Neve gjenerata pak ma e vjetër e shqiptarve të Dardanisë ende i kemi në kujtesë tubimet e ashtuqujtuna të SOLIDARITETIT që serbet dhe malazezët të mbushun me urrejtje patologjike fashiste antinjerzore kundër shqiptarve i organizonin pa asnji shkas dhe kur tuboheshin masat e çmendurakve serbomalazez liderët e tubimeve dhe politikajt fashista sllavokomunist gjithmonë flisnin para masave se si serbët jan popull hyjnor dhe demokratik, por që shenjtrinë e tyne po e sulmojnë dhe rrezikojnë disa krijesa të egra, disa thojshin se ato krijesa kan edhe bishtin si shtazët dhe se ato quhen SHIPTARI.
Edhe sot nese njeriu ka nerva të dimensioneve FI 24. apo sikur thotë populli, nese i ka nervat e kalit dhe ndegjonë se si zgërvallen disa analfabet që sot janë lider partishë e që per fatkeqësinë e vendit dhe të popullit këtu e 20 vjet po sundojnë në Dardani e të cilët këtu e 30 vjet me forma e metoda sllavo-komuniste, metoda këto të perfeksionueme nga shkolla e satrapit të Gjirokastrës, Enver Hoxhes nuk kan lan gja të zezë pa ba për ta sulmue e shkatrrue të parin organizim institucional shtetnorë e të mirfilltë SHQIPTAR të shqiptarve në Dardani, per ta sulmue LDK-në e cila u formue ( sipas dëshmive nga libri ” KTHESA HISTORIKE ” të tri vëllimet me total me 1491 faqe i Prof. Jusuf Buxhovi ) me urdhën të SHBA-ve, dhe ate e formuen shtresa ma e aftë intelektuale e Akademike e Dardanisë së asaj kohe ( vitet 1988-1989).
Pra LDK u formue si parti opozitë e LKK-së ( Lidhjes Komuniste të Kosovës ), dhe u formue per ta pengue tradhëtinë ( me ose pa vetëdije vetem ata e dijnë ) që kishin fillue ti bajnë vendit disa gazetar fëmijë të pushtetarve komunist shqiptar të rritun nepër kancelaritë e pushtetarve jugosllav komunist apo neper Ambasadat e Jugosllavisë komuniste që i kishte në vende të ndryshme. Pra me nji fjalë LDK u formue si nevojë per ta shpetue nga zhdukja popullin shqiptar të Dardanisë dhe per ta deklasue planin ogurzi të vazhdimsisë së bashkjetëses me jugosllavet, plan ky i hartuem nga krijesa e ashtuqujtun UJDI që pat formue strukturat e veta në Kroaci, dhe që orvatej ti krijojë ato edhe në Sloveni e Kosovë e ku në Kosovë në krye të sajë u vu gazetari me perspektivë Veton Surroji që asht djali i ish Ambasadorit jugosllav të ndjerit Rexhai Surroji. Perkrahës të UJDI-t dolen edhe disa adoleshent rrugaq që ma vone formuen partinë PARLAMENTARE me lider Bajram Kosumin e të cilen parti pas pak kohe per ta drejtue e merr banori shumëvjeçar i burgjeve jugosllave Adem Demaqi.
Pra grupet enverostaliniste të të majtës shqipfolëse në Dardani në koordinim të mirfilltë me mbeturinat e majta enveriste të Shqipnisë që nga 24 dhjetori ( nji ditë pasi u formue LDK-ja ) nuk lanë metoda pa perdorë per ta luftue LDK-në. Veprimi i parë per ta shkatrrue LDK-në ishte futja në strukturat e LDK-së të disa kuajve të Trojes si, Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Mehmet Hajrizi, Ramë Buja, Ali Lajqi, Berat Luzha etj, etj.
Këto struktura të majta enverostaliniste formuen grupe të vogla guerile me të cilat provokonin policinë pushtuese serbe në Dardani dhe qellimi i tyne ishte per ta fillue sa ma parë nji konflikt të armatosun mes popullit duarthatë shqiptar të Dardanisë dhe ushtrisë e policisë serbe. Ky konflikt ju nevojitej atyne sepse kishin njohuni se Lideri i shqiptarve të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova kishte fillue formimin e Ushtrisë Dardane formimi i së cilës kishte fillue të bahej nga ushtarak profesional shqiptar në Tiranë. Pra grupet enverostaliniste deshronin konfliktin me Serbinë sepse vetem kështu ata kishin shansin ta marrin drejtimin e fatit të vendit dhe popullit. Ata vetshpalleshin Komandanta, Gjeneral, Heronjë e Luftëtar sepse vetem si të tillë siguronin perkrahjen e masave injorante analfabete të popullit që tashma nji dekadë jetonte nën okupimin mizor serb.
Pra këta lider të partive ( PDK, AAK, NISMA SOCIALDEMOKRATE , AKR, VV etj ) dhe politikaj e veprimtar militant të këtyne partive që nga dhjetori 1989 luftojnë LDK-në. Dikur e kan luftue me pushkë tue ja vra veprimtarët e individët ma të devotshem, ndersa nga 2004 e deri sot e luftojnë me metoda tjera ma pak ekstreme, por që janë të tmerrshme dhe që e kan sjellë vendin dhe shtetin para kolapsit total kulturor, ekonomik, institucional etj.
Lider dhe politikaj si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi, Bilal Sherifi, Daut Haradinaj, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Shpend Ahmetaj, Behxhet Pacolli, Bekim Jasharaj, Ramiz Lladrovci, Blerim Kuqi, Mytaher Haskuka, Ismail Latifi, Ahmet Jusufi, Gani Dreshaj, Bekë Berisha, Time Kadriu,Ganimete Musliu, Flora Brovina, Donika Kadaj, Aida Dërguti,Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Ardian Gjini, Sokol Bashota, Albin Kurti, Ramadan Muja, Xhabir Zharku, Azem Syla, Gani Koci, Hydajet Hyseni, Florin Krasniqi, Fisnik Ismaili, Nasim Haradinaj, Milaim Zeka, Bajrush Xhemajli, Qemal Mustafa, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Astrit Haraqija, Teuta Rugova, Ukë Rugova etj, etj ishin dhe janë turpi dhe fatkeqësia ma e madhe që i ka ndodhë vendit andaj mendojë se asht koha e fundit që të tillëve populli tu thotë; MJAFTË MA. Tu thotë ikni thene qafen se ma jo vetem që nuk do ju besojmë e votojmë, por do bajmë çmos që të ju qesim para drejtësisë per korrupsion, zhvatje, nepotizem, haraq, krime dhe veprime amorale tjera. E them me pergjegjësinë ma të madhe dhe e them publikisht se ma keq e ma shumë e kan shkatrrue vendin këta persona bashk edhe me dhjetra të tjerë që per momentin nuk po më kujtohen emnat e tyne se sa e ka shkatrrue pushteti pushtues serbokomunist me Millosheviqin në krye nga viti 1989-1999. Normal që nuk e fusë këtu luftën shkatrrimtare që ndodhi per 78 ditë në vitin 1999.
Dardania nga viti 1999 u qeverisë nga këta Kryeministra deri sot;
1. Nga i vetemnuemi Hashim Thaçi qeverisja e të cilit fatmirsishtë nuk patë jetë të gjatë.
2. Bajram Rexhepi në qeverinë e koalicionit gjithpërfshirës qeveri kjo ne monitorimin e Perfaqsuesit Special të OKB-së Dr. Bernard Kushner.
3.Koalicioni LDK-AAK me Ramush Haradinaj i cili vetem pas tre muajve u dergue në Gjykatën nderkombëtare per krime lufte në Hagë dhe vendin e ti e zuni Bajram Kosumi, i cili u detyrue të jap dorëheqje dhe u shkarkue pas aferës së udhtimit me aeroplan nga pushimi në Turqi dhe ate e zavendësojë Agim Çeku.
4. Koalicioni i madh i detyrueshem mes Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit pasi që tashma kishte ndërrue jetë Themeluesi i shtetit të Dardanisë tonë Dr. Ibrahim Rugova. E quejta koalicion i detyrueshem per faktin se ish LPK-ja tash PDK me patericat e saja AAK, ORA dhe edhe ndonji individ tjeter si Adem Demaqi e Rexhep Qosja arriten ta coptojnë LDK-në , ta ndajnë në dy pjesë ku njenës pjesë mbet ti prinë Fatmir Sejdiu e tjetrës ( LDD-së ) Nexhat Daci. Me këtë rast kryebanditi i vendit Hashim Thaçi detyrojë Fatmir Sejdiun që ta bajnë koalicionin bashk ku edhe i ndan postet. Hashim Thaçi mori qeverinë ndersa Fatmir Sejdiut i dha postin ceremonial simbolik Presidencen.
Të gjithë jemi dëshmitar se si Hashim Thaçi vetë e rrexojë qeverinë e vetë dhe doli si kapadai para masave të popullit dhe kerkojë votat per tu ba edhe njihere i pari i qeverisë. Ja doli edhe këtë here, por tash në koalicion me partitë serbe dhe me AKR-në e rusofilit dhe islamofilit multimilionerit Behxhet Pacollit.
