Krijimi i opozitave të forta, të qëndrueshme dhe parimore, është jo vetëm një proces i gjatë që duhet të ketë rrënjë të forta historike, për të qenë i vërtetë dhe për të ruajtur vazhdimisht këto cilësi, por edhe një vepër arti për të cilën duhet të kujdesesh si për mbarëvajtjen e një shtëpie dhe vëllazërie të madhe, me muaj, me vite, e pse jo edhe me epoka të tëra qoftë edhe të errëta.
Dicka të tillë padyshim që e ka pasur dhe e zotëron ende fuqimisht Partia Demokratike, si përfaqësuesja bazë dhe themelore e së djathtës shqiptare, e antikomunizmit dhe shtetit liberal. Për këtë flet jo vetëm historia e krijimit të saj, historia e periudhës së saj në pushtet, por dhe qëndrueshmëria e elektoratit të saj për dekada. Problemet e saj të brendshme sot njihen, janë debatuar dhe kritikuar, ato sigurisht që kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, por kurrësesi nuk ndikojnë në emërtimin e saj si opozita e vërtetë e Shqipërisë, si gjymtyra tjetër e trupit elektoral dhe parlamentar të Shqipërisë.
Ndaj kjo punë “është një punë perëndie dhe titanie”, siç thosh dikur Noli, dhe është e pa mundur që ta rrëmbesh,ta coptosh me diversion ,ta burgosësh, siç po mundohet të bëj kryeministri me Sali Berishën sot ,apo të mundohesh ta klonosh rolin e saj me atë të një opozite të re që është munduar që të bëj këtu e 12 vjet djalli i pushtetit dhe oligarkëve.
Këtë mund ta imagjinojë vetëm një shakaxhi i turbull që duke mbajtur me thonjtë e parave çdo gjë në këtë vend, mendon se mund të bëjë të njejtën gjë edhe me vlerat, me parimet, me shtyllat bazë të demokracisë.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, është i shtrënguar nga marrëzitë e tij të mëdha ”, mund ta justifikojë me ironi ndokush sidomos tashti i çuditur nga kjo fortune diktatoriale e pushtetit që ka filluar të kërkoj me çdo kusht ta ndalojë me mungesën e lirisë aktivitetin e liderit të opozitës.
Eshtë e vështirë të gjesh sot njerëz madje edhe idhtarë nga radhët e mazhorancës që të mos çuditen nga marrëzia e këtij arroganti të pushtetit që po orvatet hapur të paralizoj totalisht aktivitetin politik të opozitës në Parlament dhe më tej, përveçse atyre që janë tash në lojën e pushtetit të tij dhe s’dalin dot më, ose atyre që u janë hapur ca gropa financiare, ligjore apo penale e mundohen t’i mbushin ato me akte heroizmi dhe vetëmohimi në emër të popullit opozitar siç po bën realisht renegati Lulzim Basha me disa qyqtarë dhe qyqtare, që aktivitet opozitarë kanë votat për pushtetin.
Është ndoshta një shaka e fatit tonë edhe kjo, akoma dhe më e hidhur për elektoratin shqiptar, që prej shumë kohësh po vuan nga kriza e përfaqësuesve të vet, ku për t’i patur parlamentarët si ushtarë, mazhoranca e mbushi Parlamentin me kriminelë, hajdutë, të dënuar për prostitucion, injorantë, të korruptuar e kushedi se çfarë.
Tashmë Parlamenti është i mbushur me farën më të keqe që mund ti mbillet parlamentarizmit, tradhëtarëve të idealeve dhe sakrificës së gjithë popullit dhe partive opozitare apo më keq, të shiturve tek pushteti. Është ky precedenti më i keq që mund t’i bëhet demokracisë dhe së ardhmes së kohezionit social të shqiptarëve .
