Në foto: Endri Transparenti duke kuptuar vlerat e bejkrollsit në situata mobilizimi
I dashur Shef Edi.
Bazuar në direktivën tuaj të prerë, baza e Partisë Socialiste ka nisur me sukses procesin e mobilizimit të përgjithshëm të ndjenjave dhe zemrave për t’u bashkuar si një trup i vetëm përballë kërcënimit të tmerrshëm që na kanoset nga fjalët e Berishës, që siç e thatë dhe ju, janë fjalë të rënda që vrasin më shumë se plumbat e gangove që na i arreston Hakiu padashje.
I pari që ka nisur mobilizimin është deputeti i Divjakës Erjon Braçe, ai është dhe më i ngeshëm se e ka bërë pushim këto ditë. Fjalimin e Braçes ma nisi Fredi Kokoneshi me e-mail. Po ta nis të plotë.
********
FJALIMI I DEPUTETIT TË DIVJAKËS:
Unë Erjon Braçe, sot direkt pasi jam ngacmuar nga thirrja e Sali Berishës për armatimin e popullsisë, e nis deklaratën time me poezi:
Saliu që zemrat tona i morri peng se s’ka burrëri t’i marrë me dëshirë,
Ti zemra tona si prek dot, se ne kemi zemra të pastra,
Ti tentove të na vjedhësh, por shpirtin tonë se prek dot,
Ti tentove të na zhdukësh por zemrat tona janë të forta,
Ti do armatim, por ne kemi zemra të bashkuara,
Sepse ne nuk jemi bastarda kemi zemra, kemi ndjenja,
Ti na njollose neve njëherë, por ne kemi bunker
Pra Sali Berisha i bëri thirrje gjithë shqiptarëve të cilët ai nuk i ka të vetët, shqiptarë që janë të mitë, të tutë, të gjithë mamave, babave, të të gjithëve, të Partisë Socialiste, e cila i mban në gjoksin e vet me dashuri të pafundme, me delikatesë të tejskajshme.
Në prani të dëshmitarit Fredi Kokoneshi, kryetar i Bashkisë së Divjakës unë i bëj thirrje si fillim kësaj bashkie të mobilizohet.
I bëj thirje të mobilizohen me Bejkrolls, Redbull, patatina Lays me rigon dhe të strehoemi tek BunkArt për t’u mbrojtur.
Kemi aplikuar dhe për fonde nga Bashkimi Evropian për të siguruar qindra mijëra produkte vezë Kinderi, suko dardhe, Ivi pa gaz, Ivi me gaz, Coca Cola-0, dhe çokollata Kiss.
I bëj thirrje gjithë shqiptarëve të mbushin xhepat e tyre me çokollata Kiss dhe t’i drejtohen bunkerit të KaroKarlos.
Gjithashtu ftoj artistët divjakas të marrin ndonnjë aparat me vete. Aparati do na duhet për të dokumentuar vuajtjet nga berishizmi, nga ky sistem rrugeçërish që e ndërtoi Berisha në 20 vite dhe që ne i dhamë një dorë padashje në vitin 2008, kur e morëm Kushtetutën dhe e shqyem si pako patatinash.
I bëj thirrje gjithë popullit që të marrë me vete bukë me qofte dhe birra me krikëll dhe mos harrojë dy feta me bukë me vezë të ngjitur për mua, t’i fusë dhe një copë djathë brenda.
Dua elokuencë në skuqjen e vezës për t’i treguar Saliut që ne dhe partia jonë di të mbrohet e të marrë masa ndaj çdo deklarate e cila pretendon të na zotërojë ndjenjat tona të brishta e të pafjashme dhe që do të na ndyshojnë bardhësinë e zemrave.
Ne do të qëndrojmë me afat të pacaktuar të mbrojtur në BunkArt dhe do të lëvizim që aty deri sa të jemi të sigurt që shpirti jonë nuk do të përfshihet në aferra koruptive.
Me Bejkrollsa dhe patatina nëpër duar do të marshojmë në formë senisbilizuese në pedonalen e re të Divjakës dhe do i drejtohemi me hap balerinash bunkerit që thamë më lart.
Kaq kisha.
*************
Ky ishte fjalimi i Erjonit Shef, jam i tronditur, i prekur nga ky fjalim, kur e lexova m’u duk sikur u përqafova me të gjithë rilindësit e Divjakës një për një.
Të dua Shef, dua dhe një bejkrolls, i joti Endri Transparenti, prz
*E-mail I mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet