Boksieri kampion bote në kategorinë e rëndë, Tyson Fury ka dhënë mendimin e tij rreth debatit të ngritur së fundmi në lidhje me fenë.
Sportisti britanik, që befasoi Vladimir Klitschkon, duke i rrëmbyer titujt e kampionit në kategorinë e rëndë, ka thënë se të gjithë janë të barabartë. Madje, ai ka njoftuar se në ekipin e tij ka angazhuar persona të feve të ndryshme.
“Në ekip kam edhe persona nga Xhamajka, pakistanez, indianë, krishterë dhe myslimanë. Të gjithë jemi të barabartë. Pse askush nuk e thotë këtë”, u shpreh Tajson Fury për “Sky Sports News”.
Komentet