‘Foltorja’ e Fushë Krujës, ja kush e shoqëron ish-kryeministrin Berisha
Të pranishëm në ‘Foltoren’ e Sali Berishës në Fushë Krujë janë kryetari i degës së PD, Agron Loka, dy nënkryetarët si dhe e gjithë kryesia.
Nga informacionet e SYRI TV dhe Syri.net, gjithashtu merr pjesë edhe Kryesia e degës së PD në Krujës, ndërsa mungon kryetari i degës lokale.
Gjithashtu, të pranishëm janë edhe aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Çlirim Gjata, ish-deputetët Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri si dhe deputeti e anëtari i Kryesisë së PD, Flamur Noka.
Berisha: Foltorja ka bërë miq në mbarë botën, Loka e përkrahu menjëherë
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, duke folur në Foltoren e Fushë-Krujës, deklaroi se kryetari i PD në këtë qytet, Agron Loka, ka qenë ndër përkrahësit e parë të nismës.
“Kjo lëvizje përfaqëson revolucionin paqësor të një rëndësie historike të shqiptarëve në përballjen e tyre të dytë të madhe në këto tre dekada, përballjen e tyre me narkoshtetin, apo me diktaturën e krimit dhe të drogës.
Kam kënaqësinë t’ju informoj se kryetari juaj, Agron Loka ka qenë ndër më të parët që ka mbështetur këtë nismë dhe në një bisedë të zhvilluar me të, mbeta i inkurajuar për lëvizjen që nisëm dhe që sot ka pushtuar mendjen dhe zemra te qindra-mijëra demokratëve në Shqipëri, emigracion dhe diasporë.
Më lejoni t’ju informoj dhe siguroj se Foltorja apo revolucioni ynë paqësor ka bërë miq në mbarë Europën dhe mbarë botën. Ata e shohin këtë si të vetmin zhvillim pozitiv të tetë viteve të fundit në Shqipëri.
Foltorja, e cila së pari ndezi shpresat në zemrat e demokratëve dhe demokrateve, është shndërruar sot në dritë shprese në tunelin e zi në të cilin kishte ngujuar narkoshteti shqiptar, qytetarët e këtij vendi.
Foltorja u thirr nga ndërgjegjia, nga idealet e demokratëve dhe demokrateve shqiptarë në një moment shumë kritik për vendin dhe kombin. Në vitin 2013, në Shqipëri u ndërrua pushteti me votën e qytetarëve shqiptarë u zgjodh një kryeministër tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha njohu përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve dhe dha dorëheqje të parevokueshme. Hapi krahun për një gjeneratë të re, me besimin e madh që kjo gjeneratë mund të çonte në horizonte të reja opozitën dhe më pas Shqipërinë. Por tetë vitet ishin vitet ku si në asnjë vend tjetër të Europës, u regjistruan rekordet më të zeza,” tha Berisha.
Berisha tregon të vërtetën: Ja si ia dhashë fitoren Bashës në Tiranë
Nga Foltorja e Fushë-Krujës, lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj komenteve të Lulzim Bashës se ai fitoi zgjedhjet në Tiranë në vitin 2011 pasi nuk kishte në fushatë Berishën.
Ish-kryeministri tha se kjo jo vetëm nuk është e vërtetë, por shtoi se fitorja erdhi përkundër dëshirës së Bashës dhe ambasadëds së SHBA.