5. Qeveria Thaçi dy që poashtu u ba në koalicion mes PDK-LDK-së, por të cilen me mocion e rrexojë Hashim Thaçi me bashkpartiakun e vetë Kadri Veselin. E rrëxuen qeverinë e Akademik Isa Mustafës vetem pasi u zbatue në perpikni kontrata e marrveshtjes per bashkqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së. Pra pasi Akademiku Isa Mustafa perkundër kundërshtimeve ( me të drejtë ) jo vetem të masave popullore dhe të opozitës, por edhe të bashkpartiakve me ndikim në LDK, megjithate z. Isa Mustafa burrnishtë ju përmbajtë kontratës së marrveshtjes dhe Kadri Veseli tashma u akomodue në postin e Kryeparlamentarit, Hashim Thaçi në postin e Kryetarit të shtetit, por mbi të gjitha këto PDK, AAK dhe NISMA e Fatmir Limajt dhe VV-ja e Albin Kurtiti u tmerruen kur pan se si Akademiku Isa Mustafa konsolidon institucionet e shtetit, forcon ekonominë e vendit dhe fillon arrestimin e kupollës mafioze të Dardanisë e që të gjithë ishin antar e veprimtar të PDK-së, AAK-së, VV-së dhe edhe OVL të UÇK-së. Bashk me listen serbe dhe me të gjitha partitë tjera parlamentare votuen mocionin dhe e rrexuen qeverinë Mustafa që padyshim se ishte qeverija ma e mirë dhe ma shtetndertuese përgjatë tanë historisë që kan pas jo vetem Dardania , por edhe Shqipnia.
6. Dhe erdhi qeveria e PAN-it, pra koalicioni PDK-AAK-AKR plus LISTA SERBE e cila nga Beogradi mori lejen per tu bashkangjitë në koalicion të qeverisë ku kryeminister do bahej ish BODIGUARDI i diskotekave të Zvicrrës katunari i pashkollë z. Ramush Haradinaj. Kjo qeveri ishte ma skandalozja, ma banditja, dhe ma e korruptuara se të gjitha bashk deri tash.
Ishte tmerr me pa se si vidheshin dhjetra e qindra miliona euro të parasë së buxhetit të shtetit per të cilat disa here reagojë edhe vetë Ministri i Financave z. Bedri Hamza. Ishte mundim me ndëgjue se si fliste para kamerave të medijave i pari i qeverisë së vendit. Nuk do shkruej shumë per këtë qeveri sepse ma heret kam shkrue disa shkrime per rastet konkrete të vjedhjes, të korrupsionit , nepotizmit dhe veprimeve tjera antishtetnore që i bajshin kryeministri Haradinaj dhe ministrat e qeverisë së ti, por do e ceku se kryeministri sado autodidakt në arsimim e shkollim ai megjithate tue u bazue në forcen e mafisë që e rrethon dhe perkrah e shpesh edhe në forcen e vetë fizike të nji mashkulli muskuloz u tregue dinak dhe mjeshtrishtë gadi papritmas dha dorëheqje si kryeministër me arsytimin se ka ftesen per Gjykatën Speciale në Hagë dhe se atje do shkoj si qytetar e jo si burrshtetas sespe deshron edhe këtë here të ” FLIJOHET ” per Dardaninë , dëshron tja ruej imazhin shtetit para botës. O Zot po çfarë kopilije e çfar veprimin perfid i Ramush Haradinajt!
Mirpo po ky far ” VETFLIJUESI ” per vendin posa erdhi nga Haga paturpsishtë dhe poshtersishtë heshtazi vazhdojë me punën si i pari i qeverisë. Tek pasi medijat dhe disa OJQ e disa analist e publicistë filluen të reagojnë , Ramush Haradinaj mori mundin dhe ju drejtue GJYKATES KUSHTETUESE per ta pa a asht shkelje e ligjit nese e vazhdon punën si kryeministër. Kur nga Gjykata Kushtetuese erdhi pergjigjëja se vazhdimi i punës asht shkelje ligji ky u mor vesh me partnerin e koalicionit, mafiozin tjeter , Kadri Veselin dhe e rrexuen qeverinë dhe kerkuen zgjedhjet e reja. Dhe as që qajnë kokën se këto zgjedhje buxhetit të shprazun të shtetiti i kushtojnë 6 milion euro e mos të flas se sa u kushtojnë qytetarve të vendit.
E tash si epilog i këti shkrimi po baj pyetjen në radhë të parë per Ramush Haradinaj e pastaj edhe të të tjerë kandidat partish per kryeminister.
