1 tetori shënoi çeljen e fushatës ndërgjegjësuese të luftes kundër kancerit të gjirit.
Në këtë muaj operatorët e shumtë nga fushat e shëndetit, bëhen pjesë e veprimtarive, që kanë në qendër rritjen e ndërgjegjes së shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Një aktivitet i tillë u mbajt në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku (instituti jofitimprurës) “We speak science – ne flasim me shkencë” e themeluar në Boston, USA, nga motrat Detina (Harvard University) dhe Argita Zalli (Imperial College London) në bashkëpunim me studentë të këtij fakulteti, bashkebiseduan me pjesëmarrësit, rreth disa aspekteve të kësaj sëmundjeje.
Në këtë konferencë dr. Argita Zalli që punon në “Imperial College of London”, i informoi të pranishmit per trajtimin e kancerit të gjirit dhe gjetjet e fundit nga fusha e kërkimit shkencor.
Për një përfshirje aktive dhe të studentëve të këtij fakulteti pesë prej tyre mbajtën kumtesa, ku secili shpalosi aftësitë në drejtim të të folurit në publik, trajtimit me përgjegjësi të pyetjeve nga të pranishmit dhe vlerësimine nevojës për njohjen e thelluar të natyres dhe te pasojave që krijon kjo sëmundje.
Për një të ri apo të re, që do të diplomohet, këto njohuri shkencore janë me rëndësi nëformimin profesional, madje shkembimi i ketyre përvojave gjatë viteve te studimeve universitare, marrin një vlerë të rëndësisë së lartë. Pervoja e motrave Zalli, dy profesioniste që konkurojnëme dinjitet në tregun ndërkombëtar të punës,ishin të vlefshme edhe të nevojshme, per zgjerimin e njohurive profesionale dhe shkencore ne luften kunder kancerit te gjirit.
Ndërkohë për të krijuar një panoramë më të gjerërreth kësaj sëmundjeje, po citoj Prof.Dr. Lufti Alia sipas të cilit: “Lufta kunder neoplazive, aktualisht eshte prioritare ne sherbimet shendetesore, pasi keto semundje perbejne nje problem shqetësues mjekësor dhe shoqëror.
Neoplazite e gjirit edhe ne kete fillim shekulli vazhdojne te mbeten një ndër pesë “big killers” në përgjithësi në popullatë, por sic kuptohet ne veçanti jane ne vendin e pare per rastisjen dhe si shkak vdekjeje tek femrat.
Ne dy dekadat e fundit, neoplazite e gjirit jane shtuar si rastisja, madje jane bere shqetësuese sepse konstatohet shtimi i rasteve ne moshat e reja 25 – 45 vjeç, nje grup popullate qe deri tani ishte perjashtuar ne programet e “screening” te sherbimeve shendetesore te vendeve europiane.
– në Evropë diagnostikohen 210 000 raste te reja ne vit dhe 74 000 raste vdekje nga kanceri i gjirit.
– Neoplazite e gjirit perbejne 27 % te gjithe tumoreve te femrave.
– Ne Itali, çdo vit diagnostikohen 45 000 raste te reja ne vit, nga te cilat:
20 % e rasteve ne moshen nen 50 vjeç,
60 % e rastevee ndermjet 51 – 70 vjeç
20 % e rasteve ne mosha te avancuara.
– Kjo neoplazi prek nje ne çdo 10 gra.
Ndërgjegjësimi dhe parandalimi janë dy fjalët kyce të cilat lidhen ngushtë më faktorët rrezikues.
Ndër faktorët rrezikues përmendim:
Faktoret rrezikues te pamodikueshem:
-moshën: me rritjen e moshes rritet rreziku i shfaqies te tumoreve te gjirit;
-ndikimi i hormoneve: rastet me kancer te gjirit shtohen dhe per efekt te veprimit te zgjatur te
hormoneve, qe prodhojne vezoret para menopauzes. Grate me jete fertile te gjate rrezikohen nga
tumoret e gjirit kur shfaqen parakohe menstruacionet ashtu dhe menopauza eshte e voneshme.
– Aspekti i familjaritetit më këtë sëmundje: karcinomate gjirit jane te shpesh ne gra qe kane pasur
pjestar te familjes me kancer te gjirit ose te vezoreve (gjyshe, nena, motra, halla, tezja).
Faktoret rrezikues te modifikueshem dhe stili i jetes.
– Terapi zevendesuese me hormone, sidomos me medikamente me permbajtje estrogeni dhe progesteroni
– Moslindja fëmijë eshte nje faktor rreziku, qe kercenon per kancer te gjirit. Sa me shume shtatzani
aq me i vogel rreziku. Shtatzani para moshes 30 – 35 vjeç, duket se mbron nga rreziku per tumore
te gjirit”.Nese nje grua ka kaluar me pare nje karcinome te gjirit, rritet mundesia, qe tumori te
perseritet si ne te njejtin gji ashtu dhe ne gjirin tjeter.
– Mbidhjamosja eshte nje faktor rrezikues.perdorimi i ushqimeve me kalorazh te
larte rrit rrezikun.
– Pirja e duhanit eshte i njohur si nder faktoret më rrezikues.
– Alkooli. Rreziku i zhvillimit te neoplazive te gjirit, rritet ne propocion me sasine dhe kohen e gjate te konsumit te alkoolit nga femrat
– Djeta e varfer me fruta, perime dhe zarzavate
– aktiviteti fizik i kufizuar – jeta sedentare
Parandalimi lidhet me disa sjellje individuale ne jete, te cila ndikojne permbrojtjen e organizmit nga tumoret.
– Sot perdoren disa medikamente, te pergatitura nga lende natyrale, ose farmakologjike, qe ndalojne ose ngadalesojne rritjen e tumoreve.
– Dieta, e pasur me fruta, perime dhe me zarzavate te fresketa.
– Ndjekja e aktiviteteve fizike, sidomos ne menopauza.
Shenjat që sinjalizojnë një kancer të gjirit shprehen:
– Shenja e pare ne 80 % te rasteve eshteprania e nje kokrre (nyje) ne gji.
Me përparimin e semundjes, gjiri forcohet, lekura rrudhet e merr pamje si levozhga e portokallit, thithesi i gjirit fundoset, deformohet dhe me pas gruaja konstaton shfaqen nen sqetull te nje gjenderre, me konsistence te forte, çka deshmon per zhvillimin e metastazave.
Diagnoz e hershme, rrit mundesite te fitojme luften kunder kesaj neoplazie.
Per grate e grup-moshes 40 – 50 vjeç, sugjerohet te bejne çdo vit mamografi me pas nje ekografi, te shoqeruar me viziten e mjekut senolog.
Per grate e grup-moshes 50 – 75 vjeç, keshillohet te bejne mamografi çdo dy vjet.
Per grate e grup-moshes 40 – 50 vjeç, sugjerohet te bejne çdo vit mamografie me pas nje ekografi, te shoqeruar me viziten e mjekut senolog.
Për gratë e grup-moshës 50 – 75 vjeç, këshillohet te bejne mamografi çdo dy vjet”.
Ndërkohë në vendin tonë sipas “Institutit të Shëndetit Publik” rastisen 450-500 raste të reja me neoplazi te gjirit çdo vit, dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve nga kanceri ne femrat.
Shumica e rasteve me kancer të gjirit tek ne, paraqiten me vonesë tek mjeku, në faza shumë të përparuara gjë e cila e vështirëson mjaft procesin e shërimit.
Po sipas “Institutit të Shendetit Publik”: çdo vit, në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) janë diagnostikuar rreth 350 raste të reja me kancer gjiri me një prirje të lehtë rritjeje, me një kulm prej 443 rastesh në vitin 2013.
Krahasuar me vitet’80, ne vitin 2015, numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 3 herë.
Kanceri i gjirit nuk ështëmë “sëmundja që nuk më prekë mua apo familjarët e mij”, përkundrazi është një ndër patologjitë, që prek një numër të madh grashe.
Edhe pse në opinion ka një lloj frike nga vetë emërtimi, përvoja e profesionistëve ka treguar se parandalimi është i mundur falë ndërgjegjësimit për kontroll periodik dhe diagnostikim sa më të hershëm, duke e bërë më të lehtë procesin e kurimit.
Shkaqet pse gratë në Shqipëri diagnostikohen në faza tëpërparuara ku rezultatet e pritshme janëkryesisht pezmatuese lidhen me shumë faktorë të tillë si:
– ngritjen e pakët kulturore tëgrave për kontroll periodik shëndetësor;
– frika nga diagnoza dhe për atë që vijon;
– mendimi i stereotipizuar se “nuk mund të më ndodhë mua”;
– mosnjohja me faktorët rrezikues;
– mungesa e vlerësimit të simptomave në kohën kur shfaqen;
– shmangia ose mbajtja larg e përvojave të hidhura shëndetësore të mëparshme ne familje etj.
Shëndeti ndërthur në një nevojën për shërbime cilësore nga fusha të ndryshme, është i lidhur ngushtë me mjedisin përreth nesh si atë lokal, të shtetit ku jetojmë po ashtu edhe me atë global. Disa forma të shkatërrimit të mjedisit rrisin rrezikun për shëndetin. Ndaj edhe mbrojtja e mjedisit bën pjesë në programet e mjeksësisë parandaluese. Sipas studiuesve “puna në mjediset ku përdoret asbesti rrit rezikun e prekjes prej disa llojeve të kancerit”, po ashtu “ndotja e ajrit në nivelet larg standardes së lejuar rrit mundësitë për kancer të mushkërive që përbën edhe llojin më të përhapur të kësaj sëmundjeje”.
Për aq kohë sa shpërndarja e sëmundjeve është e ndryshme midis vendeve, rajoneve dhe shtresave të ndryshme shoqërore është e qartë se ajo ndikohet nga mënyra e të jetuarit, gjë nga e cila i jep udhë ndikimit të faktorëve shoqërorë. Faktorët shoqërorë ndikojnë tek mundësitë e njerëzve për t’u prekur nga disa lloje sëmundjesh si dhe në natyrën e kujdesit shëndetësor që marrin. Në vendin tonë faktorët e tillë mund të shpjegojnë pse gratë në vendin tonë vdesin më së shumti prej kancerit të gjirit dhe faktorë të tillë flasin për cilësinë që lë për të dëshiruar të shërbimit që marrin këto gra.
Pikërisht për këtë arsye kanceri i gjirit si dhe mjaft sëmundje të tjera, kanë nevojë për një trajtim të kombinuar të profesionistëve nga disa fusha të cilët duke i ardhur në ndihmë një gruaje që preket prej tij, i kanë ardhur në ndihmë mbarë shoqërisë.
Komentet