“Do ju tregoj një gjë, sepse në një intervistë të tij, deklaron ish-kryetari se unë fitova Bashkinë e Tiranës pasi e përjashtova Sali Berishën nga fushata. E vërtetë kjo aq sa është e vërtetë që ai ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO. Por unë do ju tregoj një pjesë tjetër të kësaj ndodhie. Nuk po merrem me faktin se absolutisht çdo natë, dhe janë të gjitha kronikat, por përveç mundimit që bënim në fushatë, çdo natë kthehesha me ish-kryetarin e partisë për fushatë. U mbyllën numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para. Më njoftojnë zyrtarët tanë se në kutitë e votimit janë vota të keqvendosura. Këto quhen në Kodin Zgjedhor të Venecias si vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në një kuti quhet e vlefshme. Unë kërkoj që ato të numërohen. Fillon numërimi i tyre. Tani vjen pjesa interesante. Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan në fushatë, shumë i mirë, më troket dhe më thotë se te Rruga e Elbasanit ka një shqetësim për këtë që po bëjmë. Druhem shumë se do bëjnë deklaratë, më thotë. Miku im, i them unë, po numërohet çdo votë në përputhje me dy kodet më të rëndësishme zgjedhore në botë. Këto janë legjitime, por nëse duan ata të ambasadës, janë të ftuar të prekin dhe të shohin çdo votë. Votë kujt nuk i marr, por votë nuk i fal njeriu.
Unë po të flas në emër të zotit Basha, më thotë ai. “I them thuaj zotit Basha se nuk po e bëj për të, por po e bëj për demokratët shqiptarë,” i them. Kjo bisedë është bërë me dëshmitarë. Kjo është historia e fitores me 80 vota, i cili nuk mori dot as votat e koalicionit ç’është e vërteta. Pas asaj fitoreje ai nuk pa më asnjë fitore elektorale dhe vetëm humbje.
Edhe në vitin 2015, këshilltari më erdhi sërish e më tha se Basha del përtokë dhe nuk mund të kandidojë sërish. I kam thënë se ai nuk del në mbrojtje të interesave të demokratëve,” tha Berisha.
Kreu i PD në Fushë-Krujë: Kanë firmosur 90 përqind me vullnet të lirë
Kryetari i PD në Fushë-Krujë, Agron Loka, deklaroi se kanë firmosur mbi 90 përqind e strukturës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.
“Kanë firmosur mbi 90 përqind të drejtuesve të strukturës. Të gjithë me vullnetin e tyre të lirë,” tha ai.
“Janë mbledhur mbi 4600 firma. Por kryetari nuk shkon t’i prekë dhe t’i shohë, por i lemerisur thotë se nuk janë. Ka frikë, ka tmerr. E kanë tmerruar firmat tuaja,” tha Berisha.
“Ish-kryetari pa parti nuk erdhi dot në Fushë-Krujë për të bërë fushatë pasi mori ultimatum nga klani Rraja. E njëjta gjë ndodhi edhe në Elbasan edhe në qytete të tjera. Ligjin e mori në dorë krimi. Jo vetëm në qytete dhe fshatra, por edhe në parlament. Me dhjetëra ligje u votuan për balozët e krimit në parlament që ata të merrnin tendera dhe koncesione.
Baxhanaku i kreut të Meduzës bënte kërdinë me tendera. Edi Rama shkelmonte zgjedhje pas zgjedhje mbi votën tuaj. Opozita dështoi në çdo aksion, jo për fajin tuaj sepse ju sakrifikuat si asnjëherë tjetër, por sakrifikuat për shkak të një kryetari që mendonte krejtësisht për vete, për interesat e tij, dhe mendonte në mënyrë absolute se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse është një vendim që e ka penguar Sali Berisha, u garantoj se është vetëm ky vendim. E kam bërë këtë me ndërgjegjen më të thellë se një aleancë me krimin dhe korrupsionin do ishte dita më e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në kohën kur numëruesja jonë në Elbasan thërrëiste emrin e PD, një kriminel në sallë i drejtohet se: të pres gjuhën nëse përmend emrin e kësaj partie. Përse kjo? Sepse në heshtje ishte bërë kompromis me krimin. Ai që bën kompromis me krimin, meriton dhunën e krimit. Me krimin nuk bëhet kompromis. Ne do qëndrojmë fort si forcë e ligjit dhe e parimeve,” tha Berisha.
