I nderuar bashkëkoleg sportist Edi Rama, po ju drejtohet me admirim dhe gjuhë përjashta, futbollisti i Juventusit Pogba.
Po ju lutem perëndive të Olimpit dhe atyre të Ylli Bakës që kjo letër të bjerë në dorën tuaj; por nga ana tjetër e di që është e vështirë.
Sapo e pashë që kishit postuar në Facebook artikullin e ‘Tuttosport’, vendosa që t’iu kërkoj një nder familjar. I nxitur më shumë nga tetoja ime e cila i ka ndejkur hap pas hapi ëndrrat e mia, unë dua që ju të më ndihmoni për të hapur dollapin e radhës ku e mbaja fshehur ëndrrën.
Ideja për hapjen e dollapit filloi kur nisa të lexoja artikullin edhe kuptova se ju do ndërtoni kullën te stadiumi. Unë vdes për kulla, me që ra fjala dhe s’i kam frikë. Kjo kullë po më bën të mendoj që të lë Juventusin dhe të vi të luaj në stadiumin tuaj. Dëshira është e madhe por nuk e di nëse e meritoj këtë gjë.
Stadiumi juaj nuk është si i Juventusit. Kulla juaj nuk është kullë dosido.
Në fakt ne kemi stadium si gjithë të tjerët, kulla juaj të tërheq vërtetë, ngjan me atë të Babilonit ndërsa ti Edi ngjan shumë me Solomonin.
Gjithashtu dua t’i bëj moral gjithë shokëve meqë mu dha rasti, se Reali më ka ofruar 100 milion euro dhe di të them vetëm kaq: “Nuk bën robi për 100 milion euro kur i del fati”.
Dhe unë jam me këtë ide që fati të vjen vetëm një herë në derë, herës tjetër nëse bie dera është Erjon Braçe.
100 milion euro vetëm një koncension shëndetësie është, janë shumë pak për ty dhe Ilir Beqën.
Fiksimi më i madh tamam-tamam është që të luaj në stadiumin që do ndërtosh ti me Dinamon, sepse mora vesh që do ta blejë Moxhi.
Nga kërkimet që kam bërë në Google, di të them që unë nuk i kam problem byrekët me gjizë dhe po mendoj a janë shumë larg nga stadiumi. Shpresoj që të jenë afër sepse e kam bezdi t’i marr tjetrit bukën me reçel fiku.
Kam shumë dëshirë të më prezantosh me Arben Ahmetajn, ai ka sekretare shumë të zonjat, ndaj dhe po vdes të bëhem dhe unë njeri i kulturuar si sekretaret e Beni-Tigrit.
I dashur Edi, ti nuk je i vetmi që je i dashuruar pas kullave dhe pas Joni Peçit. Unë jam më i apasionuar akoma. Në përgjithësi italianët den baba den si unë, vdesin për çik kullë.
Ju uroj përzemërsisht , Kullë të mbarë.
Me respekt, Pogba.
*Email I mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet