Duhej të ishte më i mirë se të tjerët shekulli ynë XX.
Nuk do t’ia arrijë në kohë më që ta dëshmojë,
i ka vitet të numëruara,
hapin të lëkundur,
frymën të zënë.
Kanë ndodhur tashmë tepër gjëra
të cilat nuk duhej të ndodhnin,
e ajo çfarë duhej të vinte,
nuk ka ardhur.
Duhej të na printe drejt pranverës
dhe lumturisë, mes të tjerash.
Frika duhej t’i braktiste malet dhe lugjet,
e Vërteta duhej të arrinte gjysmën e rrugës
para gënjeshtrës.
Disa mynxyra
nuk duhej të ndodhnin më,
për shembull lufta
dhe uria, e kështu me radhë.
Do të duhej të respektohej
paprekshmëria e të pambrojturve,
besimi e më the të thashë.
Kush donte t’i gëzohej botës
gjendet para një detyre
të parealizueshme.
Marrëzia nuk është qesharake.
Zgjuarsia nuk është e hareshme.
Shpresa
nuk është më ajo vajza e re
e tjetëgjë, mjerisht.
Zoti duhej më në fund të besonte në njeriun
e mirë dhe të fortë,
por i miri dhe i forti
mbeten dy qenie krejt të ndryshme.
Si të jetoj? – më ka shkruar dikush,
të cilit kisha ndërmend
t’ia bëja të njëjtën pyetje.
Nga fillimi dhe në të njëjtën mënyrë të përhershme,
siç është parë sipër,
nuk ka pyetje më urgjente
se pyetjet e patëkeq.
Komentet