Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë sot përfundimisht tri projektligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë me kapacitete ushtarake.
Bëhet fjalë për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të tri këto projektligje janë miratuar në parim gjatë muajit nëntor, më pastaj janë shqyrtuar nëpër komisione parlamentare dhe tani presin edhe miratimin final nga Kuvendi.
Partitë shumicë në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë deklaruar se do ta mbështesin këtë transformim të FSK-së. Kurse, deputetët e Listës Serbe, që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë, janë pozicionuar kundër transformimit.
Flamuj të Serbisë të vendosur në Mitrovicën e Veriut, në ditën kur Kosova pritet të miratojë ligjet për Ushtrinë e saj
Nëpërmjet këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.
Transformimi i kësaj Force nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha javën e kaluar se ky transformim po ndodh në një “kohë të papërshtatshme” dhe i tërhoqi vërejtjen Prishtinës se nëse do të ndërmarrë hapin e transformimit “do të përballet me pasoja”.
Por, në Prishtinë deklarata të tilla u panë si reflektim i qëndrimeve të disa vendeve anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Autoritetet e Kosovës besojnë se e kanë mbështetjen e nevojshme të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake.
#Hashtag: Qytetarët “duartrokasin” qëndrimin e SHBA-së për FSK-në
Për dallim nga NATO, e cila ka në përbërje të vet shumë shtete, Qeveria Amerikane përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se votimi për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është historik për Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin zhvillimin profesional dhe organizativ të FSK-së, që do të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar si karakterin multi-entik të shtetit, ashtu dhe dedikimin e popullit të Kosovës për paqe”, ka thënë Kosnett.
Autoritetet e Kosovës janë zotuar në vazhdimësi se transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim me NATO-n dhe shtetet që Kosova i konsideron si aleate, duke veçuar sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës do të nisë rrugën drejt shndërrimit në Ushtri, rolin dhe mandatin mbrojtës në Kosovë do të vazhdojë ta ketë forca paqeruajtëse dhe shumëkombëshe e KFOR-it.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se “FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in”.
“Prezenca e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Me tranzicionin, FSK-ja është e gatshme të shërbejë me ju, me forcat e juaja të armatosura gjithkund në botë”, ka deklaruar Haradinaj.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në një raport të publikuar thotë se tranzicioni i FSK-së në ushtri nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm përderisa është një proces që do t’i marrë 7-10 vjet.
“Ndërtimi i kapaciteteve të saj sigurisht se pritet të bëhet bazuar në mbështetjen bilaterale të shteteve përderisa NATO, ashtu sikurse në rastin e mandatit aktual, ka një hapësirë shumë të ngushtë veprimi për shkak të mungesës së konsensusit. Mandati i kufizuar për qëllime të vetëmbrojtjes është në shërbim të ruajtjes së paqes, jo luftës”, thekson QKSS-ja.
*Video nga arkivi: Rruga e gjatë për ta bërë ushtrinë
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj.
Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq hapi tjetër, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte që kjo Forcë të transformohej në Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, një hap i tillë nuk arriti të realizohet për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë.
Andaj, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së.
Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti është nisur drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.
Procesioni do të largohet nga Vat . . .
Funerali i Papa Françeskut ka përfunduar. Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë, duke i dhënë fund shërbimit pas 2 orësh e 10 minutash.
Arkivoli i Papa Françeskut tani do të t . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti Bajram Begaj gjatë homazheve në Vatikan.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të P . . .
Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kaptitalin njerëzor.
Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në n . . .
Mes çoroditjes politike kur mungon qartësia e një programi dhe kur vetëm Rama është ai në qendër “që thith” gjithë vëmendjen e medias të mos kuptuarit e dëmit që po i shkakton propaga . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj finlandez, Alexendar Stubb, në Helsinki, më 23 prill 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e . . .
Në kuadër të hetimit që po kryhet ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e d . . .
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.
Gazetarja Klodiana lala raporton se urdhri për sekuestrimin e . . .
Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klaster . . .
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se trashëgimia e Papa Françeskut, i cili vdiq sot në mëngjes, do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku.
Vjosa Osmani ka shkruar në X . . .
Raporti i projeksionit të popullsisë nga organizata e Kombeve të Bashkuara, ka parashikime aspak optimiste për vendin tonë, pasi Shqipëria po tkurret dhe plaket.
Ndërsa mendohet se . . .
Komentet