Dhe në këtë tradhëti, sa cinike aq edhe shakatoreske, nuk ka pjesë vetëm deputeti i ri i opozitës së shitur, por edhe vetë grupimi i deputetëve të mazhorancës . Ata duhet të kthjellohen dhe të mos i shtojnë gjëndjes së acararuar edhe një anarki tjetër sa shtetërore, aq edhe demokratike, duke e quajtur gjithë këtë veprim një “mballomë” të marrë hua nga palltoja tashmë e vjetëruar dhe e përbuzur e autokracisë komuniste. Të gjithë ata deputetë që po flasin tashti me mikrofonin e pushtetit tek goja për të mbrojtur dekorimin e kësaj “opozite të re” prej 5-6 burrash apo grash për t’ia mbushur mendjen popullit me profkat e tyre duhet ta ndjejnë thellë përgjegjësinë e asaj që po bëjnë. Nuk do kalojë shumë kohë, ndoshta vetëm një vitë e ca muaj, derisa të vijnë zgjedhjet dhe e gjithë kjo shaka që kërkon t’i bashkohet shakasë akoma dhe më të madhe të zgjedhjeve me përfaqësuesit e kësaj opozite, do të dalë një punë fyçkë, pasi shakaja po kuptohet qartësisht prej të tërëve se është e tillë. Nuk e di se sa prej atyre kokërrave do të kenë guximin të thonë të vërtetën për hirë të parimeve pluraliste, por përsëri shprehja e njohur “më mirë vonë se sa kurrë” duhet të ketë vlerë edhe për ta. Nuk është se vlerat dhe demokracia e zhvilluar nuk e pranojnë nocionin e lindjes së një opozite të re kur jeta parlamentare ka vakum, por këtë e nxjerrë vetë populli mbi bazën e nevojave të tij me votën dhe vullnetin e tij, nga poshte, si një paradigëm të re ndaj gjithë klasës politike, në mënyre spontane, të vërtetë, të qëndrueshme dhe s’ka si ta bëj pushteti i një diktatori. Dhe kjo fryme e re permes një trubullire të forte që krijoi ky regjim duke futur në grackë edhe segmente të faktorit ndërkombëtar ka lindur në parlamentin e sotëm me deputetët e opozitës dhe nuk ka fuqi askush në botë t’i vërë barrikada, aq më shumë ky kryeministri i diskretituar edhe ndërkombëtarisht me marrëzitë e tij.
Po ç’frymë të re vallë, ç’paradigmë të re përfaqësojnë ata që sot të vetëmin aktivitet të tyre opozitar kanë se janë bërë me vullnetin e tyre shtojcë e pushtetit?!
Ndoshta për të provuar durimin apo dëshpërimin e të gjithë atyre që kanë dalë e do të dalin më shumë në rrugë kundra tij, shakaxhiu i krijimit të opozitës së re për hirë të ruajtjes së pushtetit do ta vazhdojë shakanë me gjithë fuqinë e represionit dhe propagandës së vet deri në kufirin e pa besueshmërisë, i ndihmuar për fat të keq edhe nga ligjërimi i pakuptimtë dhe indiferent i ndërkombëtarëve të cilët ende nuk po i hapin sytë, dhe kështu po vazhdojnë ta shtojnë akoma dhe më shumë anarkinë në vend që ta ndihmoj ndalimin e saj.
Por një cinik tjetër që më duket si patronazhist po vazhdon të më thotë : “se kjo luftë e pushtetit për asgjësimin e opozitës me këtë opozitë të brishtë dhe delikate, qeverisja i fiton zgjedhjet sa herë të dojë”. Por unë po i them jo, nuk është plotesisht kështu. Megjithse është një lehtësi e pakuptueshme një pohim i tillë, madje i tmerrshëm në papërballueshmërinë e tij lufta e hapur dhe e pa dukshme dhjetvjeçare e piktorit ka dalë si djajtë nga korniza kanavacës së tij zbukuruese dhe po përpëlitet mes zhgarravinave pa art dhe pa jetë.
Nga pikturat e tij tashti po shpërthen djalli i frikës së tij për pushtetin dhe përtej intrigave, lobimeve, regjive të pa fundme të propagandës qeverisëse çfaqet i vizatuar bukur personazhi i Willi Pasinit, psiqiatërit me famë botërore, ֝ cili duke përshkruar sjelljen tipike të njerëzve të tillë tek libri “Meshkujt” shprehe një paradigmë të rrezikshme, “ku njerëz me sjelljen dhe cilësitë e këtij njeriu, narcist agresiv dhe manipulator ekstrem, nuk duhen lejuar të futen as në paradhomat e pushtetit pa lere më në pushtet.
Kjo arrogancë e friksheme është këmbana buçitëse në veshët e opozitës për të kristalizuar aksionin e saj sipas sjelljes së këtij pushteti.
E vetmja zgjidhje është t’i shfaqet kësaj të mire të përbashkët, që mazhoranca e ironizon si “popull i pafuqishëm opozitar”, me kartën e seriozitetit (koherencës) dhe moralitetit. Ajo duhet të dëshmojë me akte të gjalla dhe gjithë-besueshme politike, pse do të jetë e ndryshme nëse vjen në pushtet, pse nuk do të sillet po kështu me krimin dhe kundërshtarin politik dhe s’do të flirtojë po njëlloj me oligarkët.
Duhet të luftohet, me veprime konkrete, ideja e ardhjes në pushtet jo për vetveten, as per interesat e kastës, dhe duhet të ngulitet ajo e ardhjes në pushtet për të mirën e përbashkët.
Njerëzit tashmë dinë shumë gjëra për këtë mazhoranc që është bërë diktaturë, për bizneset dhe lidhjet e saj me oligarkët. Ndryshe ajo do të jetë shakaja e fundme e Shqipërisë.
Pas kësaj mund të vij tragjedia që është në prag. Duhet ta ndalojmë.