frikë nga parajsa
e ngushtë, e vështirë, pa kuptim u bë dita
nata e rëndë me ato zgjime të shpeshta
jeta ,thuajse, “lexon” një stop me të gjitha
nga të gjitha anët ta luan me sy vdekja.
çfarë të bësh më në këtë ferr tokësor?!
dashuria u zhvesh aq shpejt nga prekjet
e ftohtë shfaqet bota me një tis të lehtë mortor.
kurrë nuk është folur kaq shumë për vdekjen.
tani mund të shkosh aq befas në parajsë
është mirë atje,
pse trembemi nga vdekja?
të njejtët jemi sërish, veçse ndërrojmë trajtë
por frikë kam, se dhe atje
është ndaluar prekja.
Shdërrim
Është e vertëtë,nuk e zgjodhëm “burgun”
u mbyllëm brenda,se e duam jetën
në djep kotësish kohën e përkundim
ndërsa gjumin ia kemi humbur vetes.
nuk ka askund fajtor,si përherë
kur vdesin në rrjesht njerëzit e varfër
në sytë e botës dridhet mosha e tretë
e lut shoqërinë ta shpëtojë nga “vrasjet”
gjithë këto ditë jetuar si në burg
qielli sipër nesh i vogël,sa i vogël
frika ndaj vdekjes na shndërroi në murgjër
me pyetjen : “ po e fitojmë a po e humbim botën?!”
maska
maska, maska, maska
ia morën frymën botës.
e vranë puthjen, puthjen e vranë!
(a thue e morën vesh,
se ne u ndamë?!)
pandemi (!)
ata që e zbatojnë ligjin
janë gjithë jetë[n të varfër,të varfër
ata që ligjin e shkeli
janë shumë të pasur(?)
dhe luftojnë egërsisht me njeri – tjetrin,
se kush do të mund të fitojë zgjedhjet,
për ta udhëhequr
këtë popull të varfër.
Komentet