Të rreshtuar qëndronin
Mes shtëpive të bëra shkrumb e hi
Kur nga gërmadhat e nxorën një grua
Të thinjur që drita në sy i fikej
Vetëm sa për mallkim e ofshamë kishte jetë
Ata të mbushur raki e epsh shtazarak
Si qentë u lëshuan t’ia mbillnin vdekjen me dhunim
Ulërimë e tyre: kjo është pre e luftës, ne jemi luftarakë
Besonim se do të ndërhynte eprori
Ai pyeti “hoçe li moci” dhe vazhdoi më tej
Në rreshtin e vdekjes përpimë pështymën symbyllur
Në luftën e sllavëve nuk ekziston njerëzorja
(Dhjetor, 1990)
Komentet