VOAL

VOAL

Fuqitë e NATO-s e akuzojnë Rusinë për krime lufte në Siri

February 16, 2016

Komentet

Nga Dejtoni në Riad: Efekti i diplomacisë fluturuese në luftën në Ukrainë

Arkitekti i Marrëveshjeve të Dejtonit për Paqe, Richard Holbrooke (majtas), duke biseduar me kreun e misionit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, Carl Bildt. Sarajevë, shtator 1996.

 

Una Çiliq

Me praninë e delegacioneve ruse dhe ukrainase javën e kaluar në Riad, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, hynë në një fazë të re.

Megjithatë, ato nuk u takuan personalisht.

Negociatorët amerikanë përdorën të ashtuquajturën “diplomaci fluturuese”, duke mbajtur takime veç e veç, herë me njërën e herë me tjetrën palë.

Sipas diplomatëve, kjo është një strategji jashtëzakonisht e ngjashme me negociatat që sollën fundin e luftës në Bosnje, 30 vjet më parë.

Marrëveshjet e Dejtonit për Paqe, të finalizuara në nëntor të vitit 1995 në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson në Dejton të Ohajos, ishin rezultat i diplomacisë fluturuese amerikane me udhëheqësit boshnjakë, serbë dhe kroatë.

Si funksionoi diplomacia fluturuese?

Takimet në kryeqytetin saudit, nga data 23 deri më 25 mars, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt, ngjajnë disi me ngjarjet rreth Dejtonit, thotë Christopher Hill, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut.

Si zëvendës i kryenegociatorit amerikan dhe “arkitektit” të Marrëveshjeve të Dejtonit, Richard Holbrooke, Hill ishte i përfshirë prej së afërmi në procesin e paqes.

“Vërenim se kur takoheshin së bashku, ata, thjesht, mbanin fjalime rreth mosmarrëveshjeve të tyre, përse ata kanë të drejtë dhe pala tjetër jo… Ndaj, diplomacinë fluturuese e pamë si një mjet shumë më efektiv”, thotë Hill.

Presidenti serb, Sllobodan Millosheviq (majtas), presidenti boshnjak, Alija Izetbegoviq (në mes) dhe presidenti kroat, Franjo Tugjman (djathtas) duke nënshkruar Marrëveshjet e Paqes pas 21 ditësh bisedime në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson në Dejton, më 21 nëntor 1995.

Presidenti serb, Sllobodan Millosheviq (majtas), presidenti boshnjak, Alija Izetbegoviq (në mes) dhe presidenti kroat, Franjo Tugjman (djathtas) duke nënshkruar Marrëveshjet e Paqes pas 21 ditësh bisedime në bazën e Forcave Ajrore Wright-Patterson në Dejton, më 21 nëntor 1995.

Në përpjekje për të arritur paqe, diplomatët amerikanë zhvilluan takime në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë, ashtu si edhe në Gjenevë.

Qëllimi, kujton Hill, ishte të krijohej ideja e asaj që kërkonin të gjitha palët.

“Dhe më pas, në fund, nga fundi i [procesit] të Dejtonit, filluam t’i bashkonim në të njëjtën dhomë”, thotë Hill.

Kjo metodë, sipas tij, është përdorur shumë herë nga Henry Kissinger, sekretari amerikan i Shtetit nën presidentin Richard Nixon, si dhe nga negociatorët e Lindjes së Mesme.

“Por, unë mendoj se ishte mjaft e suksesshme në Bosnje”, shton ai.

Christopher Hill

Christopher Hill

Marrëveshjet e Dejtonit u nënshkruan në Paris, më 14 dhjetor të vitit 1995, dhe shënuan fundin e një konflikti që la mbi 100.000 njerëz të vrarë, dy milionë të zhvendosur dhe shkatërrime të mëdha.

Mate Graniq, i cili ishte zëvendëskryenegociator për presidentin kroat, Franjo Tugjman, gjatë kohës së Dejtonit, thotë se diplomacia fluturuese është e dobishme kur pozicionet janë larg njëra-tjetrës.

“Ukraina kërkon paqe të drejtë, ndërsa Rusia e ka bërë të qartë se nuk dëshiron as të diskutojë për territoret e pushtuara. Moska, gjithashtu, refuzon të lejojë forcat paqeruajtëse të NATO-s ose ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën”, thotë Graniq.

“Marrë parasysh këtë, diplomacia fluturuese është pika logjike e fillimit”, thekson ai.

Nebojsha Vujoviq, anëtar i delegacionit të kryesuar nga udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, në procesin e Dejtonit, thotë se taktikat aktuale të SHBA-së me Ukrainën dhe Rusinë, mund t’i afrojnë ato – ashtu siç ia doli të bënte Richard Holbrooke në vitet 1990.

“Fakti që [presidenti amerikan, Donald] Trump dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin po flasin me telefon, sikurse edhe Trump me [presidentin ukrainas, Volodymyr] Zelensky, ndërsa i dërguari i SHBA-së viziton Kievin dhe Moskën dhe i raporton Trumpit, do të thotë se diplomacia fluturuese, aktualisht, po i sjell gjërat në një pikë, nga ku mund të dalë një marrëveshje fillestare e armëpushimit”, vlerëson Vujoviq.

Pas përfundimit të bisedimeve në Riad javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan për arritjen e marrëveshjeve të veçanta me Rusinë dhe Ukrainën, sa u përket përpjekjeve për të ndaluar sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet dhe për të ndaluar përdorimin e forcës në Detin e Zi.

Mësimet nga Dejtoni

Holbrooke, njëherë, e quajti Dejtonin “paqe të papërsosur”.

Marrëveshjet krijuan dy njësi – Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës; tre popuj përbërës; një distrikt; dhjetë kantone dhe një presidencë prej tre anëtarësh.

Pavarësisht përpjekjeve më 2006 dhe 2009 për t’i ndryshuar ato, ndonjë ndryshim thelbësor nuk ka pasur.

Duke reflektuar mbi procesin e Dejtonit tri dekada më vonë dhe mbi mësimet e nxjerra për negociatat e ardhshme, përfshirë ato midis Ukrainës dhe Rusisë, Hill thotë se angazhimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm.

“Unë mendoj se kjo do të jetë e nevojshme. Nuk mund, thjesht, të thuash: ‘Epo, ai problem ka mbaruar. Kalojmë te tjetri’”, thotë Hill.

Por, a mund të ketë në të ardhmen ndonjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt? Hill mendon se kjo nuk ka gjasa.

“Unë mendoj se Putin na ka siguruar se midis Ukrainës dhe Rusisë do të ketë armiqësi për shumë breza. Kështu që nuk do të përpiqesha t’i bashkoja…”, thotë ai.

Ndërsa Bosnja mbetet e rënduar nga përçarjet dhe mosfunksionimi, ajo i kaloi gati tri dekada në paqe, duke e bërë Dejtonin një nga marrëveshjet më të suksesshme të paqes në historinë moderne.

Graniq thotë se çelës i suksesit të Dejtonit ishte një kompromis me themele mjaft të forta.

“Por, sigurisht, puna dhe negociatat e mëtejshme janë të nevojshme [ende]”, shton ai.

Ish-diplomati serb, Vujoviq, pajtohet.

“Ndërtoi një paqe që zgjati për gati 30 vjet. Dejtoni… parandaloi shkatërrimin dhe humbjen e jetëve dhe, në të njëjtën kohë, krijoi dy entitete që mbetën të qëndrueshme, duke mundësuar një formë të bashkëjetesës”, thotë ai.

Ndërsa marrëveshjet e vitit 1995 kishin të metat e tyre, Hill thekson se Shtetet e Bashkuara nuk i imponuan asgjë askujt.

“Ne ishim ndërmjetës”, thotë ai.

“Përpiqeshim të arrinim gjëra me të cilat të dyja palët – në fakt, tri palët – mund të jetonin. Kjo ishte e vështirë për t’u bërë”, kujton Hill.

Në fund të fundit, luftërat mbarojnë, shton ai, dhe kur shikoni se si përfundojnë ato, diplomacia zakonisht ka rol.

“Se sa i madh është roli, mbetet për t’u përcaktuar. Unë mendoj se është e logjikshme për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ju e dini që Ukraina është shkatërruar, por unë mendoj se, në shumë aspekte, Rusia ka pësuar dëme të thella, dhe jo vetëm nga dronët, por edhe sa i përket asaj se si perceptohet në botë”, thotë Hill.

“Unë nuk mendoj se dikush do t’i shikojë rusët njësoj. Duhet të marrë fund. Por, se si do të marrë fund, është e vështirë të thuhet”, thekson ai.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

“Jam shumë i acaruar”! Kthesë e Trumpit në raportet me Putinin: Nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë do vendos tarifa deri 50% ndaj naftës ruse

Presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me raportimet se presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar besueshmërinë e udhëheqjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Agjencia France-Presse raportoi se Putini bëri thirrje të premten për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, e cila mund të largojë në mënyrë efektive Zelensky.

Trumpi u shpreh se ishte shumë i zemëruar me një deklaratë të tillë, ndërsa shtoi se komente të tilla nuk po shkojnë “ në drejtimin e duhur”.

“Nëse Rusia dhe unë nuk jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se ishte faji i Rusisë që kjo nuk do të ndodhë, atëherë unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për të gjithë naftën që del nga Rusia. Kjo do të ishte që nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë një tarifë 25% për të gjithë naftën, një tarifë 25 deri në 50% për të gjithë naftën”, tha Trumpi në një bisedë telefonike me NBC Neës, duke shtuar se tarifat ndaj Rusisë do të viheshin brenda një muaji pa një marrëveshje armëpushimi.

“Putini e di se unë jam i zemëruar, por ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe zemërimi zhduket shpejt … nëse ai bën gjënë e duhur”, tha Trumpi ndërsa bëri me dije se gjatë javës pritet të ketë edhe një tjetër telefonatë mes dy liderëve.

Trumpi njoftoi në mënyrë të ngjashme “tarifa dytësore” për Venezuelën, duke thënë në një postim për Truth Social se tarifat do të vendosen për vendet që blejnë naftë dhe gaz nga Venezuela.

Disa nga importuesit kryesorë të produkteve të naftës ruse përfshijnë Kinën, Turqinë, Brazilin dhe Indinë, sipas një analize nga Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër. Nëse Trump përdor të njëjtin përkufizim të tarifave dytësore siç përdori me Venezuelën, këto vende mund të jenë ndër ato që shohin ndikimin e tarifave dytësore.

Trump e kishte bërë përfundimin e luftës në Ukrainë një premtim kryesor të politikës së jashtme gjatë fushatës, duke çuar në takime midis zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe rusë në muajt e parë të mandatit të tij të dytë. Javën e kaluar, Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të pjesshëm dhe të kufizuar që do të lejonte lundrimin e sigurt në Detin e Zi dhe do të ndalonte sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës. bw

Parashikimi i frikshëm! Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar mund të kalojë 10 mijët

Ekspertët thonë se numri i njerëzve të vrarë në Mianmar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 të së premtes mund të arrijë në 10,000.

Numri aktual i të vdekurve është 1,700, me 3,400 të tjerë të plagosur dhe 300 të zhdukur, sipas kanaleve Telegram pro-juntës që drejton vendin.

Por një parashikim i Shërbimit Gjeologjik të SHBA vlerëson se shifra e vdekjeve do të rritet me mijëra dhe mund të arrijë në 10,000. Ai sugjeron gjithashtu se humbjet financiare mund të tejkalojnë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.

Tërmeti i Mianmarit ishte një nga më të fortët e vendit në një shekull , tha qeveria e saj ushtarake.

Ndërsa ekipet e shpëtimit të emergjencës kanë filluar të punojnë në zonën më të goditur nga tërmeti, përpjekjet janë penguar nga rrugët e dëmtuara, urat e rrëzuara, komunikimet e dobëta dhe sfidat e operimit në një vend në mes të një lufte civile.

Shumë zona ende nuk janë arritur.

Tërmeti goditi rreth orës 12:50 me orën lokale të premten pranë Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit, në një thellësi të cekët prej gjashtë miljesh.

Shumica e shpëtimeve ndodhin brenda 24 orëve të para pas një fatkeqësie, me shanset për mbijetesë që zvogëlohen me kalimin e çdo dite.

Tajlanda fqinje u trondit gjithashtu, si në kryeqytetin Bangkok ku u vranë 18 persona, duke përfshirë 11 që vdiqën kur u shemb një qiellgërvishtës në ndërtim e sipër. Të paktën 76 persona janë të zhdukur dhe besohet se janë bllokuar nën rrënoja. bw

Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

Myslimanët palestinezë marrin pjesë në namazin e Fitër Bajramit në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, 30 mars.

 

Radio Evropa e Lirë

Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi.

Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën.

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.

“Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.

“Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.

Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.

Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.

“Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.

“Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje.

Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.

Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj.

Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë.

Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë.

Fitër Bajrami/ Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, ishte i pranishëm në faljen e namazit në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, ai vlerësoi vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke theksuar se ky shembull duhet që ndiqet nga e gjitha bota.

“Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare”, tha ai per mediat shqiptare.

Deklarata e plotë 

Jam i lumtur që jam sot këtu me besimtarët myslimanë shqiptarë, për të ndarë gëzimin e Fitër Bajramit me të gjithë ju. Që arrita të ndaj me bashkëbesimtarët e mi mesazhet dhe faljen e namazit Fitër Bajramit. Ajo që desha të ndaja me ju dhe bashkëbesimtarët e mi, është rikujtimi i diçkaje që bota e di shumë mirë. Rikujtimi i faktit se shoqëria shqiptare, se populli shqiptar, ndan apo jeton një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që është për t’u lavdëruar në mbarë botën. Këto burojnë nga vlerat, nga morali që ky popull ka manifestuar brez pas brezi dhe ka arritur t’i përçojë edhe te brezat e sotshëm.

Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj.sn

Çfarë ndodh me miliona refugjatë ukrainas në Evropë nëse arrihet paqja në vendlindje?

Amos Chapple, Ray Furlong

Nëpër Evropë janë rreth 4.3 milionë refugjatë ukrainas që ndoshta mund ta kenë mundësinë për t’u kthyer në një Ukrainë paqësore, por një pjesë e tyre nuk do ta donte më kthimin.

Në Republikën Çeke, refugjatët ukrainas tani përbëjnë 3.6 për qind të popullsisë – përqindjen më të madhe në Evropë për kokë banori. Një sondazh i kryer së fundmi tregon që më pak se çereku i tyre planifikojnë të kthehen në Ukrainë pasi t’iu skadojnë vizat e refugjatëve.

Anna Naduda, artiste dhe mësuese, është njëra prej atyre që shpreson se do mbetet në Çeki. Ajo e ka humbur djalin e saj të vogël në një aksident tragjik para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.

“Frikësohem shumë nga ideja e humbjes së fëmijës tjetër, të humbjes së djalit tim”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Naduda flet me shumë dashamirësi për kryeqytetin çek, ku ka gjetur strehim bashkë me djalin e saj.

“Përvoja ime dhe e djalit tim është që Praga na ka pritur me shumë dashamirësi”, ka thënë artistja, teksa ka qenë duke formësuar një skulpturë në një paralagje të kryeqytetit çek.

Djali 11-vjeçar i artistes ka mësuar gjuhën çeke dhe është adaptuar në një shkollë, ku shoqërohet me shumë miq.

“Dua që fëmija im të rritet në një ambient stabil dhe pozitiv”, ka thënë Naduda.

Anna Naduda.

Anna Naduda.

Asaj i është lëshuar viza përmes një direktive të lëshuar nga BE-ja për anëtarët e saj, më 2022, e cila është në fuqi deri në mars të vitit 2026.

Çfarë ndodh pas asaj date “do të vendoset varësisht prej përfundimit të luftës”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Hana Mala, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Sipas të gjitha mundësive do të ketë periudhë transicioni përgjatë së cilës refugjatët do të kenë kohë për të vendosur për të ardhmen e tyre – ose duke kaluar në ndonjë leje tjetër të qëndrimit, ose duke u kthyer në shtëpi”.

Viza të reja për refugjatët

Shumë prej 389.000 ukrainasve në Republikën Çeke që janë me viza të përkohshme, përballen me sfida të reja për të qëndruar në këtë shtet, nëse arrihet marrëveshje për armëpushim.

Prej 1 prillit, refugjatët ukrainas do të mund të aplikojnë për viza të posaçme të qëndrimit që do t’iu siguronin leje për të qëndruar edhe pas përfundimit të luftës, dhe do t’ua hapnin rrugën për lejeqëndrim të përhershëm.

Mirëpo, aplikuesit duhet t’i fitojnë brenda vitit të paktën 440.000 korona (19.200 dollarë).

Ky prag rritet për 110.000 korona për çdo vartës të një familjeje.

“Më duhet të fitoj më shumë”, ka thënë Naduda duke qeshur.

“Ky është synimi im për këtë vit”.

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan ka sugjeruar se refugjatët do të kenë edhe mundësi tjera për të qëndruar, nëse dëshirojnë.

“Për ata do të vlejnë rregullat e njëjta sikurse për shtetasit tjerë të huaj”, ka thënë ai në shkurt.

Rakushan ka thënë se sondazhet sugjerojnë që rreth 200.000 çekë mund të qëndrojnë.

“Kjo është situatë që sigurisht mund ta menaxhojmë”, ka shtuar ai.

Mirëpo, avokatët e imigrimit, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se mundësitë do të jenë të kufizuara.

Hana Frankova, udhëheqëse e çështjeve ligjore në Organizatën për Ndihmë ndaj Refugjatëve, me bazë në Republikën Çeke, ka thënë se në rast të paqes, dhe pa zgjatje të afatit të vizave të përkohshme, “refugjatët ukrainas, në teori, do të mund të aplikojnë për azil”.

Por, sipas saj, kjo do të vlejë vetëm për dikë që ka arsye për këtë kërkuar azil.

Ekspertja ligjore vlerëson që vetëm 10 për qind e refugjatëve ukrainas në Republikën Çeke do të mund të fitonin lejeqëndrime të posaçme, duke marrë parasysh pragun që kërkohet për të hyra.

