Të paktën gjashtë persona dyshohet se kanë vdekur pasi një nëndetëse turistike është fundosur në Detin e Kuq.

Disa persona janë plagosur dhe 29 të tjerë janë shpëtuar pas incidentit në brigjet e qytetit egjiptian të Hurghada të enjten.
Rreth 40 pasagjerë ishin në bordin e nëndetëses dhe të gjithë mendohet se janë shtetas rusë, sipas ambasadës së Moskës në Egjipt.
Nëndetësja, e quajtur Sindbad, u mbyt afër portit, sipas mediave të huaja.Panorama