Berisha: Basha do bëjë anti-Kuvend! E kam penguar vetëm për një gjë…
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Fushë-Kruja se Lulzim Basha do të bëjë anti-Kuvend më 19 dhjetor. Ai tha se e ka penguar Bashën vetëm për një gjë, që të bënte aleancë bashkëqeverisëse me Edi Ramën.
“Ky zotëri, i komanduar nga Edi Rama, shpall se do mbajë anti-Kuvend me datë 18. Këtë nuk e bëri Sali Berisha, ai nuk e deshte pluralizmin. Me datën 11, revolucioni paqësor i demokratëve mbledh Kuvendin fuqiplotë të demokratëve, që kanë marrë në dorë fatet e tyre. Ky Kuvend do ecë pa ndalur deri në përmbysjen e narkoshtetit në Shqipëri.
Në statutin e ish-kryetarit nuk ka asnjë nen ku thuhet se firmat duhet të depozitohen në këtë zyrë apo në atë zyrë. Nu ka. Ata kanë vetëm një detyrim ndaj PD, të afishojnë rendin e ditës dhe datën në të cilën thërrasin Kuvendin për të cilin kanë firmosur.
Menaxherët e 1800 firmave janë vetëm ata që kanë firmosur. Pakica ka të drejtë të plotë të vijë dhe të verifikojë çdo mandat në përputhje me listat në Kuvend. Të ketë përfaqësuesit e saj, të bëjë propozimet e saj për statut. Por nuk ka në dorë të pengojë ata që mblodhën firmat kundër tyre. Ai e ka shndërruar partinë në një ministri të Edi Ramës.
Kjo kohë që na ka ngelur, të angazhohemi në një dialog intensiv me ata që kanë një ndjenjë të veçantë për peng-kryetarin. Atyre u themi që nuk kemi asgjë me ju, jeni të mirëpritur në Kuvend. Të bashkohemi sa më shumë në këtë përpjekje të madhe,” tha Berisha.
“Opozita dështoi në çdo aksion, jo për fajin tuaj sepse ju sakrifikuat si asnjëherë tjetër, por sakrifikuat për shkak të një kryetari që mendonte krejtësisht për vete, për interesat e tij, dhe mendonte në mënyrë absolute se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse është një vendim që e ka penguar Sali Berisha, u garantoj se është vetëm ky vendim. E kam bërë këtë me ndërgjegjen më të thellë se një aleancë me krimin dhe korrupsionin do ishte dita më e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” theksoi Berisha.
Evi Kokalari: PD e themeluan burra si Berisha dhe Hajdari, po e shkatërrojnë Basha dhe Bardhi
Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari u shpreh nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës se PD u themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi.
Kokalari dënoi sërish deklaratat e një ditë më parë në Kryesinë e PD, duke theksuar se ajo që ka shprehur Grida Duma për shkatërrimin e PD, është shqetësuese.
“Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën.
Falendeorj z.B erisha që ka dhënë këtë platformë ku të flas pa limit, nuk më ka limituar asnjëherë. Dhe kjo ka treguar seriozitetin për një të djathtë të kulluar dhe shumë larg nga PD që njohim sot dhe Kryesia e PD që njohim dhe shikojmë sot. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese. Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.
Analistët e Edi Ramës, Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Lulzim Bashës. Kaq duhet të dini që Lulzim Basha duhet të ikë. Sot në Parlament, Salianji kishte një sjellje tepër ofenduese për një deputet të PD. Kishte arrogancë, fjalor të shëmtuar kundrejt një individi tjetër pak rëndësi ka se i përket PS, apo jo, duhet rë ruajmë etikën. S’e di pse Salianji trashi zërin, nëse donte të tregonte që ishte burrë dhe po bënte opozitë, apo ishte nga stresi që e ka kapur Kryesinë e PD këto ditët e fundit”, u shpreh Kokalari.
Berisha: Më 2011 Basha donte të tërhiqej gjatë numërimit të votave
Gjatë një interviste, Lulzim Basha deklaroi se ai i ka fituar zgjedhjet e vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës, pasi nuk kishte në krah Sali Berishën. Kjo deklaratë ka ngjallur shumë ilaritet në rrjetet sociale.
Megjithatë, Sali Berisha tregoi sot nga Foltorja e Fushë-Krujës edhe një histori tjetër.
Në atë kohë, Edi Rama doli në avantazh me 10 vota. Por në kuti kishte vota të hedhura gabim, që në fakt janë vota të vlefshme sipas çdo kodi zgjedhor.
Berisha kërkoi rinumërimin e këtyre votave, çka do i jepte fitoren Bashës. Por Berisha befasoi kur tha se vetë Basha ishte kundër. Madje edhe ambasada amerikane kishte paralajmëruar se do dilte me një qëndrim.
Megjithatë votat u numëruan dhe Basha doli fitues.
“Nuk po merrem me faktin se absolutisht çdo natë, dhe janë të gjitha kronikat, por përveç mundimit që bënim në fushatë, çdo natë kthehesha me ish-kryetarin e partisë për fushatë. U mbyllën numërimet, Edi Rama doli me 10 vota para. Më njoftojnë zyrtarët tanë se në kutitë e votimit janë vota të keqvendosura. Këto quhen në Kodin Zgjedhor të Venecias si vota të vlefshme. Vota e hedhur gabim në një kuti quhet e vlefshme. Unë kërkoj që ato të numërohen. Fillon numërimi i tyre. Tani vjen pjesa interesante. Të nesërmen kishim një këshilltar amerikan në fushatë, shumë i mirë, më troket dhe më thotë se te Rruga e Elbasanit ka një shqetësim për këtë që po bëjmë. Druhem shumë se do bëjnë deklaratë, më thotë. Miku im, i them unë, po numërohet çdo votë në përputhje me dy kodet më të rëndësishme zgjedhore në botë. Këto janë legjitime, por nëse duan ata të ambasadës, janë të ftuar të prekin dhe të shohin çdo votë. Votë kujt nuk i marr, por votë nuk i fal njeriu.
Unë po të flas në emër të zotit Basha, më thotë ai. “I them thuaj zotit Basha se nuk po e bëj për të, por po e bëj për demokratët shqiptarë,” i them. Kjo bisedë është bërë me dëshmitarë. Kjo është historia e fitores me 80 vota, i cili nuk mori dot as votat e koalicionit ç’është e vërteta. Pas asaj fitoreje ai nuk pa më asnjë fitore elektorale dhe vetëm humbje,” tha Berisha.
Xhelozi? Evi Kokalari i përgjigjet Grida Dumës, zbulon edhe dhuratën për Gjekmarkajn
Evi Kokalari iu përgjigj akuzave se ajo e sulmon Grida Dumën për shkak se është xheloze për të.
Nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës Kokalari tha se nuk ka xhelozi për njerëz, që siç u shpreh ajo, janë të pamoralshëm.
Gjithashtu, Kokalari kishte një përgjigje edhe për deputetin Agron Gjekmarkaj, të cilit tha se do t’i bënte një dhuratë.
“Për Grida Dumën më kanë akuzuar se jam xheloze. Por nëse unë kam xhelozi për një njeri që unë personalisht e quaj jo të pastër dhe të pamoralshme, këtyre njerëzve u ka ikur mendja vendit. Doja të flisja dhe pak për individë si Gjekmarkaj dhe Mërtiri, që qenkan pedagogë në fakultete. Më bën çudi si prindërit çojnë fëmijët t’i edukojnë këta individë. Më vjen mirë që Gjekmarkaj do të ikë kur z.Berisha të bëhet kryetar i PD dhe kur të ikë kam një dhuratë për të, që ai do ta kuptojë shumë mirë, një shishe bosh. Se mua më konsideroi si një shishe që rashë nga qielli dhe asnjë s’po e kuptohet për ça duhesha”, tha Kokalari.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet