Enver Hoxha u kujtua për sovranitetin e vendit atëherë kur Nikita Hrushovi i tha: “ti duhet të ikësh se ke bërë krime”.
Dhe, për pushtetin e tij, izoloi Shqipërinë.
Kjo është historia jonë: kur vjen në pushtet, korrupsioni shqiptar qan te ambasadorët e huaj, kurse kur kapen me krime, të korruptuarit dhe abuzuesit mbi shqiptarët, mbahen te sovraniteti i Shqipërisë. Kjo ka qënë historia jonë me ata që kanë qeverisur shqiptarët. Kjo është aktuale edhe sot. Kështu tha edhe Saliu më në fund: “nuk mund të dëgjojmë ndërkombëtarët për drejtësinë”.
Por ka dalë zbuluar. Ky ishte fundi i tij politik. Koha nuk e mban më, dhe shqiptarët po shohin me sytë e tyre lojën e pistë që është bërë në shpinë të tyre. Tani gjithkush e sheh qartë së varfëria shqiptare është pasojë e abuzimit të atyre që nuk duan as reformë në drejtësi, dhe as antarësim në Bashkimin Europian. Por çfarë duan këta “patriotë”?
As vetë nuk e dinë; por më së shumti duan që të mos ketë më fare një shtet shqiptar. Si shumë të tillë në vitin 1912, dhe, si shumë të tillë në vitin 1939; edhe këta të sotimit , thellë – thëllë këtë duan. Por ja që kjo nuk mund të ndodhë, dhe gjëja e vjedhur duhet dorëzuar. Është një abuzim i madh, një grabitje dhe një marrëzi kolektive që ka shoqëruar të gjithë lidershipët shqiptarë në 25 vjetët e postkomunizmit. Tani gjërat janë të qarta.
Dhe nuk ka më asnjë lëvizje antishqiptare që të ketë sukses, sepse Shqipëria nuk do mund të shpërbëhet kurrë, kurse, sovraniteti i saj, për një fat historik, po vjen e po mbrohet dhe kosolidohet nga perëndimorët, atyre që Saliu u thotë “ndërkombëtarë”, se ka frikë t’u thotë amerikanë, dhe se ka frikë që t’u thotë gjermane dhe euripianoprëndimorë. Por me qesharakja është se deri tani u ka thënë shqiptarëve që “Edi Rama do të kapë drejtësinë”, kurse para dy ditësh u tha se “ndëkombëtarët duan të kapin drejtësinë”. Por drejtësinë e do ta ketë Saliu, dhe grupi i tij, që të mbajë gjithçka të padrejtë, që të vijë me ta sërish në pushtet, dhe, më në fund, që të shpërbëjë vetë Shqipërinë: të japë dete e lumej…
Pse sillesh keshtu vërdallë, o Sali ziu! edhe kundër drejtësisë shqiptarë, edhe kundër mirëqenies shqiptare. Kujt ia këkon këtë sovranitet, dhe, më saktë, përse e do këtë sovranitet personal? Për të ruajtuar gjenë e vjedhur, ti dhe i gjithë tabori yt? Deri tani ke thënë se duhen ekspertë perëndimorë për drejtësinë, tani na paskan dalë ekspertët shqiptarë. Ku janë këta? Ata kalamajtë që paguan ti? Turp i madh!
Por ti flet kështu, sepse mendon që në kërë vend nuk ka opinion publik, se në këtë vend nuk ka shqiptarë që e duan Shqipërinë, dhe ,më në fund, ti mendon se shqiptarët i ke trembur. Jo, në këto momente historike shqiptarët po shohin se ti je i tremburi. Ti je Ii tremburi i madh, dhe këtu fillon komedia për shqiptarët, dhe tragjiikja për ty. Dhe do të trembesh edhe më shumë. Nuk ka shpëtim: rruga drejt shkëputjes nga Shqipëria otomane është në fund të procesit të vet. Kush ka futur duart në pronat dhe paratë e shqiptarëve do t’i dorëzojë të gjitha. Intersi i shqiptarëve ka përkuar përpikmërisht me inrteresin e botës përëndimorë, dhe sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrojtësi historik i shqiprtarëve, pa dyshim që është kundërshtari kryesor i Saliut dhe atyre që kanë vjedhur dhe kanë abuzuar mbi jetën dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Koha erdhi më në fund, shqiptarët po shohin në horizontin e tyre optik dritën që kanë pritur, atë që iu ka thënë Naim Frashëri në vargun e tij të famshëm: “Se drita vjen andej nga perëndon”. Fli i qetë poeti i madh i shqiptarëve, drita që kërkove po vjen, do apo nuk do Sali Berisha.
Komentet