Rafael Nadal, 38 vjeç, njoftoi tërheqjen e tij nga tenisi këtë të enjte. Në një video që zgjat më shumë se 4 minuta, Nadal jep që në fillim lajmin: “Jam këtu për të njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Ishin vite të vështira, sidomos dy të fundit. Nuk isha në gjendje të luaja pa kufizime. Është pa dyshim një vendim i vështirë, që më mori pak kohë për ta marrë, por në këtë jetë çdo gjë ka një fillim dhe një fund,” e nis Nadal.
Besoj se është koha e duhur për t’i dhënë fund një karriere të gjatë dhe shumë më të suksesshme nga sa mund ta imagjinoja”, shton ai.
“Por unë jam shumë i lumtur që turneu im i fundit është finalja e Kupës Davis që përfaqëson vendin tim, është një rreth i plotë që vjen, pasi një nga gëzimet e mia të para si tenist ishte finalja në Sevilje, në 2004. Ndihem me fat që isha në gjendja të përjetojë gjithçka.”sn