në 3 Tetor 1949, nga -atak kardiak-.
VEPRAT LETRARE TË TIJ:
**************
Ka përdorur pseudonime Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka si dhe në botime të ndryshme Ismail Malosmani.
-1897 boton”Kalendari Kombëtar”
-1901, ka shkruar jetshkrimin për Naim Frashërin.
Ka shkruar novelat “Hi dhe Shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të titulluar:
” Pritmi i Shqipërisë “, ese’ socialpolitike dhe etnike” Plagët tona, (1924)
Ka botuar vepra në frëngjisht :
-“L’affaire de l’Epire”, “La population de l’Epire”(1915).
-“Les Albanais chez eux et a la l’Etranger”,
“Albanis er Slaves”(1919).
Eshtë marrë me përkthime:
-“ Guillaume Tell” të Lamartine (1898).
-“Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofman-(1900).
-“Robinson Crusoe” e Defo( 1909)
-“Psikologjia e edukatës” e G. LeBon(1923)
Rreth 40.000 vëllime të bibliotekës së Lumo Skëndos ruhen dhe janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
I dekuruar e cilësuar “Nderi I Kombit, “Babai i Shqiptarizmës”, “Shërbetori i Shqipërisë”,
është një Flamur i qëndisur me mall lirije, psherëtimë robërije, me shkabën mbi tise gjaku, me gjak ndër zemra shkabash.
Flamur -Komb që kërkon të vërë në vënd padrejtësitë që i janë bërë kombit tonë, nëpër shekuj, në gjurma gjaku, gjurmë historie.
Një Flamur Liri që çel sy, hap gojë e puth me rreze dielli agimin që fillon ditën, ditën që nis jetën, pa ndrizat e hekurta të tiranit ” e të tiranve të tiranisë.
Ai zbriti në Vlorë bashkë me Flamur!
E lidhi jetën krejt me Atdheun, Kombin që e deshi më shumë se jetën e vet.
Nuk ka ngjarje me rëndesi Kombëtare të asaj kohe që të mos dëgjohej fjala e mendimi i Tij ideal.
Ndoqi me besnikëri e përpikmeri rrugën e të Atit,(Abdyl Frashërit), të Xhaxhallarëve( Sami dhe Naim Frashëri)dhe eci shumë më shumë e më lart se Ata.
Ju zbardhën flokët mes librarash, mes dishepujsh, mes vuajtjesh e sakrificash pa u ankuar kurrë; kurdoherë parimi i tij ishte: -jemi lindur shqiptarë,
duhet të punojmë vetëm për të, duhet të përkushtohemi deri në flijim të çështjes kombëtare.
“Mit’hat Frashëri i madh që ne përkujtojmë sot, kur fliste të jepte zemër, të frymëzonte,
të idealizonte, dhe kur shikoje që ishte pranë Tij, ai dukej më i bukur, më i mrekullueshëm! “
Në Paris, kur u shpall Komiteti Kombetar ” Shqipëria e Lire”, një korespodent, ndërsa po merrte shënime mbi jetën e Presidentit( Mit’hat Frashëri-t), e pyeti:
” Çfarë ishit më 1939?”…, Mit’hat Frashëri u -përgjigj-” Isha vetëm Shqiptar” Dhe u shua vetëm Shqiptar…, vetëm Shqiptar-“.
Ai u largua nga Atdheu jo për t’ju shmangur rrezikut komunist, por për të vazhduar luftën për liri të Atdheut të robëruar nga kundershtaret e tij që do skllavëronin vëndin.
Ishte shumë i matur dhe i arsyeshëm, ishte i durueshëm në vuajtje dhe mjerimet që i binin dita-ditës mbi fatet e Atdheut.
Ishte një personalitet i madh.
Mit’hati është një shkemb që nuk lëviz.
” Ai pra nuk është një Patriot i madh; Ai është “PATRIOTI”, Ai nuk ishte i guximshëm, por ishte “GUXIMI”, Ai nuk ishte siç thuhet për dikë “Çfarë njeriu”, por Ai ishte “NJERIU” !”
Mit’hat Frashëri, i cilësuar ndryshe dhe “FYTYR E KOMBIT” ende po i mungon Atij.
Mit’hat Frashëri është i pavdekshëm se shqiptarët e vërtetë e kanë në zemër, dhe Ai : -Ja! ecën në stuhi/ e në tufan e bor’ e shi, / Fytyrë tretur, pa zë / Si sot, si mot, si gjithnjë …”.
Dhe vazhdon poeti dhe patrioti Bardhyl Pogoni:
” Shndrit Fytyra jote,/ Fatlum, O Lumo, Drita jote/ Ti Frym e fundit Frashelli / Vakëf për ne, për Shqipëri!”
BIBLIOGRAFI:
-GAZETA FLAMURI
-WIKIPEDIA
-FYTYR E KOMBIT( B.Pogoni)
Komentet