Svatava Pospiskova, eksperte për viza në kompaninë Czech Visa Lawyer, beson që nëse do të ketë armëpushim, dhe skema e vizave aktuale nuk do të vazhdohet, atëherë refugjatët ukrainas do të kenë “mundësi për të jetuar në Republikën Çeke për 90 ditë, siç mundëson viza turistike, por nuk do të mund të punojnë për të jetuar”.

Ajo ka treguar se ukrainasit do të duhet të aplikojnë për leje të qëndrimit në Ambasadën çeke në Ukrainë.

Yulia Dobrynina.

Yulia Dobrynina.

Yulia Dobrynina është fotografe dhe ish-avokate, e cila ka ikur prej Kievit më 2022 dhe tani punon në një organizatë joqeveritare, e cila u ndihmon të huajve që të integrohen në Pragë.

Dobrynina beson se gratë me fëmijët e tyre do të bëjnë gjithçka për të qëndruar larg Ukrainës, duke thënë se kanë pak besim që pushtimi rus do të marrë fund me një marrëveshje për paqe.

“Ne përballemi me luftë jo vetëm në këta tre vjet, por që 300 vjet, ata gjithmonë kthehen mbrapsht, ata gjithmonë kanë dashur të na vrasin”, ka thënë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Dobrynina synon të qëndrojë në Republikën Çeke edhe pas përfundimit të luftës.

“Nuk kam ku të kthehem”, ka thënë ajo, duke treguar se vendlindja e saj, Melitopoli, tani është territor që kontrollohet nga rusët.

Ajo nuk është e sigurt nëse të hyrat e saj do të jenë të mjaftueshme për të aplikuar për vizë të posaçme.

“Nuk e di, mund të jetë një koronë më shumë, një koronë më pak”, ka thënë ajo, duke iu referuar valutës çeke.

Refugjatët në Poloni dhe Gjermani

Në Gjermani dhe Poloni ka më së shumti refugjatë ukrainas – 1.16 milion dhe 992.000, respektivisht – sipas të dhënave të BE-së.

Në të dyja shtetet ka pasur lëvizje drejt zvogëlimit të ndihmave që ndan shteti për refugjatët ukrainas.

Kryeministri polak, Donald Tusk ka bërë propozime në këtë drejtim në fillim të janarit, derisa kancelari potencial gjerman, Friedrich Merz ka bërë sugjerime të ngjashme vitin e kaluar.

“Në fillim, shumë njerëz janë ofruar për të ndihmuar, e kuptonin situatën në Ukrainë”, ka thënë Angelika Gumz, pronare e një kafiterie ukrainase në Berlin, në disa përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë në muajin shkurt.

“Me kalimin e kohës qasjet kanë ndryshuar”.

Ukrainasit duke shpalosur flamurin e tyre në Urën e Karlit në Pragë, më 19 janar.

Ukrainasit duke shpalosur flamurin e tyre në Urën e Karlit në Pragë, më 19 janar.

Refugjatët ukrainas i kanë paqartësitë e njëjta edhe në vendet tjera evropiane.

Shkalla e përfitimeve për refugjatët është bërë temë diskutimi dhe në Republikën Çeke.

Statistikat zyrtare tregojnë se refugjatët kanë qenë në lloj barre për ekonominë çeke prej vitit 2022, por që trendi tani është pozitiv.

Rreth 62 miliardë korona (2.7 miliardë dollarë) u janë ndarë refugjatëve prej shkurtit të vitit 2022.

Mirëpo më 2024, refugjatët ukrainas kanë kontribuuar me 5.7 miliardë korona më shumë sesa që kanë marrë prej shtetit çek.

Përgatiti: Krenare Cubolli

A po përgatitet SHBA për sulm ndaj Iranit – imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Imazhet e reja satelitore konfirmojnë praninë e bombarduesve stealth B-2 “Spirit” të Forcave Ajrore Amerikane në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian.

Sipas imazheve komerciale nga Planet Labs, të shpërndara nga Indo Pacific Watch Center, tre bombardues B-2 shihen qartë në pistën e ishullit Diego Garcia.

Po ashtu, imazhet tregojnë të paktën shtatë aeroplanë KC-135 “Stratotanker” për furnizim me karburant në ajër.

Grumbullimi i një grupi kaq të rëndësishëm aeroplanësh strategjikë në këtë bazë sugjeron mundësinë e një fushate më të gjerë ajrore në rajon.

Baza e Diego Garcias është përdorur si qendër për bombarduesit strategjikë gjatë të gjitha operacioneve dhe luftërave në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, sipas informacioneve të disponueshme, në këtë bazë mund të jenë të stacionuar edhe katër bombardues të tjerë në strehimore të mbrojtura.

Nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së nuk ka pasur ndonjë konfirmim mbi grumbullimin e kësaj force ajrore strategjike.  sn

Mbi 1.000 të vdekur nga tërmeti në Mianmar

Një rrugë e plasaritur si pasojë e tërmetit në Mianmar, 28 mars.

 

Radio Evropa e Lirë

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm 7.7 ballësh në Mianmar është rritur në më shumë se 1.000 të shtunën, pasi ekipet e shpëtimit nxorën më shumë trupa nga rrënojat e dhjetëra ndërtesave që u shembën kur tërmeti goditi në afërsi të qytetit të dytë më të madh të vendit.

Qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit tha se 1.002 njerëz kanë vdekur dhe 2.376 të tjetër janë lënduar, ndërsa 30 të tjerë janë zhdukur.

Mianmari është në mes të një lufte të gjatë dhe të përgjakshme civile, e cila tashmë ka shkaktuar një krizë të madhe humanitare. Kjo e bën lëvizjen nëpër vend si të vështirë ashtu edhe të rrezikshme, duke i ndërlikuar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit dhe duke rritur frikën se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Një ndërtesë e dëmtuar nga tërmeti vdekjeprurës në Mandalai, Mianmar, 29 mars.

Një ndërtesë e dëmtuar nga tërmeti vdekjeprurës në Mandalai, Mianmar, 29 mars.

Tërmeti goditi mesditën e së premtes me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 6.4 ballësh.

Në kryeqytetin Naipidav, ekipet punuan të shtunën për t’i ndrequr rrugët e dëmtuara, ndërsa në pjesën më të madhe të qytetit shërbimet e energjisë elektrike, telefonit dhe internetit mbesin të ndërprera.

Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën.

Dëme edhe në Tajlandë

Në Tajlandën fqinje, tërmeti tronditi zonën më të madhe të Bangkokut, ku jetojnë rreth 17 milionë njerëz, si dhe pjesë të tjera të vendit.

Autoritetet e qytetit të Bangkokut thanë se deri tani janë gjetur gjashtë të vdekur, 26 të lënduar dhe 47 persona rezultojnë të zhdukur, shumica nga një kantier ndërtimi pranë tregut të njohur Chatuchak në kryeqytet.

Autoritetet tajlandeze thanë se tërmeti dhe pasgoditjet u ndien në shumicën e provincave të vendit.

Shumë zona në veri raportuan dëme në ndërtesa banimi, spitale dhe tempuj, përfshirë në Chiang Mai, por viktimat pati vetëm në Bangkok.

Tërmetet janë të rralla në Bangkok, por kryesisht të zakonshme në Mianmar.

Shpërthejnë protestat masive në Marok, Mauritani, Jemen në solidaritet me Gazën, duke kërkuar fundin e agresionit izraelit

Mitingje masive u organizuan në qytete të ndryshme të premten në Marok, Mauritani dhe Jemen për të shprehur solidaritetin me popullin palestinez dhe për të kërkuar fundin e agresionit izraelit në Rripin e Gazës.

Protestat në Marok u organizuan nga OJQ-ja Komisioni Maroken për Mbrojtjen e Kauzave të Kombit, duke kërkuar shpëtimin e palestinezëve në Gaza dhe duke bërë thirrje për hyrjen e ndihmave humanitare.

Ndër qytetet që dëshmuan protesta ishin Tangier, Meknes dhe Oued Zem në veri; Taroudant dhe Fquih Ben Salah në Marokun qendror dhe qytetin lindor të Mbretërisë Jerada.

Demonstruesit ngritën pankarta në mbështetje të grupeve palestineze dhe qëndrueshmërisë së popullit palestinez.

Në Mauritani, qindra u mblodhën në Nouakchott për të protestuar kundër rifillimit të gjenocidit nga Izraeli në Gaza. Demonstruesit valëvitën flamuj palestinezë dhe brohoritën në mbështetje të rezistencës palestineze.

Në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, i cili është nën kontrollin e grupit Houthi, dhjetëra mijëra u bashkuan në një tubim në mbështetje të palestinezëve, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Al-Kuds (Jerusalemit).

Dita Ndërkombëtare e Kudsit, e propozuar nga ish-udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Khomeini pas revolucionit të vitit 1979, mbahet çdo vit të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Tubimet e tjera u zhvilluan në qytetet jemenase Al-Hudaydah, Jemeni perëndimor, Saada në veri dhe qyteti jugperëndimor Dhale.

Territoret jemenase nën kontrollin e grupit Houthi kanë përjetuar sulme shkatërruese amerikane që nga 15 marsi për pozicionin e grupit për të bllokuar hyrjen e anijeve izraelite në Detin e Kuq në përgjigje të rifillimit të luftës izraelite në Gaza.

Ushtria izraelite nisi një fushatë të befasishme ajrore në Gaza më 18 mars, duke vrarë afro 900 njerëz, duke plagosur afro 2000 të tjerë dhe duke shkatërruar një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që u arrit në janar.

Më shumë se 50,200 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 114,000 janë plagosur në një sulm brutal ushtarak izraelit në Gaza që nga tetori 2023.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë. sn

Tërmeti i fuqishëm vret mbi 140 njerëz në Mianmar dhe Tajlandë

Pamje nga Mianmari pas tërmetit të 28 marsit.

 

Radio Evropa e Lirë

 

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të premten Mianmarin dhe Tajlandën, duke lënë të vrarë të paktën 140 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Dhjetëra persona të tjerë dyshohet të jenë të bllokuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet.

Tërmeti 7.7 shkallësh i Rihterit e ka goditur qytetin Sagaing në qendër të Mianmarit, dhe është pasuar më vonë me një tjetër tërmet 6.4 shkallësh.

Tërmeti ka shkatërruar banesa, ka rrëzuar ura dhe ka prishur rrugë përreth Mianmarit, si dhe ka rrëzuar një ndërtesë 30-katëshe që ka qenë në ndërtim e sipër, qindra kilometra larg Bangkokut.

Ndonëse ende nuk dihet shkalla e saktë e katastrofës, lideri i Mianmarit të izoluar ka lëshuar kërkesë të rrallë për ndihmë ndërkombëtare.

Shefi i juntas, Min Aung Hlaing, ka thënë se 144 persona janë vrarë, 732 janë konfirmuar të plagosur dhe ka paralajmëruar se numri i të vrarëve “pritet të rritet”.

Deri më tani janë konfirmuar tre të vrarë në Tajlandë.

“Në disa vende, disa ndërtesa janë rrëzuar”, ka thënë ai në një fjalim televiziv, pas vizitës në një spital në kryeqytet.

“Do të dëshiroja të ftoja çdo shtet, çdo organizatë, dhe secilin në Mianmar që të afrohet dhe të ndihmojë. Faleminderit”.

Ai ka bërë thirrje për përpjekje masive për kërkim-shpëtim për shkak të katastrofës, dhe ka thënë se i ka hapur të gjitha rrugët për ndihmë të huaj.

Macroni shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky (majtas), presidenti francez Emmanuel Macron (djathtas) dhe kryeministri britanik Keir Starmer, mbajnë takim trepalësh në margjinat e një samiti për “koalicionin e të vullnetit”, më 27 mars, në Paris.

 

Radio Evropa e Lirë

Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar për gjetjen e një mënyrë se si ta forcojnë pozicionin e Ukrainës brenda dhe jashtë fushëbetejës. Ata premtuan ndihmë të re për Kievin dhe shqyrtuan propozimet për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë marrëveshje për paqe.

Pas samitit të quajtur “koalicioni i vullnetit” – i cili nuk përfshin Shtetet e Bashkuara – presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se liderët e mbledhur në Paris janë më të bashkuar se kurrë rreth Ukrainës dhe se ata duhet të garantojnë se janë në gjendje ta kundërshtojnë synimin e Rusisë për zvarritjen e bisedimeve për paqe me qëllim të marrjes së më shumë territori.

“Qëllimi ynë është i qartë”, tha Macron në një konferencë për shtyp pas samitit.

“Është të arrijmë paqe dhe për ta bërë këtë, duhet ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm”, theksoi ai.

Presidenti francez tha ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit kanë për detyrë shqyrtimin e çështjeve specifike ligjore mbi çdo forcë sigurie të udhëhequr nga Evropa, për ta mbështetur një armëpushim, dhe do të raportojnë përsëri brenda tri javësh.

“Do të ketë një forcë sigurie që do të veprojë në Ukrainë, duke përfaqësuar disa vende”, tha Macron.

“Nuk është Rusia ajo që mund të vendosë nëse një forcë sigurie mund të vendoset në Ukrainë”, nguli këmbë ai.

Ai shtoi se tani për tani nuk ka njëzëshmëri për dërgimin e një force të udhëhequr nga Evropa dhe se jo të gjithë anëtarët janë pajtuar të marrin pjesë, megjithëse theksoi se kjo nuk është e nevojshme për të ecur përpara.

Duke folur një ditë para samitit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Macron tha se kjo forcë sigurie nuk do të dërgohej në vijën e parë të luftës dhe nuk do të kishte për detyrë mbikëqyrjen apo zbatimin e ndonjë armëpushim.

Sipas tij, një detyrë e tillë mund t’i caktohet paqeruajtësve të OKB-së.

Gjatë konferencës së tij për shtyp, Macron shtoi se disa vende pjesëmarrëse dhanë zotime të reja për ndihmë ndaj Ukrainës, përfshirë njoftimin e Francës për një paketë të re ndihmë ushtarake me vlerë 2 miliardë euro.

Macron gjithashtu tha se liderët evropianë u pajtuan të mos i lehtësojnë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe se ata do të ndërmarrin masa shtesë për ta goditur të ashtuquajturën flota e errët e Rusisë.

Ritheksimi i mbështetjes për Ukrainën

Përtej këtyre propozimeve, liderët gjithashtu diskutuan se si mund të koordinonin çështjet aktuale që po trajtohen në negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja me Moskën dhe Kievin, duke përfshirë një kërkesë të debatueshme të Rusisë për të lehtësuar sanksionet para se të zbatohet një armëpushim.

Më herët këtë javë, disa runde bisedimesh të koordinuara nga SHBA me Kievin dhe Moskën në Arabinë Saudite çuan në njoftimin e një marrëveshjeje që, sipas Shtëpisë së Bardhë, rezultoi në një zotim “për të zhvilluar masa për zbatimin” e premtimeve të fundit për t’i ndaluar sulmet ndaj objekteve energjetike dhe për një armëpushim në Detin e Zi.

Por, Rusia po kërkon gjithashtu që të plotësohen një sërë kushtesh, përfshirë lehtësimin e sanksioneve, në këmbim të respektimit të marrëveshjes.

Duke folur një ditë para samitit, së bashku me presidentin Zelensky, i cili gjithashtu po merr pjesë në samit, Macron e akuzoi Rusinë për shfaqjen e një “dëshire për luftë” dhe nguli këmbë se Moska duhet ta pranojë armëpushimin 30-ditor “pa kushte paraprake”.

Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe një marrëveshje për Detin e Zi

Mes një vale diplomacie të rëndësishme të udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, liderët evropianë janë përpjekur ta sigurojnë një vend në tryezën e bisedimeve, por deri më tani janë përjashtuar nga rundet e bisedimeve mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit.

I nxitur nga marrëveshja e fundit për Detin e Zi dhe këmbëngulësia e Rusisë që të fillojë lehtësimi i sanksioneve si pjesë e procesit, samiti në Paris u përqendrua gjithashtu në çështjen e heqjes së kufizimeve financiare.

Pas samitit, Macron tha se ai dhe liderët e tjerë u pajtuan se tani nuk është koha për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur së fundmi mundësinë e lehtësimit të disa sanksioneve të tyre ndaj Rusisë.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite pune në Xhamajkë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do t’i shqyrtojë kushtet e Moskës.

“Ne do ta vlerësojmë këtë. Disa nga këto kushte përfshijnë sanksione që nuk janë tonat – ato i përkasin Bashkimit Evropian”, tha Rubio në një konferencë për shtyp në Xhamajkë më 26 mars.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha në një intervistë për Fox News më 26 mars se beson që Trump “nuk do të hezitojë t’i rrisë sanksionet, nëse kjo i jep përparësi atij në bisedime”.

Ai shtoi se shtrëngimi ose lehtësimi i sanksioneve do të varet nga veprimet e mëtejshme të udhëheqjes ruse.

Bessent tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina mund të nënshkruajnë marrëveshje për burimet natyrore javën e ardhshme. Marrëveshja fillimisht ishte planifikuar të nënshkruhej më 28 shkurt gjatë vizitës së fundit të Zelenskyt në Uashington, por ceremonia e nënshkrimit u shty pas një debati të ashpër midis Zelenskyt, Trumpit dhe nënpresidentit JD Vance në Zyrën Ovale.

Fundoset nëndetësja turistike në Egjipt, raportohet për 6 të vdekur! Të gjithë personat në bord ishin shtetas rusë

Të paktën gjashtë persona dyshohet se kanë vdekur pasi një nëndetëse turistike është fundosur në Detin e Kuq.

nendetese

Disa persona janë plagosur dhe 29 të tjerë janë shpëtuar pas incidentit në brigjet e qytetit egjiptian të Hurghada të enjten.

Rreth 40 pasagjerë ishin në bordin e nëndetëses dhe të gjithë mendohet se janë shtetas rusë, sipas ambasadës së Moskës në Egjipt.

Nëndetësja, e quajtur Sindbad, u mbyt afër portit, sipas mediave të huaja.Panorama

e

 


Send this to a friend