Nga Michael Pavitt, DAILY MAIL
Futbollisti shqiptar Mirlind Daku ka nxjerrë një deklarate pasi u kap duke drejtuar thirrje “Ia q*** r*** Maqedonisë dhe Serbisë” me një megafon ne lojërat e Euro 2024.
Deklarata e Dakut erdhi pasi UEFA nisi dy hetime për incidentet e supozuara rreth barazimit 2-2 të Shqipërisë dhe Kroacisë të mërkurën.
Trupi qeverisës konfirmoi se ka emëruar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës që të hetojë për “sjellje supozisht të papërshtatshme” nga Daku pas ndeshjes në Hamburg.
Një hetim tjetër ka nisur për “sjellje potencialisht raciste ose diskriminuese nga mbështetësit” gjatë përplasjes së grupit B.
Shoqata Serbe e Futbollit kishte kërcënuar se do e linte kampionatin të enjten nëse UEFA nuk ndërmerr veprime, pasi dy grupet e mbështetesve mund të dëgjoheshin duke thirrur “Vritini serbët” brenda stadiumit gjatë ndeshjes.
Daku ka ofruar një deklaratë në rrjetet sociale pas pamjeve të kapura pak pasi bilbili i fundit e tregoi atë duke mbajtur një megafon dhe duke bërtitur thirrje poshtëruese në shqip, ndërkohë që i bënte gjeste tubimi mbështetësve qe t’i bashkoheshin.
Daku, i cili dikur luante për Kosovën para se të luante për Shqipërine në vitin 2023, luan për klubin rus Rubin Kazan. Serbia është aleate me Rusinë, pavarësisht pushtimit të Ukrainës, i cili filloi në 2022.
Deklarata e tij duket se ndaloi se kërkuari falje të plotë duke mos përmendur Maqedoninë ose Serbinë, por pranoi se mund të kishte shkaktuar ofendim.
“Së pari, dua të tregoj mirënjohje për ata që na mbështetën në momentet e mira dhe të vështira të Euro 2024”.
“Si çdo futbollist, ne ato momente emocioni është në tjetër nivel, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohet, është e vështirë që të pershkruash ndjesinë e të luajturit për këtë kombëtare, për këta tifozë, të cilët na japin dashuri të pambarueshme, siç është dhe motoja jonë “Duaje Shqipërinë pa kufinj”.”
“Ndjenja nëse ofendova dikë pas ndeshjes me Kroacinë, loja ndikon shumë. Unë vazhdoj të punoj bashkë me të tërë grupin për ëndrrat tona”.
“Kërkoj shume falje, dhe ndjej një detyrim moral dhe profesional për këtë, për ata të cilët u lënduan”.
Daku erdhi nga stoli gjatë përplasjes magjepsëse të Euro 2024 dhe e ndihmoi anën e tij të siguronte një pikë të vonë dramatike, me zëvendësuesin Klaus Gjasula duke goditur thellë në kohën e ndalimit.
Federata Maqedonase e Futbollit ka zbuluar se do i dërgojë një ankese UEFA-s kundër “thirrjes nacionaliste” të Dakut.
Këto aksione u cituan gjithashtu nga Federata Serbe e Futbollit në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s Theodore Theodoris, i cili i kërkoi trupit qeverisës që t’i jepnin sanksione Shqipërisë dhe Kroacisë.
Organizata tha se ishte e “surprizuar” që protokolli me tre hapa i UEFA-s nuk u zbatua pavarësisht thirrjeve.
Sipas protokollit, zyrtarët e ndeshjes mund të ndalojnë një ndeshje dhe të kërkojnë një shpallje në stadium për të folur rreth sjelljeve raciste, ndërkohë që hapi i dytë e lejon arbitrin që t’i nxjerrë lojtarët nga fusha për 10 minuta nëse sjellja nuk ndalon.
Nëse sjellja raciste vazhdon pas një rifillimi të dytë, arbitri mund ta braktisë ndeshjen.
Serbia ishte gjithashtu e nervozuar kur një gazetar kosovar iu bëri tifozëve të tyre një shenjë “shqiponje” shqiptare në lojën e tyre hapëse kundër Anglisë.
Arlind Sadiku, i cili raporton për kanalin televiziv Artmotion, u ndalua nga pjesa ngelëse e kampionatit për “sjellje të keqe”.
Shoqata Serbe e Futbollit kishte kërcënuar më herët se do të tërhiqej nga Euro 2024 nëse UEFA nuk do ndërmerte veprime kundër Shqipërisë dhe Kroacisë.
Kërcenimi erdhi ore para barazimit 1-1 te Serbise dhe Sllovenise me golin e vone te Luka Jovic duke ia mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit nga Grupi C.
Mospëlqimi i kroatëve dhe shqiptarëve kundrejt serbëve i ka zanafillat në prishjen e Jugosllavisë në vitin 1995.
Takimi i pare i Kroacisë dhe Serbisë në 2013 u quajt “ndeshja e dekadës” nga media në të dyja shtetet dhe biletat për përplasjen u shiten brenda orëve.
Edhe pse nuk kishte fansa të largët në stadium, 1500 oficerë policie patrulluan lojën në mënyrë që të ndalonin ndonjë shpërthim të nacionalizmit.
Gjithashtu, kur Serbia dhe Shqipëria u përballën për të parën herë si shtete të pavarura, kualifikuesja e tyre për Euro 2016 shkoi në kaos dhe në arrestimin e vëllait të kryeministrit të Shqipërisë.
UEFA i kishte ndaluar tifozët e Shqipërisë nga të bërit pjesë në përplasjen në Beograd, por zgodhi që t’i lejonte të dyja shtetet që të përballeshin, pavarësisht tensioneve politike.
Dhe kur flamuri shqiptar – i shoqëruar nga një hartë e Kosovës dhe mesazhin “Autochtonus”, domethënë vendali, fluturoi lart fushës me anë të një droni të kontrolluar nga një pult – filloi kaosi.
UEFA e ka ngarkuar Serbinë tashmë me dy vepra penale pas humbjes së tyre ndaj Anglisë të dielën në Gelsenkirchen – domethënë hedhja e objekteve dhe shpërndarja e mesazheve provokative “të papërshtatshme për një event sportiv”.
E fundit kuptohet të ketë lidhje me ekspozimin e një flamuri të lidhur me një lëvizje paraushtarake e cila bëri pjesë në spastrimin etnik gjatë Luftërave Jugosllave.
Trupi qeveritar gjithashtu hapi një hetim për pretendimet se zhurma majmunësh iu adresuan lojtareve angleze gjatë përplasjes.
Një inspektor u emërtua që të drejtonte hetimin disiplinor “lidhur me sjellje supozisht diskriminuese” – edhe pse një rezultat nuk pritet deri pas fazës së grupeve.
Serbia mund të marrë tjetër ndëshkim pasi tifozët e saj hodhën shishe në fushe gjatë barazimit te tyre 1-1 me Slloveninë.
Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu u godit me katër akuza për incidente gjatë humbjes së tyre 2-1 kundër Italisë javën e kaluar.