Një i dyshuar për terrorist është duke u marrë në pyetje nga policia pasi është gjetur një bombë pranë klubit të futbollit Paris St Germain.
Katër cilindrat e gazit të mbuluar me benzinë janë gjetur gjatë mëngjesit të së shtunës, ditën që PSG do të luante ndeshjen e radhës në Ligue 1.
Cilindrat ishin lidhur me një aparat celular që mund t’i ndizte duke shkaktuar një eksplozion, thuhet nga një burim pranë investigimit në kryeqytetin francez.
Gati 50,000 njerëz mbërritën në stadium gjatë asaj dite për të parë ndeshjen ndaj Bordeaux.
Ndeshja përfshinte edhe disa prej lojtarëve më të shtrenjtë në botës i Neymar dhe Mbappe.
Pesë të dyshuar janë arrestuar pranë vendit ku ishin instaluar cilindrat.
Komentet