Nese ti Ramush Haradinaj e paske pas mendjen që perseri të pretendosh postin e Kryeministrit, pse o Ramush zeza e bane tanë këtë hallakamë dhe zhurëm dhe dhe dorëheqje? Pse nuk vazhdove punën aty ku ishe deri në perfundim të mandatit?
Ti Kadri Veseli perderisa ishe në koalicion me Ramushin asnjihere nuk e shave as nuk e kerrcnove me prishje të koalicionit edhepse i pate nji milion arsye ta bash këte sepse Ramush muskulozi posa u ulë në fotelen e të parit të qeverisë filloj me sundue me kerrcnime , me shantazhe, me vjedhje dhe mashtrime si dhe me shkelje të kauzave të ti të kohës kur ishte opozitë bashk me VV dhe NISMA dhe kur e shkatrrojshin dhe kallshin bashk vendin gjoja per ta kundershtue Demarkimin e kufinit me Malin e Zi, per ta kundërshtue votimin e Hashim Thaçit per kryetar , per ta kundershtue Gjykatën Speciale, Asociacionin e komunave serbe etj, etj. Posa u ulë në fotelen e kryeministrit Ramushi e kalojë ligjin per demarkim të kufinit dhe sot po lexojë se si Mali i Zi ju ka dhanë ultimatum barinjve shqiptar të TBANEVE në Kullë e Qakorr që ato tbane ti rrenojnë sa ma parë sepse ajo tokë qenka e Malit të Zi.
Nese nuk e kundershtove për këto veprime Ramushin dhe nese nuk votove ramjen e qeverisë, pse tash o Kadri Veseli e ofendon ish partnerin e deridjeshem dhe ban fushatë linquese kunder ti?!
Fushatë me perplot ofendime dhe linqime kunder njani tjetrit bani edhe ju lider ( Albin Kurti, Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli etj ) që jeni tjerë kandidat per Kryeministër. Linqime, shamje e ofendime bani edhe juve kandidat per deputet të partive banda që ju pelqen ta thoni se keni dalë nga strukturat e ish ushtarve të UÇK-së. Por juve të gjithë bashk ma së shumti sulmoni, shpifni, linqoni , ofendoni, shani e kerrcnoni LDK-në , kandidatën e sajë per Kryeminstër zonjen Prof. Vjosa Osmani dhe komplet kandidatët e LDK-së per Deputet.
Asht e pandershme dhe tragjikomike se si juve të gjithë bashk asnji fjalë se thoni per idiotizmat e presionin që Beogradi ju ban disa partive serbe lojale me pushtetin dhe shtetin e Dardanisë tue e favorizue partinë fashiste ultranacionaliste LISTA SRBSKA, ndersa ju të gjithë bashk sa mundeni sulmoni dhe ofendoni, shpifni e shantazhoni pergjatë kësaj fushate kandidaten e LDK-së Prof. Vjosa Osmani dhe komplet kandidatet e listës së LDK-së prej 110 vetave. Asht poshtërsia ma e madhe se si juve ngjani dhe jeni identik me bandat serbo-malazeze të viteve 1985-1999 të cilat me shpifje krijonin opinoinin negativ te popujt dhe republikat tjera të Federatës Jugosllave e edhe te shtetet europrendimore kundër shqiptarve etnik në Dardani. Edhe juve sot ( PDK, AAK, AKR, NISMA SOCIALDEMOKRATE, PARTIJA SOCIALDEMOKRATE ) po sikur lideret serb të tubimeve fashiste që u mbajten në Fushë Kosovë ku kasapi Millosheviq edhe filloj ngritjen në kupollen e shtetit serb ashtu edhe ju po perdorni gogolin LDK per ta manipulue popullin që edhe njihere juve tua jep votat dhe te ua zgjatë mundësinë qe edhe tutje ta vjedhni vendin, ta shkatrroni shtetin dhe ta shkretoni pergjithmonë pasi tashma me dhjetra mija të rinjë e të reja po presin në radhë me ik njihere e pergjithmonë në Gjermani apo diku tjeter në ndonji shtet europrendimor.
Kur po i shof tubimet e fushates tuej po me kujtohen kohnat e frikshme të tubimeve të fashistave serbomalazez neper Dardani dhe gjithandej neper ish Jugosllavi.
Shpresojë që edhe populli i vujtun e Dardanisë tju shikoj ashtu si unë dhe njihere e pergjithmonë tjua tregojë vendin, e vendi i juej asht në burg. Juve nuk e meritoni lirinë. Mallkue qofshit per jetë të jetve.
Komentet