Tingujt e muzikës qytetare korçare u bënë edhe njëherë gjallërues të shtunën, 8 Dhjetor për një takim të bashkëatdhtarëve në mjediset e Kishës Orthodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”.
Qëllimi i mbrëmjes ishte grumbullim fondesh në dobi të Kishës së “Shën Gjergjit” në Dardhë nga vetë dardharët dhe dy organizatorët Franklin Zdruli e Dhimitri Skënde ftuan artisten e njohur Ermira Babaliu për të dhuruar buqetën e “serenatës korçare” tek të pranishmit.
Përshëndetjet u drejtuan nga At Mark Doku që theksoi se:
“Jam i gëzuar për të gjithë ju që jeni mbledhur sonte për të mbështetur grumbullimin e fondeve për Kishën në Shqipëri ku unë dhe Frankli folëm pak ditë më parë atë që për t’u mbledhur nuk duhet shumë, pak ushqim i mirë, një pije e dashur dhe disa instrumenta muzikorë e me miq të mirë për të kaluar një kohë të bukur dhe kjoo sigurisht e veçanërisht ndodh me ne shqiptarët. Unë jam i gëzuar që ju jeni mbledhur sonte dhe që jam vetë pjesëmarrës, … po përpiqem megjithese nuk jam sigurt se nëse do të dëgjoj disa kengë të hershme që i kujtoj prej kohës së fëmijërisë. Nuk do të flisja më tepër, por këngë si “O moj korçare”, dhe “krehi leshrat” apo “mora mandolinën”, që i thoshja me gjyshen… nuk e di nëse do të këndohen sot, por jam i sigurt se do të tingëllojnë të njohura për mua. Përsëri është gjë e madhe që jam mes jush dhe shpresoj se do të kalojmë mirë qe të gjithë. Veçanërisht edhe për ushqimin dhe falenderoj Franklin dhe organizatorët.”
Mbi serenatën, përtritjen e traditës Franklin Zdruli u shpreh:
“Mirëse erdhët. Mirëmbrëma në këtë serenatë korçare. Ju falenderoj pasi ju jeni korçarët që mbani traditat gjallë. Ju faleminderit ngado që vini, nga Stradford, nga Bostoni, Uster dhe Kënektikat si dhe Ermira nga Detroid.
Ju falenderoj bashkë me Dhimitrin dhe siç e kemi ne korçarët, ju faleminderit që jemi mbledhur në Kishën tonë Fjetja e Shën Marisë dhe për të bërë mirë dhe ndihmuar Kishën e Shën Gjergjit në Dardhë. Sot jemi mbledhur në këtë serenatë dhe kemi plot aresye që të festojmë sëbashku. Korçarët me traditën dhe kulturën e tyre kanë qënë mburoja e artë e thesarit të identitetit shqiptar që në djepin e lindjes dhe ne sot vazhdojmë që të jemi pjesë e këtij misioni.
Pavarësisht ruajtjes së besimit të krishterë, gjuhës traditave dhe zakoneve të të parëve, kudo ku korçarët kanë ndërtuar jetën e tyre, këngët e serenatave janë të pazëvendësueshme në thesarin e trashigimnisë.
Me anë të serenatave, korçarët i kënduan shqiptarisë, lirisë, perëndisë, dashurisë, bukurisë, qytetarisë, brengave dhe mërgimit, por kurrë nuk i thurrën lavde pasurisë dhe anës materiale pasi pasuria më e madhe në botë është shpirti i pasur i korçarit dhe ai zmadhohet edhe më shume kur serenatat e bëjnë atë t’i këndojë mirësisë qytetare.
Me anë të kesaj serenate korçare ne sot ndihmojmë Kishën e Shën Gjergjit në Dardhë, me anë të mbledhjes së fondeve për rindërtimin e tremit të jashtëm, shkatërruar gjatë diktaturës komuniste. Kjo përpjekje e jona vlen për të rikujtuar shqiptarët se Kisha dhe besimi duhen vlerësuar nga ne jo vetëm si objekte monumentale, por si pjesë e jetës sonë të gjallë shpirterore që komunizmi nuk mundi ta shkatërrojë dot, por që edhe sot duhet të rikuperohet e të gjallërohet përsëri për t’i dhënë shpresë së ardhmes.
Dëshiroj të citoj metropolitin e Korçës Imzot Joanin. Mesazhi i Tij për Festën e Flamurit dhe për festat në vazhdimësi ishte edhe per te gjithë ne që ndodhemi larg vendlindjes: -” Mos e braktisni Shqipërinë(!), kush nuk e do vendlindjen e tij nuk do as Zotin dhe Perëndinë”. Prekëse, reale, por edhe inkurajuese. Ne emer tim dhe tëe kolegut tim, Dhimitrit, me përkrahjen tuaj dëshiroj që ta siguroj hiresinë që ne vërtetë nuk duhet ta harrojmë, por nën udhëheqjen shpirtërore dhe përkrahjen e Tij do të bëjmë ç’është e mundur për të ndërtuar dhe vlerësuar mbi themelet që të parët na lanë.
Ju falenderojmë edhe njëherë për pjesëmarrjen sot dhe shpresojmë që t’ja kalojmë shumë këndshëm sëbashku dhe të mblidhemi po kështu në të tjera gëzime. Gëzuar krishtlindjet dhe një vit të mbarë.”
Më tej ai ftoi Dhimitri Skënden mbi rëndësinë e mbledhjes së ndihmës, i cili theksoi :
“Së bashku, tre vjet më parë përpiqeshim të ndërtonim në Kishë e Dardhës. Shumë nga miqtë e mi amerikanë kur më pyesnin më thoshnin përse, çfarë ka ndodhur…luftë apo termet qe eshte shkaterruar?!… Jo njerzit… atëhre njerzit mund ta rregullojnë dhe ne të Dardhës dhe besoj se edhe ju të Dardhës duhet ta dini që rruga, shkolla, kalldrëmet, janë bërë nga ndihmat e dardharëve të amerikës dhe ne tani me këto gjëra të vogla që bëjmë na vjen “pak si turp”. Po lexonja disa gazeta dhe tregonin se dardharët nga vitet ’30-të (1930), kishin dhënë rreth 50 mije $, qe e vlëresuar me të sotmen janë mbi 1 milion. Kështu që edhe pse me nisma të vogla do të desha të falenderoj të gjithë juve për pjesëmarrjen dhe ndihmën. Nqs keni pyetje apo sugjerime, këtu na keni Franklin ose mua.
Artistja e mirënjohur Ermira Babaliu emocionin për ftesën dhe serenatën e paraqiti si të tillë:
“Falenderoj Frankli Zdrulin(!),… rastësist u takuam në një veprimtari në Uashigton dhe ishte ideja e tij që të bëhej serenata, në këtë vend, në Kishë për grumbullimin e fondeve në ndihmë të Kishës së Shën Gjergjit (Dardhë). Pra për të dyja arësyet unë isha e nderuar. Së pari për të marr pjesë në këtë mbledhje fondesh dhe po ashtu sepse ideja ishte për të bërë Serenatë. Ne kemi bërë më parë veprimtari të ngjashme, por jo një serenatë si kjo dhe me idenë e përbashkët me Franklin dhe duke filluar nga fakti që pikërisht këtu kanë qënë dhe shqiptarët e parë të ardhur… dhe e pashë sot dashamirësinë e tyre. Jam shumë e lumtur që isha sonte këtu.
AM :- Përveç dashamirësisë kishit edhe shumë ndërhyrje, bile vura re që shpesh ndatë mikrofonin me ta dhe kënduat bashkë, si e ndijet veten? Ermira Babaliu:“E ndjeva vehten më mirë se kurrë pasi nga natyra unë këndoj vetëm në skenë dhe nuk lëviz sepse më duket se është si të thuash më profesionale për një artist profesionist, por ne ishim një. Ishin këngë të cilat i kujtoja njëherë unë dhe njëherë njerzit e ftuar, miqtë dhe dashamirësit… U ndjeva më mirë se kurrë. Faleminderit dhe patjetër do të takohemi përsëri.
AM: Edhe unë ju uroj gjithë të mirat dhe faleminderit. Ermira Babaliu:“Faleminderit dhe do të shihemi përsëri(me)patjetër.
Pra duke ndarë repertorin e këngëve dhe mikrofonin me bashkëatdhetarë njohës të muzikës qytetare korçare, kjo mbrëmje e serenatës i kapërceu parashikimet edhe të grupmoshave që e ndjejë këtë pasuri muzikore shqiptare. Sterjo, Ligori, Romi, Rejçëll, Gjergji e Jani veç zërave dhe instrumentave formuan një ansambël të këndëshëm dhe plot harmoni që ju bashkua Ermira Babaliut me instrumentistët kryesor Petrika Agolli, Pandi Nashi dhe Mikel Shkëmbi.
Serenata në Uster, shtohet në larminë e veprimtarive dhe lidhjeve që bashkëatdhetarët mbajnë me atdheun, Shqipërinë. Mjafton gjetja e një ideje të mirë dhe ata ofrojnë kohën, mbëshetjen financiare, bizneset nuk kursehen dhe ndihmojnë dhe mbresën e një argëtimi mendojnë që ta shpërndajnë dhe ta përsërisin edhe në të ardhmen.
Ju keni qen e jeni drit ylli gjithmon ju du fort Ardjan Muren Ermira Babaliun qe i joh dhe te gjith ata qe ken ber ket event madheshtor nga ju mer vec gjera te bukura ju prift zot mabar gjithmon atje ne token e larget suksese
Në vend të reagimit
Në Shkup përmes porosisë ,,shkencore,,(sic!)të Ministrisë së Arsimit në Maqedoninë e Veriut,është botuar libri mësimor për lëndën e historisë për klasën . . .
“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha, është ta doni atë që bëni.” Steve Jobs
Që kur kam ardhur në Amerikë në vitin 2011, i kam ndjekur vazhdimisht maratonat e Bostonit që bëhen çd . . .
Në një ditë të dielltë prilli Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë mblodhi shkrimtarët dhe komunitetin për të promovuar librin më të ri në Diasporë antologjinë “Pena . . .
NGA AFËRDITA RAKIPI
Më 2 prill 2025, në mbrëmje, ambientet madhështore të Cipriani 25 Broadway në Nju Jork—të njohura për tavanet e stolisura me afreske dhe his . . .
NJOFTIM PUBLIK
Te nderuar anetare te famullive tona dhe te komunitetit shqiptar.
E mbyllëm me sukses mbledhjen e fondeve për shërbimet funerale këtu si dhe transportin dhe varri . . .
Dje u përkujtua në Shkodër por edhe në rrjetet sociale demonstrata e 2 Prilli i vitit 1991. Në këtë revoltë popullore kundër sistemit të kalbur komunist, që po mundohej të mbij . . .
Aforizma
Sa shpejtë jemi tjetërsuar,secili në udhët e jetës pikë e pesë…!
Sa të politizuar që jemi:Kjo është partia ime,ky është mëngjesi dhe interesi im…!
Përditë po e hamë bukën e b . . .
Frymë reagimi
Profesori me gradë shkencore(dr)nga Kërçova:Leni librat shqip se prej tyre nuk ka bukë e,mësojeni gjuhën angleze…!
Para do kohe,erdhi në Çikago, profesore i shtyer . . .
Lajmërim: Sado degë të rreme të krijohen nga “perandori”, do të vijë momenti kur asnjëra prej tyre nuk do të njihet, pasi ato janë në shkelje të plotë me Kanunoren e vitit 1926, s . . .
Koncert nga AMA- Sa të mrekullueshëm!
Ja çfarë shkruan maestro Afrim Shabani:
“Ka njerëz që nuk janë thjesht dëshmitarë të kohës së tyre, por gurë themeli të kujtesës kombëta . . .
Biblioteka dhe arkivi personal i Arshi Pipës në Muzeun e qytetit të Shkodrës
VOA Pëllumb Sulo
Profesori shqiptaro-amerikan Arshi Pipa në vitin 1996, para se të ndahej nga je . . .
Shumë nga ata që nuk kanë parë asnjë ditë të jetës internimin apo burgun, sot dalin si “ish të përndjekur politikë” aktorë të vërtetë.
Ndërkohë, ata që vërtet vuajtën interrnimin e bur . . .
Ju keni qen e jeni drit ylli gjithmon ju du fort Ardjan Muren Ermira Babaliun qe i joh dhe te gjith ata qe ken ber ket event madheshtor nga ju mer vec gjera te bukura ju prift zot mabar gjithmon atje ne token e larget suksese